LIVE UPDATES
Aktualitet

Zhdukja e e ‘Koçoles’ dhe e Sulovarit, Artan Hoxha: Janë rrëmbyer dhe eliminuar fizikisht! Familjarët kërkojnë kufomat

Hoxha ka zbuluar edhe kontaktin e fundit të këtyre dy personave, të cilët atë natë kanë qenë së bashku dhe në shoqërinë e një personi të tretë.

18 Prill 2023, 23:15 Nga F.M
Zhdukja e e ‘Koçoles’ dhe e Sulovarit, Artan Hoxha: Janë
Artan Hoxha

TIRANË- Në datën 6 Prill 2023 në qytetin e Sarandës u zhdukën dy persona, të cilët janë denoncuar në komisariat si persona të humbur. Bëhet fjalë për Fatmir Sulovari dhe Leonard Theodhori.

Gazetari Artan Hoxha, i ftuar në emisionin Opinion në Tv Klan, deklaroi se këta dy persona dyshohet të jenë rrëmbyer dhe vrarë.

Hoxha ka zbuluar edhe kontaktin e fundit të këtyre dy personave, të cilët atë natë kanë qenë së bashku dhe në shoqërinë e një personi të tretë.

Gazetari Artan Hoxha: Deri tani dyshimet janë që ata janë rrëmbyer dhe janë eliminuar fizikisht. Pas 13 ditësh nuk ka ende asnjë lloj informacioni. Nga data 6, në mesnatën e datës 6, dy persona njëri nga ata është ai që u dha në foto ai është Fatmir Sulovari apo Fatmir Krasniqi 46 vjeç nga periferia e Fierit, baba i dy fëmijëve, i cili për shumë vite ka qenë pronari i diskos së famshme El Dorado në Ksamil. Është një disko që është shembur para 2 muajsh nga INUK. Në datën 6, ky ka shkuar nga Fieri, banon në Fier, ka shkuar në Ksamil bashkë me babain për të marrë objektet e fundit që vlenin nga shembja e atij objekti.

Ka qenë deri në mesditën e datës 6 me babain e vetë deri në orën 14:30, babai ka ndenjur aty dhe ka fjetur aty me idenë që të mos i grabisnin ato materialet që kishin aty dhe të nesërmen do vinte një makinë nga Fieri një kamion që të merrni gjithë mbetjet. Gjatë orëve të pasdites, ai është takuar me një shokun e vetë nga kanali i Çukës, bëhet fjalë për të zhdukurin tjetër Leonard Theodhori 46 vjeç. Të dy bashkë kanë qëndruar për disa orë. Leonard Theodhori, 6 ditë para ngjarjes, ka marrë një makinë me qira, e ka marrë në Sarandë. E çuditshme është që kjo makinë nuk ka GPS. Afër mbrëmjes të datës 6, ata janë ulur në një lokal në kanalin e Çukës, kanë qenë dhe në shoqërinë e një personi të tretë i cili është larguar një moment. Ata e kanë marrë dhe nga ora 2 e natës dhe që nga ai moment, pra nga ora 2, telefonat janë fikur.

Thuhet që ata i kanë kërkuar atij t’u sjelli ndonjë dozë kokaine. Personi i parë që është pronari i El Dorados, nuk është një personazh që mund ta rrëmbesh kollaj. Dyshohet, nuk e dimë ende, që mund të ketë qenë edhe i armatosur. Policia ka dhënë një deklaratë në lidhje me këtë ngjarje 5 ditë mbrapa. Dhe në atë ngjarje ka thënë që nëna e Leonardit, nëna 75-vjeçare ka shkuar në polici dhe ka denoncuar zhdukjen e të birit. Ndërkohë, vëllai i Fatmirit, ka shkuar dhe ai në Policinë e Sarandës dhe ka deklaruar zhdukjen e vëllait. Të nesërmen në mëngjes, 100 metra larg banesës së Leonardit, nëna e tij ka dalluar makinën. Makina ka qenë e mbyllur dhe e parkuar në anë të rrugës.

Makina duhet të ishte marrë dhe ekspertuar që ka gjurmë. Të nesërmen makinën shkon e merr me karroatrec kompania që e ka dhënë me qira, e ka hapur, e kanë çuar në lavazh, e kanë pastruar, e kanë kthyer në gjendjen e mëparshme dhe aty s’ka mbetur më asnjë lloj gjurme. Telefonat rezultojnë të fikur. Dyshimi i deritanishëm është që ata persona janë rrëmbyer dhe janë eliminuar fizikisht. Dhe një nga gjërat që kërkojnë familjarët sot është që së paku të kthehen kufomat se mos jemi si në rastin e Vlorës. Kush e ka kapacitetin në qytet të vogël si Saranda që të bëjë në rrëmbim të tillë? Ky nuk ishte njeri dosido. Edhe fizikisht ishte njeri i fortë.

Marrë nga Tvklan.al

artan hoxha

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet