LIVE UPDATES
Aktualitet

BIRN: Vrasjet e stilit mafioz shkaktojnë frikë në Shqipëri, kriminelët s'i tremben policisë

Vrasjet, shpesh të stilit mafioz, janë bërë një fenomen i zakonshëm në Shqipëri. Ekspertët thonë se autorët nuk kanë frikë nga policia.

22 Gusht 2022, 18:24 Nga DOSJA
BIRN: Vrasjet e stilit mafioz shkaktojnë frikë në Shqipëri,
Policia e Fushë Krujës

TIRANË- Fshati Panaja në jug të Shqipërisë njihet më së shumti për plazhet me rërë. Megjithatë më 18 gusht, ai u bë kryetitull për të shtënat me armë që shkaktuan dy viktima – një vrasje për hakmarrje siç u raportua në media. Një ditë më parë, një 33-vjeçar u vra në Elbasan dhe policia arrestoi një 18-vjeçar të dyshuar për krimin. Më 18 korrik ishte radha e Fushë-Krujës, rreth 18 kilometra në veri të Tiranës, ku tre njerëz vdiqën pasi u goditën me breshëri plumbash në makinën e tyre.

Nuk kishte mbetur pothuajse asgjë kur policia mbërriti në vendngjarje. Makina ishte djegur me dy prej viktimave brenda saj. I treti, që mesa duket ia doli të dilte nga makina në flakë, u vra nga njëri prej autorëve, që sipas prokurorëve ishte kthyer për t’u siguruar që askush të mos shpëtonte gjallë. Dy njerëz të tjerë u vranë pranë Fushë-Krujës në ditët dhe javët që pasuan. Qyteza dukej e qetë kur u vizitua nga kjo reportere, por banorët që folën vetëm në kushtet e anonimatit, thanë se një dhunë e tillë ishte kthyer në normë.

Ekspertët thonë se në të gjithë Shqipërinë, vrasjet brutale ditën për diell – të tilla si ato që përdoren nga krimi i organizuar për të dërguar një mesazh, po ushqejnë një ndjenjë në rritje pasigurie te shqiptarët e zakonshëm. Shifrat po rriten në mënyrë të vazhdueshme- nga 44 vrasje në vitin 2019 në 52 gjatë vitit 2020 dhe 56 në 11 muajt e parë të vitit 2021.

“Siguria e qytetarëve është vënë në pukëpyetje përballë këtij realiteti, ne kemi institucione që nuk reagojnë në asnjë mënyrë për të marrë përgjegjësi dhe për të dhënë llogari për mungesën e sigurisë,” tha Elsa Sulo, një aktiviste nga Fushë-Kruja.

“Ne ndjejemi të kërcënuar, ndjehemi të pasigurtë dhe të papërfaqësuar institucionalisht,” shtoi ajo.

Fabian Zhilla, ekspert i çështjeve të sigurisë dhe krimit thotë se ka “shumë përgjigje” për pyetjen “Pse?”.

“Vrasjet që janë të bujshme, ku përdoren eksplozivë ose breshëri plumbash, janë kryesisht të lidhura me krimin e organizuar, duke u përpjekur t’i dërgojnë mesazh një kundërshtari,” i tha ai BIRN.

“Vrasjet që ndodhin për motive të dobëta tregojnë se shoqëria është e dëshpëruar, e ka humbur shpresën tek institucionet zyrtare dhe pa besim te institucionet zyrtare, përpiqet t’i zgjidhë çështjet duke e marrë drejtësinë në duart e veta,” shtoi ai.

Veçanërisht të parat po shkaktojnë frikë dhe panic si dhe po dëmtojnë përpjekjet e Shqipërisë për ta promovuar veten si një destinacion i sigurtë turistik.

“Këto vrasje në publik kanë një efekt jashtëzakonisht të keq, sepse para së gjithash cenojnë imazhin e qetësisë publike dhe trembin pushuesit, sidomos gjatë sezonit turistik,” tha Zhilla.

