LIVE UPDATES
Aktualitet

“Legjenda” e dy avionëve zjarrfikës

Në janar 2026, ministri i atëhershëm i Mbrojtjes, Pirro Vëngu, deklaroi se Shqipëria ishte ende në proces për sigurimin e avionëve zjarrfikës, duke ndryshuar afatet e mëparshme të shpallura nga qeveria.

17 Korrik 2026, 10:11 Nga I.A
“Legjenda” e dy avionëve zjarrfikës
Foto Ilustruese

TIRANË- Në Shqipëri, verat e fundit kanë sjellë gjithnjë rrezikun e zjarreve që përpijnë mijëra hektarë pyje e kullota, duke lënë pas dëme të mëdha mjedisore. Paralelisht me këtë kërcënim të përsëritur, premtimi për krijimin e një kapaciteti ajror zjarrfikës ka mbetur i pambajtur. Në janar 2026, ministri i atëhershëm i Mbrojtjes, Pirro Vëngu, deklaroi se Shqipëria ishte ende në proces për sigurimin e avionëve zjarrfikës, duke ndryshuar afatet e mëparshme të shpallura nga qeveria.

“Po blejmë dy avionë zjarrfikës, në terma afatmesëm do kemi katër. Në buxhetin 2026 është buxheti për 2. Jemi duke negociuar kontratën”, deklaroi Vëngu.

Sipas tij, synimi ishte që njëri prej avionëve të mbërrinte gjatë këtij viti, por ai pranoi se operacionalizimi i plotë mund të kërkonte më shumë kohë.

“Afati operacional, duke ditur që do prodhohen për ne dhe duhet të formojmë edhe pilotët, na çon në 2027 për t’i pasur në veprimtari zjarrfikëse”, shtoi ministri.

Faktoje iu drejtua Ministrisë së Mbrojtjes për të mësuar se në çfarë faze ndodhet procesi i blerjes së dy avionëve zjarrfikës. Përgjigjja e institucionit nuk jep të dhëna konkrete mbi kontratën.

“Informacioni lidhur me kontratën e cilësuar do të detajohet në një komunikim të mëvonshëm”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Mbrojtjes.

Kjo përgjigje vjen pas një serie deklaratash të ndryshme nga zyrtarët e mbrojtjes për të njëjtën çështje. Në gusht 2025, ministri Pirro Vëngu deklaronte se procedura ishte përfunduar:

“Kemi alokuar fonde dhe kemi përfunduar procesin për blerjen e dy avionëve zjarrfikës. Buxheti është i siguruar dhe procedurat për blerjen e tyre janë realizuar”, deklaronte ai.

Por pas një kërkese për informacion nga Faktoje, Ministria e Mbrojtjes sqaroi se procesi ishte ende në zhvillim dhe se nuk bëhej fjalë për avionë zjarrfikës të dedikuar, por për avionë shumërolësh me përdorime të tjera, përfshirë edhe kapacitete për ndërhyrje në zjarre.

Ndërsa procesi për avionët vijon, zjarret kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme. Sipas të dhënave të Sistemit Europian të Informacionit për Zjarret në Pyje (EFFIS), pjesë e shërbimit Copernicus, gjatë vitit 2025 në Shqipëri u regjistruan 132 zjarre, që dogjën rreth 59,933 hektarë sipërfaqe me pyje dhe kullota. 

“Legjenda” e dy avionëve zjarrfikës

Për vitin 2026, të dhënat e përditësuara të EFFIS tregojnë deri tani 9 zjarre dhe rreth 528 hektarë sipërfaqe të djegur. 

Megjithatë, rreziku mbetet i lartë. Shërbimet europiane të monitorimit të klimës kanë paralajmëruar se temperaturat ekstreme dhe kushtet e thata po rrisin rrezikun e zjarreve në Europë. Copernicus ka raportuar se vitet e fundit kanë qenë ndër më të nxehtat e regjistruara, me 2025 si një nga vitet më të nxehta në historinë e matjeve. 

Premtimi për avionët zjarrfikës nuk është i ri. Në janar 2023, ministri i atëhershëm i Mbrojtjes, Niko Peleshi, deklaroi se Shqipëria do të blinte dy avionë shumërolësh për ndërhyrje në raste zjarresh dhe emergjencash.

“Janë disa mjete më modeste në kosto, më të manovrueshme dhe më të përshtatshme për situatat tona të zjarreve”, deklaroi Peleshi.

Një vit më pas, në tetor 2024, Faktoje verifikoi se avionët nuk ishin blerë ende. Ministria parashikonte që ata të viheshin në funksion në fund të vitit 2025 ose në fillim të vitit 2026. 

Në mars 2025, gjatë fushatës elektorale, kryeministri Edi Rama premtoi se avionët do të ishin në dispozicion që atë verë. Por disa muaj më pas (në korrik 2025) Ministria e Mbrojtjes konfirmoi për Faktoje se Forcat e Armatosura nuk dispononin asnjë avion zjarrfikës. 

Sot, në mesin e vitit 2026, pas disa afateve të ndryshuara, statusi i kontratës për dy avionët mbetet ende i paqartë. Afati i radhës për vënien në funksion të tyre është shtyrë drejt vitit 2027, sepse, përveç prodhimit të avionëve, nevojitet edhe trajnimi i pilotëve përpara se ata të mund të përdoren në operacione zjarrfikëse.

Çdo vit, bashkë me rrezikun e zjarreve, rikthehet edhe historia e avionëve zjarrfikës. Nga deklaratat e ministrave te zotimet e kryeministrit, publiku ka dëgjuar shpesh në sezon vere apo në fushata se avionët do të mbërrijnë “së shpejti”. Por ndërsa flakët vazhdojnë të përpijnë sipërfaqe të gjera, avionët mbeten ende në letër, në kontrata të paqarta dhe afate të ndryshuara. Derisa kontrata të bëhet transparente dhe avionët të mbërrijnë, “legjenda e dy avionëve zjarrfikës” do të vazhdojë./Faktoje.al

pirro vëngu avionet zjarrfikes

Sondazh

Poll

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026

Ish i burgosuri në Fier: Nuk jeton dot në Shqipëri pa shkelur ligjin, bën vaki të kthehem prapë

I burgosuri falënderon Zotin pas daljes nga qelia: Jam krenar për burgun që kam bërë!

Amnistia Penale/ Vodhi 500 mijë euro në banesën e Alda Klosit, lirohet nga qelia Rozeta Dobi

Nis zbatimi i amnistisë penale/ I burgosuri në Drenovë lë qelinë: U dënova padrejtësisht

Nis zbatimi i amnistisë penale/ Lënë qelinë 541 të dënuar në të gjithë vendin

Riaktivizohet vatra e zjarrit në Novoselë, rrezikohen disa banesa

Marta Kos: Shqipëria po motivon edhe vendet e tjera kandidate

A do hapen kapituj të tjerë?/ Rama: Jam shumë optimist, deri tani jemi në drejtimin e duhur

Marta Kos: Shqipëria ecën përpara drejt objektivit ambicioz deri në fund të 2027

Rama: Po sjellim standardet europiane për qytetarët tanë

Marta Kos për projektin në Zvernec: Mbrojtja mjedisore është pjesë e kritereve të BE-së

Rama nuk bën hapa pas: Ligji për Zonat e Mbrojtura nuk preket

Rama për projektin në Zvërnec: Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar

Përplasja në Kuvend/ Braçe akuzon për sulm të organizuar: Bëjnë plane për të sulmuar kolegët e mi

Familja mbretërore britanike për herë të parë të bashkuar pas katër vitesh