Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Jep dorëhqjen, nuk ka dialog!
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës 18 K...
Për të mund të arrestuar apo për të kontrolluar banesën e zyrtarëve të mësipërm, prokurori i çështjes duhet të kërkojë menjëherë autorizimin e Gjykatës Kushtetuese.
Ligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” pritet t’i japë Guvernatorit dhe Zëvendësguvernatorëve të Bankës së Shqipërisë imunitet nga arrestimi.
Sipas nenit 72 të projektligjit të hartuar nga Banka e Shqipërisë dhe të hedhur zyrtarisht për konsultim nga Ministria e Financave, Guvernatori dhe Zëvendësguvernatorët nuk mund të arrestohen ose të privohen nga liria në ndonjë formë, as t’i nënshtrohen kontrollit personal apo të banesës, pa autorizimin e Gjykatës Kushtetuese. Përjashtim bëjnë vetëm rastet kur ata kapen në flagrancë ose ndërsa janë në ndjekje menjëherë pas kryerjes së një krimi.
Për të mund të arrestuar apo për të kontrolluar banesën e zyrtarëve të mësipërm, prokurori i çështjes duhet të kërkojë menjëherë autorizimin e Gjykatës Kushtetuese.
Projektligji parashikon se Gjykata Kushtetuese duhet të marrë vendim për autorizimin brenda dy javëve nga data kur i paraqitet çështja. Në rast se Gjykata Kushtetuese nuk vendos brenda këtij afati kohor, kërkesa për autorizim do të konsiderohet e refuzuar.
Shqipëria ka një precedent me arrestimin e Guvernatorit në detyrë.
Në shtator 2014, Guvernatori, Ardian Fullani u arrestua me akuzën e shpërdorimit të detyrës, pas skandalit të përvetësimit të 713 milionë lekëve në Departamentin e Emisionit të Monedhës, në Bankën e Shqipërisë. Megjithatë, në përfundim të procesit gjyqësor ai u shpall i pafajshëm për akuzat e ngritura nga Prokuroria. Pas shpalljes së pafajësisë, Fullani fitoi në gjyq edhe dëmshpërblim financiar për shkarkimin e tij nga detyra.
Ndërkohë, në vitin 1993, një tjetër Guvernator i Bankës së Shqipërisë, Ilir Hoti, u arrestua me akuzën e shpërdorimit të detyrës, por arrestimi u bë pak muaj pas largimit nga posti.
Aktualisht, legjislacioni shqiptar njeh imunitet për Presidentin e Republikës, Kryeministrin, ministrat, deputetët dhe gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese.
Për shumicën e këtyre funksionarëve, autorizimi për heqjen e imunitetit jepet nga Kuvendi. Përjashtim bën Presidenti, për të cilin vendimi i Parlamentit duhet të konfirmohet nga Gjykata Kushtetuese dhe gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, për të cilin autorizimi duhet të jepet po nga ky institucion.
Projektligji i propozuar “Për Bankën e Shqipërisë” ia jep të drejtën për të autorizuar arrestimin e Guvernatorit Gjykatës Kushtetuese, duke e shmangur Kuvendin nga ky proces./Monitor
Pamje MILOF- Një vatër zjarri është ndezur ditën e sotme në zonën e Mifolit, ku flakët kanë përfshi...
Pamje KOLONJË- Banorët e fshatit Boshanj në Kolonjë po përballen me një problem i cili rrezikon të dëmtojë pro...
Foto ilustruse ELBASAN- Policia ka arrestuar ditën e sotme një 43-vjeçari , pasi gjatë një konflikti për mot...
Foto ilustruese DURRËS- 350 shezlongë u zhdukën natën, qershorin e dy viteve më parë, nga klubi ‘Onde Chiare&rsquo...
Kampi ANGLI- Një 19-vjeçar shqiptar është arratisur nga një qendër ndalimi për emigrantët në Mbret...
Brian Syzo POGRADEC- Policia ka zbardhur detaje të reja nga hetimet për atentatin e 30 qershorit në Pogradec, ku mbeti i plagosur rënd&...
Protesta TIRANË- Ditën e sotme do të zhvillohet protesta e 48-të e qytetarëve shqiptarë, të cilët kanë k&...
Ilir Beqaj TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka kërkuar rrëzimin e 23 kërkesave të paraqitura nga Ilir Beqaj, me të cilat i...
THETH- Një incident i rëndë është regjistruar në aksin rrugor drejt Thethit, ku për pak sa nuk u shënua një tragj...
Foto Ilustruese TIRANË- Në Shqipëri, verat e fundit kanë sjellë gjithnjë rrezikun e zjarreve që përpijnë mij&e...