LIVE UPDATES
Bota

Vrasja e anëtarit të mafias në Mal të Zi, autori la gjurmë dhe një profil të ADN-së në një makinë

I njëjti burim shtoi se është gjetur profili i ADN-së së vrasësit, i cili, siç sqaroi ai, do të krahasohet me bazat e policisë kombëtare dhe lokale.

21 Qershor 2022, 13:52 Nga d.a.
Vrasja e anëtarit të mafias në Mal të Zi, autori la
vrasesi i Milic Minja Sakovic

MAL I ZI- Pasi qëlloi tetë të shtëna në drejtim të Milic Minja Sakoviç të Podgoricës, vrasësi, duke u larguar nga rrugët e Budvës, la gjurmët e gishtave në një taksi që iu përplas jo shumë larg vendit të krimit.

Sipas mediave vendase, kjo ka qenë dëshmia e një bashkëbiseduesi i përfshirë në hetim, duke shtuar se policia ka marrë gjurmët e gishtërinjve nga kapaku i makinës. I njëjti burim shtoi se është gjetur profili i ADN-së së vrasësit, i cili, siç sqaroi ai, do të krahasohet me bazat e policisë kombëtare dhe lokale.

Milic Minja Sakoviç, një pjesëtar i lartë i klanit Skaljar u vra më 17 qershor rreth orës 23:30 në restorantin Korkovado në Budva. Vrasësi iu afrua teksa ishte duke darkuar me miqtë dhe qëlloi të paktën tetë të shtëna në drejtim të tij nga pas. Sakoviçin e kanë goditur tre plumba në kokë dhe kur ka rënë në trotuar, vrasësi me pagesë ka gjuajtur edhe dy të shtëna në drejtim të tij nga një distancë prej gjysmë metri, madje edhe tre të tjera.

I veshur me xhinse, një këmishë të bardhë me mëngë të gjata, atlete të zeza me lidhëse të bardha dhe një kapuç të bardhë në kokë, sulmuesi iku në hotelin "Mogren" dhe më pas në një shteg të ngushtë për në vendbanimin Gospostina. Dyshohet se pikërisht në atë pjesë është përplasur nga një shofer taksie, mbi të cilin ishte mbështetur teksa po vraponte në rrugë.

Përveç krahasimit të shenjave të gishtërinjve dhe profileve të ADN-së, inspektorët shqyrtuan pamjet e vëzhgimit duke u përpjekur të kapnin lëvizjet e vrasësit dhe të zbulonin nëse ai kishte bashkëpunëtor dhe kush e priste atë pas krimit.Institucioni bëri të ditur se po bëjnë gjithçka për të zbardhur vrasjen në Budva, e cila pas një viti heshtje shënon vazhdimin e luftës së klaneve kriminale malazeze. Sipas të dhënave të policisë, Sakoviçi i vrarë ishte një anëtar i lartë i klanit Skaljar dhe inspektorët e shënuan si kreun e degës së atij grupi kriminal në Podgoricë. Policia thotë se ka penguar disa herë likuidimin e tij gjatë viteve të fundit.

 

miliç minja sakovic vrasja e mafiozit ne mal te zi

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet