LIVE UPDATES
Aktualitet

'Bandat kontrollojnë vendin me kamera'/ 'VICE': Krimi i organizuar pengon anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Policia zbuloi një rrjet kamerash të ngritura dhe të përdorura nga bandat e dyshuara se ishin përfshirë në një sulm me bombë të profilit të lartë në shtëpinë e një shefi të policisë rajonale.

16 Shkurt 2023, 19:10 Nga A.B
'Bandat kontrollojnë vendin me kamera'/ 'VICE': Krimi i
Policia

SHBA- Portali i njohur kanadezo-amerikan, VICE, i ka kushtuar një artikull bandave shqiptare që kontrollojnë vendin përmes një rrjeti kamerash të paligjshme. Ata kanë komentuar shpërthimet me tritol në banesat e policëve dhe kamerat nëpër rrugë. Vice thekson se kamerat përdoreshin nga distanca për të monitoruar lëvizjet e policisë, operativëve të bandave dhe grupeve rivale, si dhe për operacionet policore.

Portali shton se mafia shqiptare ka mundur të kontrollojë pjesën më të madhe të tregtisë së kanabisit dhe heroinës në Europë dhe luan një rol të rëndësishëm në trafikun e kokainës nga Amerika e Jugut në Europë dhe shitjen e saj në Mbretërinë e Bashkuar.

'Një situatë që konsiderohet si një pengesë e mundshme për aspiratat e gjata të vendit për t’u anëtarësuar në BE.'- thekson media.

Nga Mitchell Prothero, VICE

Një fushatë bombash, e cila synonte zyrtarët e policisë në një qytet verior të Shqipërisë, çoi në zbulimin e qindra kamerave ÇTV të montuara ilegalisht, të cilat qeveria pretendon se operohen nga klanet mafioze vendase.

Policia zbuloi një rrjet kamerash të ngritura dhe të përdorura nga bandat e dyshuara se ishin përfshirë në një sulm me bombë të profilit të lartë në shtëpinë e një shefi të policisë rajonale. Lënda plasëse shpërtheu jashtë banesës së Pëllumb Shpatit, shefit të policisë në qytetin veriperëndimor të Shkodrës, në orët e para të mëngjesit të 13 janarit. Një grup i posaçëm hetimor u ngrit për të gjetur se kush e orkestroi sulmin, megjithëse ende nuk është bërë asnjë arrestim.

Policia gjeti 59 kamera ÇTV vetëm në Shkodër. Kjo bëri që autoritetet në të gjithë vendin të kapin më shumë se 500 kamera. Shumica e tyre ishin të lidhura me celularë dhe u gjetën në Tiranë, kryeqytetin shqiptar, sipas policisë kombëtare.

'Bandat kontrollojnë vendin me kamera'/ 'VICE': Krimi i

Kamerat përdoreshin nga distanca për të monitoruar lëvizjet e policisë, operativëve të bandave dhe grupeve rivale, si dhe për operacionet policore.

“Policia çmontoi kamerat e vendosura në shtylla elektrike, në rrugë, për të mbledhur informacione për qëllime kriminale,” tha policia shqiptare në një deklaratë të martën për Financial Times. “Kamerat e vendosura nga persona apo grupe kriminale kishin për qëllim edhe marrjen e informacioneve për lëvizjet e policisë”.

Ngritja e një rrjeti të mbikëqyrjes rrugore përmes kamerave ÇTV është një taktikë që është përdorur nga komuniteti i rëndësishëm i krimit të organizuar në Shqipëri për të monitoruar forcat e ligjit dhe për të siguruar zonat e tyre të kontrollit për disa vite.

“Krimi i organizuar në Shqipëri ka arritur nivele të larta sofistikimi dhe kamuflimi,” tha për VICE, Rudina Hajdari, kryetare e Komitetit të Integrimit në BE dhe ish-deputete. “Ajo që u bë publike me sistemin e kamerave të përdorura nga gangsterët, ka ekzistuar për një kohë të gjatë, por policia ka mbyllur sytë sepse shumica e grupeve kriminale kanë lidhje të ngushta me qeverinë... përmes pastrimit të parave në ndërtim apo formave të ndryshme të investimit,’ thotë Hajdari.

Rasti ekspozon më tej kontrollin që grupet e krimit të organizuar kanë mbi vendin e vogël. Handari tha se marrëdhënia mes zyrtarëve qeveritarë dhe grupeve të krimit të organizuar kërcënon sistemin politik demokratik në zhvillim të vendit ballkanik për shkak të kërcënimeve dhe frikësimeve në rritje ndaj kritikëve.

“Kamerat janë vetëm një aspekt, por kontrolli që krimi i organizuar ka mbi procesin politik sot po kërcënon demokracinë tonë të brishtë,” tha Hajdari. “Organizata kriminale ndihmojnë në proceset zgjedhore, financojnë fushatat politike,” tha ajo, si dhe kërcënojnë figurat e opozitës në emër të zyrtarëve të korruptuar dhe patronëve të tyre mafiozë.

Mafia shqiptare kontrollon pjesën më të madhe të tregtisë së kanabisit dhe heroinës në Europë, sipas raporteve të BE, si dhe luan një rol të rëndësishëm në trafikun e kokainës nga Amerika e Jugut në Europë dhe shitjen e saj në Mbretërinë e Bashkuar. Zakonisht e organizuar rreth klaneve dhe grupeve familjare, ato e lidhin vendin me një diasporë të madhe shqiptare në të gjithë Europën Perëndimore, një situatë që konsiderohet si një pengesë e mundshme për aspiratat e gjata të vendit për t’u anëtarësuar në BE.

Pas kapjes së kamerave, kryeministri shqiptar Edi Rama tha: “Fakti që policia veproi për këtë çështje, problem prej dekadash, do të thotë se qeveria është e prirur dhe e fokusuar në luftën ndaj krimit të organizuar”.

policia shqiptare vice per shqiperine

Sondazh

Poll

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim