LIVE UPDATES
Aktualitet

Projekti për Zvërnecin/ Kompania e Kushner për FT: E ardhmja e tij do të përcaktohet përfundimisht nga Shqipëria dhe populli shqiptar

Artikulli i publikuar nga Financial Times, me titull ironizuez “Flamingot e Shqipërisë përballë buldozerëve të familjes Trump”, e pozicionon Shqipërinë në qendër të një debati kompleks që ndërthur zhvillimin ekonomik, ruajtjen e mjedisit dhe të drejtën e pronës.

3 Korrik 2026, 14:20 Nga D.S

Projekti për Zvërnecin/ Kompania e Kushner për FT: E ardhmja e

TIRANË- Projekti i Jared Kushner dhe Ivanka Trump në Zvërnec dhe Sazan është bërë temë e diskutimeve të gjera në median ndërkombëtare. Artikulli i publikuar nga Financial Times, me titull ironizuez “Flamingot e Shqipërisë përballë buldozerëve të familjes Trump”, e pozicionon Shqipërinë në qendër të një debati kompleks që ndërthur zhvillimin ekonomik, ruajtjen e mjedisit dhe të drejtën e pronës.

Gazeta britanike analizon tensionet në rritje, duke u ndalur te protestat qytetare dhe shqetësimet e aktivistëve për dëmet e pakthyeshme në ekosistemin e lagunës së Nartës, një habitat i rëndësishëm i flamingove. Artikulli pasqyron gjithashtu ankesat e banorëve, të cilët pretendojnë se tokat e tyre janë tjetërsuar në mënyrë të paligjshme.

FT raporton se puna në terren, e cila kishte nisur që në muajin maj, duket se është pezulluar pas valës së protestave të ashtuquajtura “Revolucioni i Flamingove”. Ndërkohë që banorët shprehin frikë për pasojat e kundërshtimit të këtij projekti, përfaqësuesit e investitorëve këmbëngulin se synimi i tyre mbetet krijimi i një destinacioni të klasit botëror, duke premtuar se e ardhmja e projektit do të varet nga vendimi i Shqipërisë dhe popullit shqiptar.

Artikulli i plotë nga FT:

"Jared Kushner dhe Ivanka Trump planifikojnë një kompleks luksoz rezidencial, për të cilin banorët vendas thonë se rrezikon një rezervat natyror. Kodrat e gjelbra zbresin drejt një lagune me ujë të kaltër të ndritshëm. Pelikanët gjuajnë peshq. Në largësi, dallohen tufa flamingosh rozë. Për dy dekada, kjo pjesë e bregdetit shqiptar ka qenë një rezervat natyror i çmuar për shpendët shtegtarë, një nga zonat e fundit të egra në Adriatik.

Më pas, ajo tërhoqi vëmendjen e zhvilluesve: Jared Kushner dhe Ivanka Trump, të cilët e panë për herë të parë pesë vite më parë, teksa lundronin pranë saj me jahtin e një miku. Sot, një rrugë e re përshkon peizazhin e paprekur. Kodrinat janë çarë nga makineritë, ndërsa toka është mbuluar me bimë të shkulura dhe degë të thyera. Të paktën një sipërfaqe e madhe kënete është tharë dhe rrafshuar, e mbushur me gjurmë kamionësh. Shqetësimi i shumë shqiptarëve është se flamingot mund të largohen dhe të mos kthehen më kurrë.

Ndërtimi i kompleksit luksoz të planifikuar nisi në muajin maj, duke shkaktuar protesta të mëdha në Tiranë, në atë që tashmë është pagëzuar si “Revolucioni i Flamingove”.

Shkëndija që ndezi protestat ishte një video ku shfaqej një banor i zonës duke u tërhequr me forcë nga rojet private jashtë territorit të rrethuar rishtazi. Që prej asaj dite, protestuesit janë mbledhur çdo mbrëmje për gati një muaj, duke brohoritur se toka e Shqipërisë nuk është në shitje. Ata kërkojnë gjithashtu dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Kryeministri Edi Rama, i njohur për stilin e tij të drejtpërdrejtë dhe që synon anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, mbështeti në vitin 2024 një ndryshim të papritur ligjor, i cili lejoi ndërtimet për qëllime turistike në zonat e mbrojtura, me kusht që projektet të ishin të kategorisë “5 yje ose më lart”. Vetëm rreth dy javë pas hyrjes në fuqi të këtij ndryshimi, Jared Kushner publikoi në internet ilustrimet e projektit për bregdetin e Zvërnecit, ku paraqitej zhvillimi i ndërtimeve në gadishullin e mbrojtur.

Një masterplan vizionar prej 97 faqesh, i hartuar në nëntor 2025, parashikon ndërtimin e:

hoteleve;
vilave;
qindra apartamenteve;
zonave tregtare;
një fushe golfi;
një parku ujor;
fushave të tenisit;
një kazinoje;
si dhe mbi 700 mijë metra katrorë sipërfaqe ndërtimi dhe 70 mijë metra katrorë ambiente logjistike nëntokësore.

Një pjesë e lagunës unike, e cila strehon mijëra flamingo dhe është klasifikuar nga një agjenci shtetërore shqiptare si “Monument Natyror”, është parashikuar në këtë dokument për ndërtimin e një marine dhe një klubi jahtesh.

Masterplani është hartuar nga studioja arkitekturore Laboratory for Visionary Architecture dhe u publikua muajin e kaluar në internet nga një gazetar, i cili nuk iu përgjigj kërkesës së Financial Times për koment.

Një zëdhënës i Laboratory for Visionary Architecture deklaroi:

“Dokumenti që po qarkullon është në fakt një studim paraprak i hartuar nga zyra jonë, një nga disa studime të realizuara për Gadishullin e Sazanit, siç tregohet edhe në vetë dokumentin.” Nga ana tjetër, qeveria e Edi Ramës ka deklaruar se ky masterplan është shqyrtuar dhe është rrëzuar, ndërsa një plan i ri është duke u hartuar dhe do t’i nënshtrohet një vlerësimi të thelluar të ndikimit në mjedis.

Zhvilluesit e projektit, një investim me vlerë rreth 2 miliardë euro, i udhëhequr nga Jared Kushner dhe bashkëshortja e tij Ivanka Trump, në partneritet me Kastrati Group në Shqipëri dhe Assets Group me bazë në Katar, në pronësi të dy vëllezërve miliarderë me origjinë siriane, thanë se “nuk duhet të nxirren përfundime bazuar në kontrata të veçanta konsulence apo materiale paraprake planifikimi.” Ata këmbëngulin se projekti do të respektojë mjedisin. Por banorët vendas dhe aktivistët mjedisorë argumentojnë se kjo është e pamundur.

“Flasin për mbrojtjen e mjedisit… por po ndërtojnë një qytet,” tha Joni Vorpsi, përfaqësues i organizatës joqeveritare Protection and Preservation of Natural Environment in Albania.

“Kjo është pjesa më e egër e Adriatikut. Këtu shumohen breshkat e detit. Është një nga vendet më magjike që kemi… dhe dëmet janë tashmë të mëdha,” i tha Vorpsi Financial Times, gjatë një vizite në zonë. Pas shpërthimit të protestave në Tiranë, punimet duket se janë ndërprerë. Javën e kaluar nuk u panë kamionë, materiale ndërtimi apo punëtorë në kantier, ndërsa gardhi i ri që rrethonte zonën ishte hequr.

Parlamenti Europian, i cili ka rol në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, kërkoi në mesin e muajit qershor vendosjen e një moratoriumi për të gjitha ndërtimet dhe lejet e reja në zonat e mbrojtura, si edhe shfuqizimin e ndryshimit ligjor që lejon ndërtimet turistike të kategorisë “5 yje” në këto zona.

Për Marjana Koçekun, deputete 25-vjeçare në Tiranë, protestat tregojnë një ndryshim të rëndësishëm në mënyrën se si brezi i ri i shqiptarëve e sheh vendin e vet.Pas rënies së regjimit komunist në vitin 1991, Shqipëria përjetoi emigrim masiv, por ky fenomen ka filluar të ngadalësohet. Sipas Koçekut, edhe shumë anëtarë të diasporës janë kthyer në Tiranë për t’iu bashkuar protestave.

“Prindërit tanë na rritën me idenë se lumturia ndodhej përtej kufijve,” tha Koçeku.

