Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas dhënies së masës së sigurisë, avokati Tonin Prendi tha se Ensi nuk ka bërë asnjë veprime ndaj viktimës.
TIRANË- Avokati i Ensi Mazes, 18-vjeçarit të akuzuar si bashkëpuntor në vrasjen e Stiven Toshkesit, ka deklaruar se klienti i tij nuk ishte në dijeni të konfliktit mes dy personave. Pas dhënies së masës së sigurisë, avokati Tonin Prendi tha se Ensi nuk ka bërë asnjë veprime ndaj viktimës. Po ashtu, Prendi tha se klienti i tij është vetëdorëzuar në Polici e jo arrestuar siç ka dalë në media. Avokati tregoi se klienti i tij telefonoi të atin e tij për t'i treguar se ndodhet në zonën e 'Arenës' në Tiranë.
"Ensi nuk ka bërë asgjë. Siç shihet edhe në pamje ai largohet. Maze u përpoq që të shuante konfliktin, ai nuk ka parë asnjë lloj hanxhari, nuk është konfliktuar. Axeli nuk e ka informuar. Nuk ka pasur asnjë lloj dijenie. Familjarët e tij janë të lehtësuar, pasi ai nuk ka bërë asnjë veprim të dhunshëm ndaj pasagjerit.
E keni vu re që Maze nuk ka bërë asnjë veprim të dhunshëm. E keni parë, pasagjeri i ka gjuajtur me grushta. Pse nuk u dorezua? Ai ka komunikuar me të atin dhe i ka thënë se jam në stadiumin Arena. Vajza thotë se nuk ka pasur asnjë konflikt me Ensi Mazen."
Ç'KA NDODHUR?
20-vjeçari, Stiven Toshkësi u vra më 18 Prill në orën 00:35 në Rrugën ‘4 Dëshmorët’ në kryeqytet, pranë gjimnazit "Partizani". Toshkesi u qëllua me thikë pas sherrit për të dashurën dhe nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të rënda. Ai u plagos nga dy të rinjtë Ensi Maze dhe Axel Hoxhaj, të dy 18 vjeç.
Maze, i pari që përfundoi në pranga menjëherë pas ngjarjes ka deklaruar se nuk ka lidhje të drejtpërdrejtë me viktimën, por ishte vënë në dijeni të konfliktit nga shoku i tij, Axel Hoxhaj. Ky i fundit u vetëdorëzua një ditë më parë në Polici, falë ndihmës së familjarëve.
Maze ka shtuar se ka pak ditë që është kthyer nga Holanda ku është edhe me studime. E këto ditë kishte takuar edhe shokun e tij që i kishte rrëfyer për konfliktin që kishte me viktimën, ndërsa pretendonte se ky i fundit e kishte rrahur. Sipas Mazes, konflikti kishte nisur sepse një vajzë të cilën e pëlqente Axel Hoxhaj (që e kishte në të njëjtën klasë), ishte në një marrëdhënie me viktimën. Ngacmimet nga ana e Hoxhajt kanë bërë që Toshkëzi ta dhunonte "kundërshtarin" e tij, derisa u takuan, ku konflikti nis edhe njëherë./Dosja.al
Ensi Maze TIRANË- Ensi Maze, vetëm 18-vjeç është lënë në burg nga Gjykata e Tiranës. I riu, i sapo kthyer ng...
Stiven Toshkësi TIRANË- E dashura e Stiven Toshkëzit, i cili u vra me thikë pak pas mesnatës së të martës nga 18-v...
Foto ilustruese MIRDITË- Dy të rinj në Rrëshen kanë plagosur njëri-tjetrin pas një debati që kanë pasur mes ty...
Pamje nga aksioni DURRËS- Policia e Shtetit ka bërë me dije detaje nga operacioni që u zhvillua dje në zonën e Rinasit dhe t&...
Ensi Maze TIRANË- Sot, ka dalë para Gjykatës së Tiranës, Ensi Maze, 20-vjeçari i akuzuar si bashkëpunëtor n&...
Ensi Maze TIRANË- Personi në foto është Ensi Maze, 18-vjeçari i cili mori pjesë në vrasjen me thikë tre ditë...
Policia TIRANË- Policia ka vënë në pranga autorin e grabitjes së biçikletave dhe monopatinave në kryeqytet. Forcat blu...
Fatjoni ITALI- Kolegët e Fatjon Garxhenaj, 32-vjeçari shqiptar i cili humbi tragjikisht jetën në një aksident me deltaplan n&eum...
Policia ELBASAN- Një 30-vjeçar, i shpallur në kërkim është vënë në pranga në Elbasan. Personi me inicia...
Foto ilustruese TIRANË- 5 persona janë arrestuar në Tiranë pasi u kapën në flagrancë duke vendosur baste sportive në...