LIVE UPDATES
Aktualitet

VIDEO/ "Ke sjellë një shishe ujë tepër", ish-shefi i qarkullimit në Vlorë dhe një person me të kaluar kriminale dhunojnë kamarierin e një hoteli

Këta dy persona kanë nisur t'i kërkojnë llogari kamarierit, pse kishte sjellë në tavolinën e një shishe uji më tepër se sa ishte porositur.

27 Korrik 2025, 10:59 Nga r.ll
VIDEO/ "Ke sjellë një shishe ujë tepër", ish-shefi
pamje nga incidenti

VLORË- Një episod dhune i paprecedentë është regjistruar në ambientet e një hoteli në zonën e Skelës në Vlorë. Një kamarier është dhunuar nga një efektiv policie jashtë shërbimit dhe një person tjetër që rezulton me të kaluar kriminale.

Siç shihet në video, këta dy persona kanë nisur t'i kërkojnë llogari kamarierit, pse kishte sjellë në tavolinën e një shishe uji më tepër se sa ishte porositur.

Ardian Isufi, ish-shef i qarkullimit në Vlorë, është i pari që e prek kamarierin, ndërsa Leart Bino, një person me precedentë penalë, ka nisur ta godasë disa herë.

Ngjarja ka shqetësuar klientët e pranishëm, pjesën tjetër të stafit përfshirë edhe turistë të huaj, të cilët janë larguar të tmerruar nga skena e paprecedentë e dhunës.

ardian isufi laert bino

Sondazh

Poll