LIVE UPDATES
Aktualitet

Babai i 28-vjeçares të dhunuar nga i dashuri: Ai i kishte dhënë shenjat që në Gjermani! Kam fotografi, e ka masakruar

Ajo i tha Zërit të Amerikës se kishte mbajtur shpresa për të ndërtuar një jetë të rregullt me të dashurin e saj, por ai e dhunoi në Shqipëri shumë më ashpër se sa në Gjermani, ku edhe ishin njohur. Portreti, zëri dhe emri i vajzës në intervistë janë fshehur për arsye sigurie.

19 Prill 2023, 08:01 Nga A.B

Babai i 28-vjeçares të dhunuar nga i dashuri: Ai i kishte

TIRANË- Në Tiranë, gjykata mbajti në arrest me burg 31-vjeçarin Gleard Gusholli, i dyshuar për dhunë në familje dhe heqje e paligjshme e lirisë ndaj bashkëjetueses së tij. Vajza e dhunuar sapo i ka shpëtuar izolimit prej bashkëjetuesit të saj dhe tani po mjekon në Spitalin e Traumës në Tiranë plagët e shumta që ka në gjithë trupin, disa nga të cilat mbizotërojnë në fytyrë, siç është një çarje e qepur në ballë.

Ajo i tha Zërit të Amerikës se kishte mbajtur shpresa për të ndërtuar një jetë të rregullt me të dashurin e saj, por ai e dhunoi në Shqipëri shumë më ashpër se sa në Gjermani, ku edhe ishin njohur. Portreti, zëri dhe emri i vajzës në intervistë janë fshehur për arsye sigurie.

“Java e dytë në Tiranë ka qenë tmerr për mua. Kam parë tmerr me sy. Kam parë vdekjen me sy. Ai më ka dhunuar rëndë. Më ka goditur me grushta në kokë dhe në fytyrë. Më ka goditur me shkelma në kokë, në fytyrë dhe në trup. Më ka goditur me një dru të mbushur me gozhda. Më tregonte thikën dhe më kërcënonte: “Do ta çaj barkun”. Më fuste gishtat thellë në fyt, gati të më mbyste”, – rrëfen Alma 28 vjeçare, vajza e një familje emigrantësh shqiptarë në Gjermani.

Ajo tregon se krahas dhunës fizike, Gleardi e kërcënonte që do t’i vriste familjarët në Gjermani, se do ta hidhte trupin në lumë. Ata u njohën një vit e gjysmë më parë në Gjermani, kur Gleardi u gjend rastësisht për mjekim në spitalin, ku Alma punonte si infermiere dhe ku iu desh të përkthente mjekëve gjermanë për këtë pacient. Jetuan së bashku në shtëpinë ngjitur me atë të prindërve të vajzës, ku Gleardi qëndronte pa punë dhe nisi dhunën.

Fillimisht kemi jetuar shumë mirë, pastaj pas katër a pesë javësh nisi dhunën ndaj meje, por jo aq ekstreme sa këtu në Shqipëri. Prindërit e mi e morën vesh këtë dhe i thanë: Të lutemi, merri gjërat e tua dhe ik nga shtëpia, se e kemi rritur 28 vjeç këtë fëmijë dhe nuk e kemi prekur një herë me dorë, dhe vjen ti dhe na e godet”.

Gleardi e bindi Almën se do të nisnin një jetë të re në Shqipëri pas 3 muajsh nga largimi prej Gjermanisë pa komunikuar mes tyre. Ajo erdhi në Shqipëri më 1 prill për të rindërtuar një jetë të re së bashku. Javën e parë rregulluan banesën, por javën e dytë nisi një dhunë shumë herë më e madhe se sa në Gjermani. Agroni, babai i vajzës kërkon drejtësi dhe uron që dhunën ndaj vajzës së tij të mos provojë kurrë asnjë vajzë tjetër. Ai tregoi se Gleardi ka qenë vazhdimisht i dhunshëm dhe ndaj e largoi nga shtëpia e Gjermanisë pas dhunës, që ai nisi ndaj vajzës.

“I dha shenjat ai qysh atje. Unë i kam edhe fotografitë që ai e ka dhunuar. Vajza ime kur e pyesja: “Pse nuk ke shkuar në punë”, ajo mbulonte kokën dhe thoshte: “Jam pushim sot”. Ai e kishte copë e kishte masakruar. Edhe prapë vajza ime i dha një shans pas disa muajsh dhe vendosi të bashkëjetojë këtu”, tha babai i Almës për Zërin e Amerikës. 

Avokati i familjes, Enea Cenko, thotë se rasti ka nevojë për shumë kujdes në cilësimin e veprave penale.

Në këtë rast kemi të bëjmë me tortura, me rrëmbim, me vrasje në tentativë. Kemi një sërë rrethana dhe vepra penale, si dhe përdorim me dhunë i lëndëve narkotike. Kam besim se drejtësia do të hedhë hapat e duhur në shqyrtimin e kësaj çështje, që i shtohet ngjarje të dhunshme ndaj vajzave”, thotë avokati Cenko.

Avokati thotë se ka ndjekur edhe herë të tjera çështje dhune brenda familjes, por format dhe pasojat që shfaqen në këtë rast janë të një niveli të lartë dhe avokatët rrallë e ndeshin në procese të tilla. Ngjarja shfaqet shumë komplekse edhe për profesinistë si psikologia klinike Rudina Koromani, sepse bashkohen në një pengmarrja, kërcënimi për jetën, dhuna fizike, traumat psikologjike dhe abuzimi me substancat narkotike. Ndaj ajo thotë se të githë këta elemente kërkojnë një hetim të kujdesshëm.

“Mendoj se kjo ngjarje mund të ishte shmangur për faktin se marrëdhënia mes tyre ka shfaqur elementet e dhunës, nëse vajza do të ishte treguar e vendosur në mosfillimin e marrëdhënies pasi kishte pikasur elementet e dhunës, sigurisht kjo dhunë do të ishte evituar. Vajzat dhe gratë duhet të distancohen nga partnerët ose bashkëjetuesit e tyre të dhunshëm sapo të shohin shenjat e para të dhunës, dhe mos të presin që dhuna të përshkallëzohet, sepse me siguri dhuna do të përshkallëzohet, dhe mund të rrezikojnë edhe humbjen e jetës”, thotë psikologia Koromani.

Studimet e kësaj fushe vërejnë një tendencë përherë në rritje të denoncimeve të dhunës në familje, gjë që sipas tyre, tregon se edhe ndërgjegjësimin në rritje të grave dhe vajzave. Ekspertët pohojnë se në Shqipëri ekziston ende kultura e fshehjes së dhunës në familje dhe mos nxjerrja e saj në publik, por sipas tyre, vajzat dhe gratë po e refuzojnë dhunën përherë e më shumë, dhe po ndërgjegjësohen se dhuna nuk ka të bëjë me dashurinë, por ajo është shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut.

Ndërsa në gjykatë seanca për masën e arrestit ndaj Gushollit u zhvillua me dyer të mbyllura. Megjithatë mësohet se i riu ka deklaruar përballë gjykatës se gjithçka ka ndodhur nga xhelozia. Gjykata hodhi poshtë kërkesën e avokatit të tij mbrojtës për shtrim të detyruar dhe mjekime në spital. Nga ana tjetër, gjykata vendosi që të hetohen në gjendje të lirë katër personat e tjerë, që dyshohen se përkrahën autorin me veprime, që pengojnë zbulimin e të vërtetës si dhe moskallëzim krimi./VOA

gleard gusholli merret peng 28-vjecarja ne tirane

Sondazh

Poll

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime