Sot protesta e 34-t radhazi, qytetarët të vendosur për largimin e Edi Ramës: Ju erdhi fundi
Sot protesta e 34-t radhazi, qytetarët të vendosur për largimin e Edi Ramës: Ju erdhi fundi 3 Korrik, 19:24 ...
Sot protesta e 34-t radhazi, qytetarët të vendosur për largimin e Edi Ramës: Ju erdhi fundi 3 Korrik, 19:24 ...
Arrestimi i Granit Pepnikës në Dhërmi, policia jep detaje: Në pranga edhe dy të tjerë, në vilë armë...
Policia goditi skemën e mashtrimit me Call Center në Shkodër, zbulohen emrat 3 Korrik, 14:07 Goditja e Call-C...
Debat në Komisioni e Ligjeve/ Strazimiri: Ka njerëz të pafajshëm në burgje. Braho: Gjyqtari nuk ësht&eum...
Gjithashtu janë sekuestruar edhe 152 pajisje elektronike, nëpërmjet të cilave dyshohet se kryhej mashtrimi, si dhe materiale të tjera me interes për hetimin.
SHKODËR- Policia ka dalë në një njoftim zyrtar lidhur me goditjen ndaj call center-it në qytetin e Shkodrës. Blutë bëjnë me dije se në lagjen “Vasil Shanto”, është zbuluar një call center ku dyshohet se kryhej mashtrim kompjuterik. Në kuadër të kësaj janë arrestuar 4 persona dhe janë proceduar penalisht 61 punonjës, të cilët u kapën në flagrancë gjatë ndërhyrjes së Policisë, në call center.
Gjithashtu janë sekuestruar edhe 152 pajisje elektronike, nëpërmjet të cilave dyshohet se kryhej mashtrimi, si dhe materiale të tjera me interes për hetimin. Nga veprimet hetimore dyshohet se të arrestuarit organizonin veprimtarinë kriminale të mashtrimit kompjuterik në këtë subjekt dhe drejtonin grupet e punonjësve.
Njoftimi
Shkodër / Finalizohet operacioni i koduar “Netëork”.
Zbulohet në lagjen “Vasil Shanto”, një call center ku dyshohet se kryhej mashtrim kompjuterik. Arrestohen në flagrancë 4 shtetas, organizatorë dhe drejtues të kësaj veprimtarie. Procedohen penalisht 61 punonjës, të cilët u kapën në flagrancë gjatë ndërhyrjes së Policisë, në call center.
Sekuestrohen 152 pajisje elektronike, nëpërmjet të cilave dyshohet se kryhej mashtrimi, si dhe materiale të tjera me interes për hetimin.
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Shkodër, në bashkëpunim me specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, si rezultat i hetimeve të kryera me metoda proaktive, në funksion të një procedimi penal, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “Netëork”.
Si rezultat i operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit:
-F. P., 37 vjeç, banues në fshatin Bajzë, administrator i subjektit;
-L. M., 43 vjeç, B. N., 41 vjeç dhe N. B., 42 vjeç, të tre banues në Shkodër.
Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas organizonin veprimtarinë kriminale të mashtrimit kompjuterik në këtë subjekt dhe drejtonin grupet e punonjësve. Gjatë operacionit, në ambientet e subjektit u kapën në flagrancë, gjatë ushtrimit të aktivitetit, 61 shtetas, për të cilët nisi procedimi në gjendje të lirë.
Gjatë kontrollit të ambienteve u gjetën dhe sekuestruan me cilësinë e provës materiale, 152 pajisje elektronike (kompjuterë, laptopë dhe pajisje të tjera të përdorura për ushtrimin e veprimtarisë), një shumë parash, si dhe materiale të tjera me interes për hetimin. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme./Dosja.al
Foto ilustruse SHKODRA- Një tjetër rast i mashtrimit të qytetarëve përmes call-center është goditur nga Krimi Ekono...
Marius Dervishi TIRANË- Marius Dervishi, i njohur gjerësisht në publik si “Zebërvoki”, ka njoftuar vendimin p&e...
Foto ilustruse TIRANË-"Hi, I'm Adela, I'm calling you from FCA (Financial Conduct Authority)." Kjo është fjalia me të cilën, sipas...
Banesa në Lushnje FIER- Një banesë dykatëshe në fshatin Krutje të Lushnjes është përfshirë nga zjar...
Divjake DIVJAKË- Një operacion i koduar policor ka çuar në goditjen e një baze të kultivimit dhe përpunim...
Ekrem Bajroviq KOSOVË- Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur fajtor Ekrem Bajroviç për krime lufte kundër p...
Vincenzo Musacchio ITALI- Eksperti italian i krimit Vincenzo Musacchio ka deklaruar se mafia shqiptare është shndërruar në n...
Vuno VLORË- Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka ndërmarrë mëngjesin e kësaj të premteje ...
Foto ilustruse TIRANË- Ambasada amerikane në Tiranë u ka bërë thirrje shtestave amerikanë që gjenden në Tiran&...
Foto ilustruse Punësimi në sektorin shtetëror u zgjerua me tej vitin 2025, por duket se pjesa ma e madhe e rritjes ka ardhur nga pozicionet ...