17 Korrik 2026, 12:35
Nga I.A
Kampi
ANGLI- Një 19-vjeçar shqiptar është arratisur nga një qendër ndalimi për emigrantët në Mbretërinë e Bashkuar. Media britanike Sky News shkruan se lajmi është dhënë nga Ministria e Brendshme, ndërkohë që autoritetet kanë nisur kërkimet për ta gjetur atë.
Arratisja ndodhi më 14 korrik, gjatë transferimit të tij në spital nga Qendra e Ndalimit të Emigracionit Campsfield, në Oxfordshire.
“Mund të konfirmojmë se një person i ndaluar u arratis ndërsa ishte nën eskortë nga Qendra e Ndalimit të Imigracionit Campsfield më 14 korrik 2026. Ne kemi masa të forta për të gjurmuar dhe ndaluar personat që arratisen. Nuk do të ishte e përshtatshme të komentojmë më tej, pasi hetimet janë ende në zhvillim”, tha një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme.
Ngjarja vjen më pak se një vit pasi qendra Campsfield u rihap, si pjesë e planit të qeverisë britanike për të zgjeruar kapacitetet e ndalimit të emigrantëve. Qendra ishte mbyllur në vitin 2019 pas vitesh polemikash dhe incidenteve të shumta, përfshirë greva urie, raste vetëlëndimi dhe një vetëvrasje.
Pas një rinovimi të plotë, Campsfield rifilloi funksionimin në vitin 2025 dhe është pjesë e strategjisë së qeverisë për të rritur numrin e ndalimeve dhe largimeve të personave që nuk kanë të drejtë ligjore të qëndrojnë në Mbretërinë e Bashkuar. Sipas Ministrisë së Brendshme britanike, që nga ardhja në pushtet e qeverisë aktuale janë larguar nga Mbretëria e Bashkuar rreth 70 mijë persona, ndërsa numri i kthimeve dhe deportimeve ka arritur nivelin më të lartë në afro një dekadë./Dosja.al
kamp emigrantesh ne angli
Aktualitet
17 Korrik 2026, 12:19
I.A
Brian Syzo
POGRADEC- Policia ka zbardhur detaje të reja nga hetimet për atentatin e 30 qershorit në Pogradec, ku mbeti i plagosur rënd&...
Aktualitet
17 Korrik 2026, 11:18
I.A
Protesta
TIRANË- Ditën e sotme do të zhvillohet protesta e 48-të e qytetarëve shqiptarë, të cilët kanë k&...
Aktualitet
17 Korrik 2026, 10:59
I.A
Ilir Beqaj
TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka kërkuar rrëzimin e 23 kërkesave të paraqitura nga Ilir Beqaj, me të cilat i...
Aktualitet
17 Korrik 2026, 10:52
I.A
THETH- Një incident i rëndë është regjistruar në aksin rrugor drejt Thethit, ku për pak sa nuk u shënua një tragj...
Aktualitet
17 Korrik 2026, 10:11
I.A
Foto Ilustruese
TIRANË- Në Shqipëri, verat e fundit kanë sjellë gjithnjë rrezikun e zjarreve që përpijnë mij&e...
Aktualitet
17 Korrik 2026, 09:41
I.A
Foto Ilustruese
SARANDË- Një oficer policie është dhunuar mbrëmjen e së enjtes në Sarandë, pas një konflikti t...
Aktualitet
17 Korrik 2026, 09:19
I.A
Santiago Malko
TIRANË- Apeli i Posaçëm ka lënë në fuqi dënimin me 28 vite burg për Ilir Selmanin, i shpallur fajt...
Aktualitet
17 Korrik 2026, 07:54
I.A
TIRANË- Ashtu siç paralajmëruan rreth dy muaj më parë, kompanitë e naftës kanë paditur në Gjykatën Adminis...
Aktualitet
17 Korrik 2026, 07:37
I.A
Çmimet e naftës janë rritur sërish ditët e fundit në bursat ndërkombëtare, të nxitura nga përshkallëz...
Aktualitet
17 Korrik 2026, 07:35
I.A
Moti
TIRANË- Dita e sotme do të ketë temperaturat më të larta të javës. Do të vijojë ndikimi i masave ajrore t...