Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Ben Blushi ndan një bisedë me berberin e tij turk.

SHKRIMI:
Ibrahimit i çova sms. Si gjithmonë.
Kur do ma rregullosh mjekrën, Ibrahim?
Përshëndetje Ben Bej, qofsa do ora 18, lir jam ta reguloj.
Po në mëngjes, e pyeta.
Më fal, nesër ora 10 sben Ben Bej, un mendim kam të shtunën.
Ok Ibrahim, të shtunën.
Shkova të shtunën.
Ke pasur punë, e pyeta.
Marshallah mirë, tha Ibrahimi.
Vijnë njerëzit rruhen?
Shyqyr plot, tha Ibrahimi.
Ça ke më shumë, biznesmenë apo politikanë?
Edhe biznesmenë edhe politikanë, tha Ibrahimi.
Kush të jep më shumë bakshish?
Politikanë, po gjysma-gjysma.
Më mirë në Shqipëri apo në Turqi?
Në Shqipëri, tha Ibrahimi.
Po pse është më mirë këtu?
Këtu pak njerëz, vetëm Stamboll 20 milion ka.
Po pse ike nga Turqia?
Mërzit me babai.
Pse u zure me babain?
Isha 25 vjeç.
Tani flet me babain?
Flas flas, tha Ibrahimi.
Ke mbajtur Ramazan?
Kam mbajtur, tha Ibrahimi.
As ujë, as ushqim?
As cigare, as femër, tha Ibrahimi.
Njeh vajza në Tiranë?
Njoh, tha Ibrahimi.
Do martohesh?
Kismet, tha Ibrahimi.
Me turke apo me shqiptare?
Me shqiptare, tha Ibrahimi.
Po pse me shqiptare?
Tyrket janë shumë xheloz, tha Ibrahimi.
Ou, i thashë, pse shqiptaret nuk janë xheloze?
Nuk i njeh tyrket, Ben Bej.
Si janë tyrket, Ibrahim?
Shoku tim martua me tyrke, mazallah të dalë nga shtëpia, divorc, tha Ibrahimi.
Taksirat, thashë unë.
Gjynah, tha Ibrahimi.
Kush e fiton luftën, e pyeta.
Rysia ishallah.
Po pse Rusia?
Ka armë shumë fort, tha Ibrahimi.
Po Ukraina ka dronin Bayraktar, thashë unë.
Bayraktar ka burri goca Erdogan, tha Ibrahimi.
Po, i thashë unë, dhëndri i Erdoganit ka krijuar Bajraktarin që përdor Ukraina për të vrarë rusë.
Tamam, tha Ibrahimi.
Po Turqia me kë është, me Rusinë apo me Amerikën?
Tyrkia në mes, tha Ibrahimi.
Po Erdogani si është?
Sultan, tha Ibrahimi, ka 20 vjet.
Sa ma ke shkurtuar mjekrën Ibrahim?
Si gjithmonë 7 këtu, 1 këtu.
7 në mes dhe 1 anash, thashë unë.
Po, tha Ibrahimi, trend.
Pse si është trendi?
Trend këtu më gjatë, këtu më shkurt, tha Ibrahimi.
Tani të gjithë lënë mjekër, thashë unë.
Të gjithë trend, tha Ibrahimi.
Para 100 vjetësh, shqiptarët e pasur shkonin të rruheshin në Stamboll, thashë unë.
E di, tha Ibrahimi.
Nga e di, e pyeta.
Nga historia, tha Ibrahimi.
Sa berberë ka Stambolli, e pyeta.
Shumë, tha Ibrahimi, 20 mijë ndoshta.
Sa kemi ne ushtarë, thashë unë.
Shqipëria e vogël, tha Ibrahimi.
Hajde të të bëj një fotografi, Ibrahim.
Dakort, tha Ibrahimi.
Do të nxjerr në facebook, i thashë.
Unë follow, tha Ibrahimi.
Do bëhesh i famshëm Ibrahim.
Ejvallah, tha Ibrahimi.
Kur të vij prapë Ibrahim?
Për dy javë, Beni Bej.
Foto ilustruese KORÇË- Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në aksin nacional Korcë-Pogradec në afërsi të...
Banesa KURBIN- Policia ka arrestuar Valentin Carën në Kurbin. Nëpërmjet përdorimit të dronit, u zbuluan të fshehur pas n...
Ardian Nikulaj LEZHË- Biznesmeni dhe politikani që u vra në Lezhë, Ardian Nikulaj është mbajtur në vëzhgim prej t&e...
Avokati TIRANË- Avokati i Ensi Mazes, 18-vjeçarit të akuzuar si bashkëpuntor në vrasjen e Stiven Toshkesit, ka deklaruar se klie...
Ensi Maze TIRANË- Ensi Maze, vetëm 18-vjeç është lënë në burg nga Gjykata e Tiranës. I riu, i sapo kthyer ng...
Stiven Toshkësi TIRANË- E dashura e Stiven Toshkëzit, i cili u vra me thikë pak pas mesnatës së të martës nga 18-v...
Foto ilustruese MIRDITË- Dy të rinj në Rrëshen kanë plagosur njëri-tjetrin pas një debati që kanë pasur mes ty...
Pamje nga aksioni DURRËS- Policia e Shtetit ka bërë me dije detaje nga operacioni që u zhvillua dje në zonën e Rinasit dhe t&...
Ensi Maze TIRANË- Sot, ka dalë para Gjykatës së Tiranës, Ensi Maze, 20-vjeçari i akuzuar si bashkëpunëtor n&...
Ensi Maze TIRANË- Personi në foto është Ensi Maze, 18-vjeçari i cili mori pjesë në vrasjen me thikë tre ditë...