LIVE UPDATES
Aktualitet

Rusët në Uzina/ Si ndodhën dy incidentet e njëpasnjëshme, spiunazh apo turizëm ushtarak?

Hetimet vijojnë, por ajo që ndodhi sot ishte një kthim prej 360 gradësh të interpretimit të situatës. Ministrat Niko Peleshi e Bledi Çuçi dolën njëherazi në deklaratë për mediat dhe ‘qetësuan’ shqiptarët. Ata sqaruan se uzinat e vizituara apo fotografimi i sendeve brenda tyre nuk përbën problem dhe nuk është aspak shqetësuese për vendin.

22 Gusht 2022, 16:32 Nga F.M
Rusët në Uzina/ Si ndodhën dy incidentet e
Ushtarët, uzina dhe turistët rusë

TIRANË- Dy janë incidentet që kanë turbulluar ujërat në vendin tonë që ka vënë në dyshim sigurinë kombëtare dhe ka sjellë një valë reagimesh nga ana e politikës.

Por si ndodhi e gjitha ngjarja?

Pasditen e 20 gushtit, rreth orës 17:40, Mikhail Zorin, 24 vjeç u afrua tek rrethimi i Uzinës së Armëve në Gramsh, por lëvizjet e tij të dyshimta u pikasën nga një efektivët e ushtrisë që ruante objektin, Albi Bici. Ky i fundit u përlesh me rusin Zorin dhe njoftoi përgjegjësin, Ardian Xhaka. Gjatë kohës së përleshjes, 24-vjeçari i huaj hodhi spraj në sytë e ushtarit, që sipas ligjit në Shqipëri, ishte i ndaluar të përdorej. Pavarësisht dëmtimeve në sy, Bici e Xhaka arritën që të neutralizonin rusin dhe nisën ‘krehjen’ e zonës. Pak metra larg uzinës pikasën 33-vjeçaren me origjinë ruse, Svetlana Timofoeva dhe ukrainasin Fiodor Mihailoviç, 25 vjec, brenda një mjeti të llojit “Chevrolet”. Tre të huajt u vunë në pranga, ndërsa ushtarët shqiptarë morën mjekimin en evojshëm në spital dhe më pas u lanë të lirë.

Kush ishin dy rusët dhe ukrainasi?

Rusët në Uzina/ Si ndodhën dy incidentet e

Svetlana Timofeeva, e njohur në rrjetet sociale si Lana Sator është një shtetase ruse e cila prej më shumë se 10 vitesh eksploron dhe fotografon ndërtesa, uzina dhe fabrika të braktisura në shtete të ndryshme të botës, kryesisht në ato të ish-Bashkimit Sovjetik. Ajo dyshohet të jetë e përfshirë në një rrjet spiunazhi rus. Mësohet se një nga shërbimet inteligjente të huaja partnere të vendit tonë, pas ngjarjes së Gramshit i ka dhënë informacione autoriteteve shqiptare se shtetasja ruse është pjesë e rrjetit. Mësohet se ajo ka lidhje me persona që janë pjesë e shërbimeve sekrete ruse. Svetlana Timofoevan kishte kohë që ishte shkëputur nga Rusia dhe jetonte në Gjeorgji. E njohur si Lana Satir në rrjetet sociale, rusja që tashmë është arrestuar pasi akuzohet se bashkë me dy miqtë e saj sulmuan Uzinën e Armëve në Gramsh, lajmëroi ndjekësit e saj më 31 korrik se do ta vijonte jetën në Gjerogji. Ajo shtonte në postim se eksplorimi i vendeve i ka marrë treçerekun e jetës, por që nuk do të ndalojë asnjëherë së bëri këtë gjë. Këtë gjë, Lana nuk e konsideron hobi, por stil jete. Ajo ka qenë në Uzinën e Trabzonit në Turqi, një tjetër Uzinë e braktisur, e ngjashme me atë të Gramshit.