“Nga ana tjetër, Shqipëria e shikon sektorin turistik si një sektor me potencial. Mungesa e sigurisë publike është faktori kryesor dhe më negativ i largimit të turistëve nga vendi”.

Edlira Gjoni, një eksperte e komunikimit me bazë në Tiranë thotë se edhe konfliktet e vogla në Shqipëri kanë tendencën që të kthehen në fatalitet.

“Çdo korrik apo gusht, nëse shikon statistikat, ka shumë vrasje, aksidente rrugore dhe konflikte me pasoja fatale,” tha Gjoni për BIRN.

“Ne shohim çdo javë në zona të largëta njerëz që vriten në mënyrën e vjetër shqiptare, duke vrarë njëri-tjetrin, duke mos pasur frikë nga policia, duke mos pasur frikë nga sistemi i drejtësisë, sepse ata e dinë që do të dalin nga burgu brenda një kohe të shkurtër,” shtoi Gjoni.

Shkalla e vrasjeve në Shqipëri është e lidhur shpesh me lehtësinë e aksesit të armëve, një problem që daton nga fundi i viteve ’90, kur rënia e firmave piramidale shkaktoi tre muaj anarki dhe plaçkitje të depove të armëve.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, 448,901 armë të llojeve të ndryshme u grabitën. Policia e Shtetit e vendos këtë shifër edhe më lart, 549,775. Amnistitë e përsëritura kanë arritur të rikuperojnë vetëm një pjesë të këtyre armëve.

Gazetarja investigative, Klodiana Lala, e cila raporton për krimin dhe korrupsionin tha se vala e efekteve nga vrasje të tilla ndjehet larg skenës së krimit.

“Mënyra se si kryhen ngjarje të tilla të rënda, vendi i zgjedhur për të kryer atentatin, ashpërsia, numri i pjesmarrësve, mënyra se si autorët largohen dhe provat zhduken flet për një formë të sofistikuar të krimit të organizuar,” tha ajo.

“Sigurisht që ngjarje të tilla përhapin frikë dhe ankth mes qytetarëve, jo vetëm në zonë, por edhe gjetkë,” shtoi ajo.

“Njerëzit ndjehen të pasigurt, për faktin se ekziston rreziku që të jenë herë pas here objektivë rastësorë të krimeve të tilla të rënda. Nga ana tjetër, institucionet ligjzbatuese nuk kanë kontroll të plotë mbi territorin dhe nuk janë të aftë të parandalojnë krimet. Kjo, për shumë arsye që lidhen me paaftësinë, korrupsionin dhe lidhjet me grupet kriminale, ndërkohë që një pjesë e forcës policore është e frikësuar në komunitete të caktuara”.

Në maj, policia kreu një operacion të madh- i koduar si “Plumbi i Artë” kundër krimit të organizuar. Tetë grupe kriminale u vendosën në shenjestër, por dy nga drejtuesit e dyshuar, Suel Çela dhe Ervis Martinaj i shpëtuan rrjetës.

Martinaj kërkohet prej kohësh nga forcat e zbatimit të ligjit në Shqipëri dhe jashtë saj. Nipi i tij ishte një nga viktimat e vrasjes së trefishtë të 18 korrikut në Fushë-Krujë.

Policia e Shtetit i tha BIRN se Martinaj është raportuar i zhdukur nga të afërmit e tij. Vendndodhja e tij është e panjohur.

“Gjithçka po ndodh mes tyre,” tha një banor i Fushë-Krujës, duke iu referuar bandave të krimit. “Ata e njohin njëri-tjetrin shumë mirë,” shtoi ai, duke u strehuar nën një pemë për t’i shpëtuar diellit të nxehtë të gushtit.

Një dyqanxhi që u prezantua me emrin Dritan i tha BIRN: “Jemi mësuar. Ka pasur vrasje të vazhdueshme gjatë 30 viteve të fundit. Gjithë Shqipëria e di këtë”.

Marrë nga BIRN

brilant martinaj

Sondazh

Poll

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më