21 Qershor 2022, 15:00
Nga d.a
Bashkimi Europian
KOSOVË- Shërbimi diplomatik i BE-së, ka lëshuar një komunikatë për media lidhur me pajtimin e palëve për Udhërrëfyesin për Zbatimin e Marrëveshjes për Energjinë. BE-ja ka përgëzuar kryenegociatorët Bislimi dhe Petkoviq teksa deklaron se me marrëveshjen e sotme, kompania ‘Elektrosever’ me pronësi të Serbisë do të furnizojë katër komunat veriore me rrymë bazuar në ligjet e Kosovës.
“Me marrëveshjen e sotme, Elektrosever, një kompani me pronësi serbe e vendosur në Kosovë dhe sipas ligjit të Kosovës, do të fillojë furnizimin me energji elektrike për konsumatorët në katër komunat veriore me shumicë serbe. Kjo hap rrugën drejt përfundimit të praktikës aktuale jotransparente dhe të parregulluar”, thuhet në komunikatë.
BE-ja ka kërkuar që Sekretariati i Komunitetit të Energjisë të monitorojë zbatimin e marrëveshjes.
“Bashkimi Evropian ka kërkuar nga Sekretariati i Komunitetit të Energjisë që të monitorojë zbatimin teknik të marrëveshjes komerciale ndërmjet Elektrosever dhe KEDS, Kompania Kosovare për Distribuim të Energjisë. BE-ja mirëpret miratimin e Udhërrëfyesit si një hap përpara në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në dobi të të gjithë qytetarëve dhe u kërkon të dyja palëve që të bëjnë përparim në të gjitha çështje e tjera të pazgjidhura. BE falënderon të dy kryenegociatorët për angazhimin dhe qasjen e tyre të përgjegjshme ndaj procesit, që çoi në rezultatin e sotëm”, thuhet tutje.
Shërbimi i Jashtëm i BE-së, thotë se Udhërrëfyesi përcakton afat të qartë kohor dhe hapa konkretë për zbatimin e marrëveshjes për energjinë.
“Sot, pas diskutimeve të gjera, kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe dhe Petar Petkoviq, ranë dakord në Bruksel për Udhërrëfyesin e Zbatimit të Marrëveshjeve të Energjisë në Dialogun e lehtësuar nga BE-ja, i cili përcakton detyrime specifike për të dyja palët. Udhërrëfyesi përcakton një afat kohor të qartë dhe hapa konkretë për zbatimin e Marrëveshjeve të Energjisë të 2013 dhe 2015. Të dyja marrëveshjet janë zbatuar vetëm pjesërisht me elemente përkatëse ende të pazgjidhura”, thuhet në komunikatë.
marrëveshja kosovë-serbi
Bota
21 Qershor 2022, 14:49
d.a.
Erdogan
BRUKSEL- Krerët e BE-së pritet të dënojnë sërish Turqinë për përshkallëzimin e ri kundër Gre...
Bota
21 Qershor 2022, 14:35
d.a
Foto ilustruese
RUSI- Rusia ka paralajmëruar Lituaninë për pasoja "serioze" pasi ndaloi transferimin hekurudhor të disa mallrave në...
Bota
21 Qershor 2022, 13:51
d.d
Olaf Scholz
GJERMANI- Kancelari i Gjermanisë Olaf Scholz, u shpreh se udhëtimi i tij në Kiev javën e kaluar p...
Bota
21 Qershor 2022, 14:04
Yauhen Lyulkovich
RUSI- Një aktivist bjellorus është dënuar me burg për shkak të pjesëmarrjes e tij në një val...
Bota
21 Qershor 2022, 13:59
d.a
Foto ilustruese
GREQI- Më shumë detaje po zbardhen në lidhje me ngjarjen e paimagjinueshme që ka ndodhur në M...
Bota
21 Qershor 2022, 13:59
j.c
Kim Jong Un
KOREA E VERIUT- Mediat e huaja kanë publikuar disa foto të udhëheqësit të Koresë së Veiut kur ai ishte vet&...
Bota
21 Qershor 2022, 13:52
d.a.
vrasesi i Milic Minja Sakovic
MAL I ZI- Pasi qëlloi tetë të shtëna në drejtim të Milic Minja Sakoviç të Podg...
Bota
21 Qershor 2022, 13:42
d.a
Petkov dhe Kovacenski
BULLGARI- Ditën e nesërme Komisioni për Punë të Jashtme në Kuvendin e Bullgarisë do të diskut...
Bota
21 Qershor 2022, 13:34
d.d
Liz Truss
BRITANI E MADHE-Sekretarja e çështjeve të jashtme të Britanisë së Madhe, Liz Truss ka njoftuar se qeveria a...
Bota
21 Qershor 2022, 13:36
d.a.
Foto ilustruese
BRUKSEL- Kosova dhe Serbia kanë arritur në dakordësimin në lidhje me Udhërrëfyesin e Zbatimit të Marr&eu...