LIVE UPDATES
Aktualitet

Asetet e fondeve të investimit arrijnë në më shumë se 700 milionë euro

Sipas të dhënave zyrtare nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), në fund të qershorit 2025 aktivet neto të këtyre fondeve arritën në 69.1 miliardë lekë (rreth 704 milionë euro), në rritje me 12.6% që nga fillimi i vitit dhe me 30% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

17 Shtator 2025, 08:39 Nga I.A
Asetet e fondeve të investimit arrijnë në më shumë se
Foto Ilustruese

TIRANË- Tregu i fondeve të investimit po rritet me ritme të shpejta gjatë këtij viti. Sipas të dhënave zyrtare nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), në fund të qershorit 2025 aktivet neto të këtyre fondeve arritën në 69.1 miliardë lekë (rreth 704 milionë euro), në rritje me 12.6% që nga fillimi i vitit dhe me 30% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Vlera e aseteve të fondeve ka arritur vlerën më të lartë në katër vitet e fundit, por ngelet ende poshtë nivelit maksimal historik, që u arrit në vitin 2021, në vlerën e pothuajse 82 miliardë lekëve. Rritja e vlerës së aseteve po shoqërohet paralelisht edhe me rritjen e vazhdueshme të numrit të anëtarëve në këto fonde. Numri i anëtarëve në fund të qershorit arriti në 41 418, në rritje me 9.6% që nga fillimi i vitit dhe me 20.4% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Numri i investitorëve ka arritur nivelin më të lartë historik.

Tregu i fondeve të investimit u godit në vitin 2022 nga rritja e shpejtë e normave të interesit dhe yield-eve në tregun financiar. Rritja e yield-eve e zhvlerësoi portofolin e titujve të mbajtur nga fondet e investimit dhe shkaktoi rënie të vlerës së aseteve dhe tërheqje të konsiderueshme të anëtarëve nga fondet. Megjithatë, rënia e yield-eve gjatë dy viteve të fundit ka bërë vlera e aseteve dhe numrit i investitorëve t’i kthehet rritjes me ritme të shpejta.

Fondet e investimit në Lekë i kanë përqendruar investimet e tyre sidomos në bono dhe obligacione të qeverisë shqiptare dhe në një masë më të vogël në mjete likuide (llogari bankare). Fondet në valutë kanë një spektër më të gjerë investimesh, por edhe aty në volume dominojnë instrumentet financiare të borxhit të qeverive dhe shoqërive tregtare. Disa prej fondeve janë të angazhuara edhe në investime në aksione, por pesha e tyre specifike në treg ngelet e ulët.

Në fund të tremujorit të dytë 2025, në treg ishin aktivë 16 fonde investimi, të administruara nga gjashtë shoqëri të ndryshme administruese. Tregu dominohet nga fondet në monedhën vendase, që përbëjnë më shumë se 91% të vlerës neto të aktiveve të fondeve të investimit në instrumente financiare. Në tre vitet e fundit, vlera e fondeve në valutë të huaj është ndikuar negativisht edhe nga efekti i kursit të këmbimit.

Mes fondeve, më i madhi me diferencë të konsiderueshme ngelet fondi i investimeve në Lekë, Raiffeisen Prestigj, me 63% të aseteve neto të tregut. Vijon fondi tjetër në lekë i shoqërisë Raiffeisen Invest, Raiffeisen Vizion, me 17% të vlerës neto të aseteve. Mes fondeve në valutë të huaj, më i madhi është Raiffeisen Invest Euro, me rreth 6% të vlerës neto të aseteve.

Ndërkohë, gjatë tre viteve të fundit në rritje paraqiten edhe fondet e investimeve alternative, Sea Land dhe Green View, që tashmë përbëjnë rreth 9.2% të aseteve neto të tregut. Asetet e këtyre fondeve janë të investuara kryesisht në pasuri të paluajtshme dhe rritja e vlerës së pronave ka dhënë efekt pozitiv në totalin e aseteve të këtyre fondeve./Monitor.al

amf

Sondazh

Poll

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit