17 Korrik 2026, 12:19
Nga I.A
Brian Syzo
POGRADEC- Policia ka zbardhur detaje të reja nga hetimet për atentatin e 30 qershorit në Pogradec, ku mbeti i plagosur rëndë 35-vjeçari Brian Syzo. Në kuadër të hetimeve, blutë e Korçës kanë arrestuar dy persona, mes tyre Edison Agollin, vëllain e autorit të dyshuar të atentatit, si dhe vetë Syzon, i cili ishte shënjestra e sulmit.
Sipas hetuesve, 22-vjeçari Agolli ishte shpallur në kërkim pas ngjarjes dhe dyshohet se ka marrë pjesë në organizimin e atentatit, në bashkëpunim me vëllain e tij dhe dy persona të tjerë. Për të rëndon akuza për “vrasje me paramendim të kryer për interes, hakmarrje, e mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim”.
Një tjetër element i dalë nga hetimi është se Agolli dyshohet se kishte vendosur një kamerë sigurie pranë burgut të Drenovës, me qëllim vëzhgimin e lëvizjeve të Brian Syzos dhe mbledhjen e informacionit për të. Ndërkohë, pas hekurave ka përfunduar edhe vetë Syzo, i cili u plagos rëndë gjatë atentatit në fund të muajit qershor. Hetimet vijojnë për të zbardhur rolin e plotë të personave të përfshirë dhe dinamikën e ngjarjes.
Si ndodhi ngjarja?
Ngjarja e rëndë ndodhi disa ditë më parë në lagjen numër 3 të Pogradecit, ku katër persona, mes të cilëve Agolli dhe Prifti, qëlluan me armë zjarri ndaj Brian Syzos teksa ai ndodhej në automjetin e tij.
Hetimet paraprake zbulojnë se atentati ishte pasojë e konflikteve të mëparshme midis palëve. Autorët e dyshuar njihen si individë problematikë në qytet për shkak të precedentëve të mëparshëm. Ata akuzohen për një sërë veprash kriminale, përfshirë gjuajtjet me armë, rrahjet dhe presionet e vazhdueshme ndaj bizneseve lokale./Dosja.al
edison agolli brian syzo
Aktualitet
17 Korrik 2026, 11:18
I.A
Protesta
TIRANË- Ditën e sotme do të zhvillohet protesta e 48-të e qytetarëve shqiptarë, të cilët kanë k&...
Aktualitet
17 Korrik 2026, 10:59
I.A
Ilir Beqaj
TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka kërkuar rrëzimin e 23 kërkesave të paraqitura nga Ilir Beqaj, me të cilat i...
Aktualitet
17 Korrik 2026, 10:52
I.A
THETH- Një incident i rëndë është regjistruar në aksin rrugor drejt Thethit, ku për pak sa nuk u shënua një tragj...
Aktualitet
17 Korrik 2026, 10:11
I.A
Foto Ilustruese
TIRANË- Në Shqipëri, verat e fundit kanë sjellë gjithnjë rrezikun e zjarreve që përpijnë mij&e...
Aktualitet
17 Korrik 2026, 09:41
I.A
Foto Ilustruese
SARANDË- Një oficer policie është dhunuar mbrëmjen e së enjtes në Sarandë, pas një konflikti t...
Aktualitet
17 Korrik 2026, 09:19
I.A
Santiago Malko
TIRANË- Apeli i Posaçëm ka lënë në fuqi dënimin me 28 vite burg për Ilir Selmanin, i shpallur fajt...
Aktualitet
17 Korrik 2026, 07:54
I.A
TIRANË- Ashtu siç paralajmëruan rreth dy muaj më parë, kompanitë e naftës kanë paditur në Gjykatën Adminis...
Aktualitet
17 Korrik 2026, 07:37
I.A
Çmimet e naftës janë rritur sërish ditët e fundit në bursat ndërkombëtare, të nxitura nga përshkallëz...
Aktualitet
17 Korrik 2026, 07:35
I.A
Moti
TIRANË- Dita e sotme do të ketë temperaturat më të larta të javës. Do të vijojë ndikimi i masave ajrore t...
Aktualitet
16 Korrik 2026, 22:20
E.d
Foto ilustruse
GREQI- Media greke Protothema i ka kushtuar një artikull rritjes së emigrantëve shqiptarë në Greqi, nd&eu...