Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas përshkallëzimit të konfliktit, janë përfshirë edhe një 53-vjeçar, pronar i një hoteli në lagjen “Pavarësia 2”, dhe një person tjetër. Aktualisht, Isufi ndodhet i shtruar në Spitalin Rajonal Vlorë.
TIRANË- Oficeri i Policisë Kufitare në Dibër, Ardian Isufi, i cili ka qenë dhe ish-shef qarkullimi në Vlorë, është pezulluar nga detyra pasi dhunoi një kamarierin e një hoteli në qytetin bregdetar. Në njoftimin e Policisë së Shtetit , thuhet se Isufi, teksa ishte jashtë shërbimit u përfshi një episodin e dhunës në një lokal në lagjen “Pavarësia 2” në Vlorë.
Pasi kamarieri ka dërguar në tavolinë një shishe uji gabimisht, Ardian Isufi, ish-shef i qarkullimit në Vlorë bashkë me Leart Bino, një person me precedentë penalë, e kanë ndjekur të riun deri ta banaku dhe më pas e kanë goditur.
Pas përshkallëzimit të konfliktit, janë përfshirë edhe një 53-vjeçar, pronar i një hoteli në lagjen “Pavarësia 2”, dhe një person tjetër. Aktualisht, Isufi ndodhet i shtruar në Spitalin Rajonal Vlorë.
NJOFTIMI I PLOTË:
Reagim i Policisë së Shtetit
Pezullohet nga detyra një oficer policie i përfshirë në një konflikt fizik jashtë shërbimit, në qytetin e Vlorës
Pas përfshirjes jashtë orarit të shërbimit në një konflikt fizik, në ambientet e një lokali në lagjen “Pavarësia 2”, Vlorë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, ka urdhëruar pezullimin e menjëhershëm nga detyra, deri në sqarimin e plotë të rrethanave, të oficerit të Policisë Kufitare Dibër.
Ndërkohë, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit ka nisur ndaj Nënkomisar A. I., me detyrë Oficer Policie në Komisariatin e Policisë Kufitare Dibër, procedurën disiplinore të rëndë, bazuar në Ligjin nr. 82/2024 “Për Policinë e Shtetit”, që parashikon masa për:
-raste të sjelljeve që diskreditojnë imazhin dhe dëmtojnë besimin e publikut tek Policia e Shtetit, të kryera jashtë ushtrimit të detyrës;
-kryerjen e veprimeve që cenojnë rëndë figurën e punonjësit të policisë, institucionit apo shërbimit policor në tërësi.
Nga veprimet e para hetimore ka rezultuar se Nënkomisar A. I., jashtë shërbimit dhe në shoqërinë e shtetasit L. B., 57 vjeç, banues në lagjen “Pavarësia”, Vlorë, është konfliktuar fillimisht fizikisht me shtetasin A. B., 18 vjeç. Pas përshkallëzimit të konfliktit, janë përfshirë edhe shtetasit V. B., 53 vjeç, pronar i një hoteli në lagjen “Pavarësia 2”, dhe E. M.
Aktualisht, Nënkomisar A. I. ndodhet i shtruar në Spitalin Rajonal Vlorë.
Për këtë rast vijojnë veprimet procedurale nga oficerët e Policisë Gjyqësore pranë Prokurorisë, në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore.
Policia e Shtetit mbetet e vendosur të reagojë me vendosmëri ndaj çdo rasti që cenon besimin e qytetarëve. Ajo fton qytetarët të denoncojnë çdo veprim të paligjshëm apo sjellje të papërshtatshme nga punonjësit e saj, duke garantuar trajtim të paanshëm dhe konform ligjit.
VLORË- I riu që punonte si kamarier në një hotel në Vlorë dhe që u dhunua nga dy persona ka folur për mediat lidhur me...
pamje nga incidenti VLORË- Një episod dhune i paprecedentë është regjistruar në ambientet e një hoteli në ...
foto ilustruese TIRANË- Ministria e Mbrojtjes ka dhënë informacionë lidhur me situatën e zjarreve që kanë mbërthyer...
spak TIRANË- Personi i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit të Prokurorisë së Posaçme për g...
zjarri BORSH- Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se aktualisht, situata nga vatrat e zjarrit në zonat e Borshit dhe Lukovës është e stab...
foto nga zjarri BULQIZË- Vatra e zjarrit në zonën e Qafës Buajjit në Bulqizë vijon të jetë aktive. Ministri i Mbroj...
pamjet e postuara nga ish-kandidatja TIRANË- Një 21-vjeçar nga Kamza është shpallur në kërkim nga policia pasi akuzohe...
zjarret VLORË- Situata më kritike nga zjarrët paraqitet në jug të vendit. Në Borsh, Piqeras dhe Sasaj, ministria e Mbrojtjes ...
harta TIRANË- Sistemi satelitor i NASA-s ka regjistruar shpërthimet e zjarreve në të gjithë Mesdheun. Në hart...
foto ilustruese KOSOVË- Agjencia e Menaxhimit Emergjent ka bërë të ditur se shkaku i temperaturave të larta dhe erërave t&eum...