Rusët në Uzina/ Si ndodhën dy incidentet e

Mikhail Zorin, 24 vjeç është i arsimuar dhe ka ka kryer studimet e larta për kimi. Burime nga drejtoria e policisë Elbasan pohuan se i riu kishte ditë pa ngrënë dhe në momentin e arrestimit u ka kërkuar ushqim punonjësve të policisë. Ai kishte mjaft postime në rrjetet sociale për udhëtimet bënte dhe uzinat e vendet që dikur kanë qenë depo armësh, të cilat i kishte eksploruar prej vitesh. Ajo që e lidh me Timofeeva është dyshimi se gjithashtu është i përfshirë në një rrjet spiunazhi rus.

Rusët në Uzina/ Si ndodhën dy incidentet e

Ukrainasi Fiodor Mihailoviç, me pasaportë ruse, 25 vjec ishte emri i fundit që u bë publik në media, thuajse 24 orë pasi kishte ndodhur ngjarja. Kjo për faktin se i riu kishte një tjetër pseudonim me të cilin identifikohej në rrjetet sociale. Ai njihej si ‘cyanidium’ dhe në rrjetet sociale kishte postuar foot me anë të të cilave tregonte se kishte qenë në Shqipëri edhe një vit më parë.

Të tre të huajt ishin futur nga tre drejtime të ndryshme në Shqipëri, Mihaloviç erdhi nga Porti i Durrësit, nga ku futi dhe mjetin sportive “Chevrolet”, brenda të cilit dhe u arrestua, Zorin erdhi nga Muriqani, ndërsa Timofeeva zgjodhi Rinasin si pikë hyrëse. Të tre dëshmuan se janë turistë blogerë dhe kanë qenë edhe herë të tjera në Shqipëri. Ata mohojnë çdo akuzë për aktivitet spiunazhi.

Kërkesa e Prokurorisë së Elbasanit për tre të arrestuarit është lënie në burg deri në përfundim të hetimeve. Rusi Mikhail Zorin, 23-vjeç, bashkë me 33-vjeçaren Svetlana Timofeeva dhe 25-vjeçarin ukrainas Fiodor Mihailoviç akuzohen për “Goditja për shkak të detyrës”, “Dhënia e informatave sekrete”, dhe “Sigurimi i informatave”, kryer në bashkëpunim, akuza për të cilat rrezikojnë nga 3-10 vite burg.

Rusët në Uzina/ Si ndodhën dy incidentet e

Në makinën me targa ukrainase, të regjistruar në Kharkiv dhe që po përdorej prej tyre gjatë qëndrimit në Shqipëri janë gjetur 2 dronë, 4 celularë, 1 laptop, 1 kamer, karta memorie, 3 pasaporta, 2 aparate fotografikë, harta, të cilat janë sekuestruar nga policia. Këto mjete do të ndihmojnë autoritet në hetime, pasi kanë të filmuar të gjitha pikat që kanë vizituar në Shqipëri. Gjithashtu aty janë gjetur edhe dy fishekë, 5.56 mm, që nuk u dihet ende origjina.

Hetimet deri më tani janë në duart e Prokurorisë së Elbasanit, të kryesuar nga Kreshnik Ajazi. Në seancën e marrjes në pyetje të të kapurve ka qenë i pranishëm edhe vetë Drejtori i Policisë së Shtetit, Gledis Nano.

Reagimet

I pari që doli në një njoftim për media ishte Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi. Ai deklaroi se rusët kishin qenë prej ditësh nën vëshgim nga shteti shqiptar dhe se tentative e spiunazhit prej tyre, ishte ndaluar para se të ndodhte. Kryeministri Edi Rama vijoi me të njëjtën linjë, ndërsa Opozita nuk mendon kështu. Të bindur se bëhet fjalë për një rrjet spiunazhi, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha dhe Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta u shprehën se fakti që rusët qarkullojnë lirshëm në Shqipëri e fotografojnë çdo institucion, me apo pa leje, sipas tyre tregon që shteti ka rënë. Njëherazi ata u kanë bërë thirrje autoriteteve e kryeministrit Edi Rama që tu ndalojë hyrjen rusëve në vend. Por, autoritetet këmbëngulnin se prisnin informacione nga ambasada ruse, pas një kërkese të bërë zyrtarisht.

Hetimet vijojnë, por ajo që ndodhi sot ishte një kthim prej 360 gradësh të interpretimit të situatës. Ministrat Niko Peleshi e Bledi Çuçi dolën njëherazi në deklaratë për mediat dhe ‘qetësuan’ shqiptarët. Ata sqaruan se uzinat e vizituara apo fotografimi i sendeve brenda tyre nuk përbën problem dhe nuk është aspak shqetësuese për vendin. Sipas Peleshit, Uzina e Gramshit dhe ajo e Poliçanit nuk janë aktive e për rrjedhojë nuk është cënuar siguria kombëtare. E vetmja shkelje që sipas tyre kanë bërë rusët, është thyerja e rregullores. Kjo, pasi sipas Peleshi e Çuçit, duhet marrë leje për vizitën e një uzine të tillë, pasi nuk është muze.

Këto deklarata hedhin poshtë ato të bëra dy ditë më parë, të cënimit të sigurisë kombëtare e të ngritjes së alarmit dhe ngrenë pikëpyetje përsa i përket trajtimit të kësaj çështjeje.

Sot erdhi edhe reagimi i ambasadës ruse.

Rusët në Uzina/ Si ndodhën dy incidentet e

Në një njoftim ekskluziv për Dosja.al, ambasada ruse në Tiranë shprehej se autoritetet shqiptare nuk kishin kërkuar asnjë informacion për rusët e kapur në Gramsh.

“Ambasada e Rusisë në Shqipëri nuk ka marrë ende asnjë informacion nga autoritetet zyrtare shqiptare lidhur me ndalimin e shtetasve rusë të dyshuar për infiltrim më datë 20 gusht 2022 në objektin ushtarak në qytetin e Gramshit. Misioni diplomatik informohet për incidentin e ndodhur vetëm nga mediat. Në lidhje me këtë, Ambasada i ka dërguar një notë Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë me kërkesën për të vënë në dijeni misionin diplomatik rus, në mënyrën e përcaktuar, për identitetin e të ndaluarve, vendndodhjen e tyre aktuale, thelbin e akuzave të ngritura, veprimet e mëtejshme procesuale ndaj tyre, si edhe mundësinë e organizimit të një takimi të përfaqësuesit të Degës Konsullore të Ambasadës me shtetasit rusë të ndaluar,”- thoshte ambasada ruse për Dosja.al.

Vetëm 16 orë diferencë nga incidenti me rusët në Gramsh, u regjistrua një tjetër situatë në Poliçan. Këtë herë, katër çekë u vunë në pranga, pasi kishin arritur të futeshin në tunelet nëntokësore të kësaj uzine. Brenda tuneleve u gjetën dy burra çekë, ndërsa pak më vonë, rreth orës 12:00, u pikasën dhe gratë e tyre. Gratë çeke ishin jashtë rrethimit të Uzinës së Poliçanit dhe po prisnin në një makinë. Të katër u vunë në pranga për të njëjtat dyshime si rusët, por sot u liruan. Ata do të ndoqen penalisht në gjendje të lirë.

Personat me inicialet TH. M., 51 vjeç, dhe R. B., 42 vjeç kishin thyer derën e njërit prej tuneleve që të çonte në uzinën e Poliçanit dhe kishin qëndruar aty për disa orë. Ndërkohë, gratë me inicialet P. B., 38 vjeçe dhe M. M. (G), 34 vjeçe, ishin duke bërë foto me aparat fotografik. Gjatë marrjes në pyetje turistët kanë pretenduar se janë turistë dhe se kanë ngatërruar rrugën duke përfunduar brenda në tunel. Tashmë do të jetë prokuroria e Beratit që do të vijojë hetimet ndaj tyre në gjendje të lirë.

ruset sulmojne uzinen e gramshit ceket ne uzinen e policanit


Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet