Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Dy zyrtarët dyshohet se merrnin ryshfet nga persona të ndryshëm për të rikthyer para afatit të pezullimit, lejet e drejtimit të pezulluara për shkelje të kodit rrugor.
TIRANË- Dy zyrtarë të Policisë rrugore në Tiranë janë vënë në prangat e policisë pas një hetimi të finalizuar nga Prokuroria e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit (SPAK). Në pranga janë vënë Eljo Picoku, shef Seksioni për Shërbimet Ekonomike dhe Personelin, në Komisariatin Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë dhe Amarildo Lika, me detyrë Trupë Shërbimi Nd/Specialist pranë Seksionit të Parandalimit dhe Sigurisë në Linjat jashtë qytetit.
Ata dyshohet se merrnin ryshfet nga persona të ndryshëm për të rikthyer para afatit të pezullimit, lejet e drejtimit të pezulluara për shkelje të kodit rrugor. Dyshohet se ata komunikonin me qytetarët që donin të rikthenin patentat drejtpërdrejtë ose përmes personave të tretë.
NJOFTIMI I PLOTË I SPAK
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në bashkëpunim me Byronë Kombëtare të Hetimit dhe Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore, Drejtoria Rajonale Tiranë kanë kryer hetime në kuadër të procedimit penal nr.202 të vitit 2022, për veprat penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga nenet 259/2, 245/1/4 dhe 248 i Kodit Penal . Në funksion të hetimeve të këtij procedimi penal janë përdorur mjete dhe metoda speciale hetimi të alternuara këto me mjetet apo metodat tradicionale të hetimit.
Në analizë të veprimeve hetimore të kryera deri në këtë moment, ekziston dyshimi i arsyeshëm i bazuar në prova se shtetasi nën hetim E. P., me detyrë Shef Seksioni për Shërbimet Ekonomike dhe Personelin, në Komisariatin Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë dhe shtetasi nën hetim A. L., me detyrë Trupë Shërbimi Nd/Specialist pranë Seksionit të Parandalimit dhe Sigurisë në Linjat jashtë qytetit, në Komisariatin e Policisë Rrugore Tiranë, kanë konsumuar elementë të veprës penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, paragrafi 4, pasi në një periudhë kohore disa mujore, kanë premtuar dhe siguruar qytetarë të ndryshëm, drejtpërdrejt apo mes personave të tjerë, që kundrejt përfitimeve monetare të parregullta, do tju kthenin para afatit të pezullimit lejet e drejtimit të pezulluara sipas sanksioneve të Kodit Rrugor të Republikës së Shqipërisë, që administroheshin në Zyrën e Kartotekës së OASH.
Me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin nr.12 datë 16.02.2023 ka caktuar masat e sigurimit “arrest në burg” për shtetasit:
1.E. P., i dyshuar për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 paragrafi 4 i Kodit Penal.
2.A. L., i dyshuar për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 paragrafi 4 i Kodit Penal.
Në datën 16.02.2023, Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore, Drejtoria Rajonale Tiranë ka ekzekutuar masat e sigurimit të caktuara me vendimin nr.12 datë 16.02.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Svetlana Timofeeva Igor Krasnov, prokurori i Përgjithshëm i Federatës Ruse, është prej vitesh në listat e personave të ...
Foto ilustruese VLORË- Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në rrugën “Murat Tërbaçi”, në lagje...
Sky ecc BELGJIKË-Nëntë shqiptarë janë arrestuar pas një hetimi të madh për trafikun ndërkombëtar të ...
Sotir Çabiri SARANDË- Gjykata e Sarandës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për 36-vjeçar...
Blendi Gonxhe Për të marrrë një leje drejtimi të kategorisë B qytetarët këtë vit do duhet të paguajn...
Foto ilustruese TIRANË- Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se në 24 orët e fundit janë shënuar...
FIER- Prokuroria e Fierit kërkon burg përjetë për Elton (Bengaj) Meta, i akuzuar për vrasjen e ish-bashkëshortes së tij, 23...
termocentrali TIRANË- Impianti fotovoltaik lundrues i Statkraft në rezervuarin e hidrocentralit të Banjës në Shqipëri ka nj&e...
Policia kufitare TIRANË- Departamenti i Policisë Kufitare / Intensifikohen kontrollet në hyrje/dalje, me shërbime të shtuara ...
Fojra fati TIRANË- Tre persona janë arrestuar ditën e sotme në Tiranë për lojëra fati. Mësohet se këta pe...