“Por protestat po tregojnë se shqiptarët po e shohin tokën e tyre si një vend ku duhet të jetojnë, dhe jo si një vend nga i cili duhet të largohen.”

Vetë historia e Marjana Koçekut pasqyron këtë ndryshim. E rritur në një fshat të izoluar malor në veri të Shqipërisë, ku mund të shkohej vetëm me varkë, ajo u largua drejt Italisë për të studiuar. Më pas u kthye në Shqipëri për të zhvilluar një projekt të turizmit të qëndrueshëm në pronën e familjes së saj, përpara se të hynte në politikë.

Muajin e kaluar, Koçeku u largua nga Partia Socialiste e kryeministrit Edi Rama për shkak të projektit në bregdetin e Zvërnecit, duke u bërë e vetmja deputete e pavarur në Parlamentin e Shqipërisë.

Që prej asaj kohe, ajo thotë se ka marrë kërcënime. Përveç projektit në bregdetin e Zvërnecit, investitorët kanë parashikuar një investim me vlerë të ngjashme edhe për zhvillimin e një kompleksi tjetër në ishullin e Sazanit, ishulli i vetëm i Shqipërisë, që ndodhet përballë bregdetit dhe lagunës së mbrojtur. Në një podcast të publikuar së fundmi, Ivanka Trump e përshkroi Sazanin si:

“Një ishull i bukur dhe privat në mes të Mesdheut… Ishim në varkën e një miku dhe u ndalëm për të notuar… kështu e zbuluam.” Megjithëse projekti në Sazan ka shkaktuar më pak shqetësim mes ambientalistëve sesa ai i Zvërnecit, njerëz që e njohin mirë zonën thonë se çdo plan për zhvillimin e ishullit është jorealist. Sazani është një ishull i vogël pa banorë të përhershëm. Pozicioni i tij strategjik ka bërë që për shumë vite të përdorej si bazë ushtarake. Edhe sot ai është i mbushur me godina të braktisura ushtarake, bunkerë dhe tunele.

Një tjetër rrezik janë edhe minat e pashpërthyera që ndodhen nën ujë. “Kur fryn era në ishull, shpejtësia e saj mund të arrijë lehtësisht 60, 90, madje edhe mbi 100 kilometra në orë. Mezi arrijmë të qëndrojmë në këmbë. Nuk ke ku të strehohesh,” tha Artur Mecollari, ish-komandant i Marinës Shqiptare, i lindur në një familje ushtarake dhe i rritur fillimisht në Sazan e më pas në bregdetin përballë tij.
Ai tregoi se në vitin 2008 mori pjesë në kërkimet për municione të mbetura në një pjesë të ishullit dhe beson se rreziku ende ekziston.

“Sa i përket ujit të pijshëm, ne shpuam deri në 3.500 metra dhe nuk gjetëm asgjë,” tha ai. “Nuk besoj vërtet se Kushner do të vijë… Mendoj se ai nuk e ka idenë se çfarë përfaqëson ky ishull. Sazani nuk mund të zhvillohet. Ky është vlerësimi im.”

Një zëdhënës i Sazan Real Estate Development LLC, shoqëria që zhvillon projektin në Shqipëri, deklaroi se synimi i kompanisë është krijimi i “një destinacioni të klasit botëror”, i mbështetur në “projektim të kujdesshëm, administrim të përgjegjshëm të mjedisit dhe mundësi ekonomike afatgjata.”

Asher Abehsera, kryetar i kompanisë, i tha Financial Times se projekti “është konceptuar për të sjellë vlera afatgjata mjedisore, sociale dhe ekonomike për Shqipërinë, duke respektuar dhe ruajtur trashëgiminë e jashtëzakonshme natyrore të vendit.”

Ai shtoi se aktualisht është në proces hartimi i një vlerësimi të ndikimit në mjedis. Në një intervistë të fundit për Financial Times, kryeministri Edi Rama deklaroi se projekti në bregdetin e Zvërnecit do t’i sillte përfitime rezervatit natyror, duke pastruar lagunën e ndotur, restauruar kanalet e dëmtuara ujore dhe duke e bërë zonën “20 deri në 25 për qind më të gjelbër.”

“Nëse mendoni se mbroni natyrën thjesht duke mos e prekur, bëni një gabim shumë të madh,” tha Rama.

“Nuk po mendoni për rigjenerimin.”
Joni Vorpsi, përfaqësues i organizatës mjedisore, nuk pajtohet me këtë qëndrim.

Ai iu referua një raporti të vitit 2024 të një kompanie konsulence me seli në Vjenë, e specializuar në lumenj dhe ligatina, e cila e përshkruan zonën e Vjosës si “të jashtëzakonshme” për integritetin e saj hidromorfologjik.

Megjithatë, projekti nuk kundërshtohet vetëm nga ambientalistët. Edhe pronësia mbi tokën ku parashikohet ndërtimi është objekt i një beteje gjyqësore që zgjat prej më shumë se një dekade. Në një kodër të vogël me pamje nga laguna e flamingove, banorët e fshatit Zvërnec kultivojnë fiq, ullinj dhe kujdesen për kopshtet e tyre.

Ata këmbëngulin se toka ku pritet të ndërtohet kompleksi luksoz u përket familjeve të tyre dhe iu është dhënë pas rënies së regjimit komunist.

“Në vitin 1991 na u dha toka që kishte qenë e prindërve tanë,” tha kryetari i fshatit, Kostaq Konomi, duke treguar dokumente që, sipas tij, dëshmojnë se familja e tij, ashtu si shumë të tjera, mori një parcelë të vogël.
Por më shumë se një dekadë më vonë, banorët thonë se zbuluan se zyra e kadastrës kishte lëshuar në heshtje dokumente pronësie konkurruese për të njëjtën tokë në emër të biznesmenit Artur Shehu.

Prokurorët shqiptarë kanë lëshuar së fundmi një urdhër-arrest ndaj Artur Shehut dhe disa biznesmenëve të tjerë, të dyshuar për përfshirje në trafik ndërkombëtar droge dhe pastrim parash përmes investimeve në pasuri të paluajtshme në Shqipëri.

Banorët e Zvërnecit dyshojnë gjithashtu se pas kalimit të pronësisë së tokave të tyre ka pasur korrupsion. Një prej protestuesve në Tiranë e përshkroi çështjen e pronësisë së tokës si “plaga më e thellë e hapur e vendit.”

Një zëdhënës i Sazan Real Estate Development LLC deklaroi:

“Ne vazhdojmë të besojmë se blerjet e tokës janë kryer në mënyrë të ligjshme dhe në përputhje me procedurat e zbatueshme.” Kushner dhe partnerët e tij të biznesit u tërhoqën vitin e kaluar nga projekti për ndërtimin e një hoteli Trump në Serbi, pasi projekti u përball me reagim të fortë publik dhe hetime në vend zbuluan probleme ligjore.

I pyetur nëse projekti në Shqipëri mund të përballet me të njëjtin fat, zëdhënësi i kompanisë u përgjigj se: “E ardhmja e tij do të përcaktohet përfundimisht nga Shqipëria dhe populli shqiptar.” Një zëdhënës i Jared Kushner nuk pranoi të komentonte, ndërsa përfaqësuesit e Ivanka Trump nuk iu përgjigjën kërkesave për koment.

As Kastrati Group dhe as Assets Group, kompania me bazë në Katar, nuk iu përgjigjën kërkesave të Financial Times. Një banore e Zvërnecit tha se nuk arrin ta kuptojë se si toka e familjes së saj, për të cilën prej shumë vitesh ka paguar taksat, mund t’i ishte shitur investitorëve të huaj nga dikush tjetër për ndërtimin e një kompleksi ekskluziv.

“Nëse doni zhvillim, pse të mos e ndërtoni… diku ku mund ta shijojnë si të pasurit, ashtu edhe të varfrit?” tha ajo, duke kërkuar të mbetet anonime nga frika e pasojave që mund të kishte nga qeveria. Kur Ivanka Trump vizitoi Zvërnecin së bashku me arkitektët e saj në muajin janar, banorët panë një autokolonë të madhe me automjete SUV dhe makina policie.

“Njerëzit e pushtetshëm mund të bëjnë çfarë të duan,” tha kryeplaku i fshatit, Kostaq Konomi./Dosja.al

sazan zvernec

Sondazh

Poll

Dalin pamjet nga arrestimi i ‘bosit’ të call center-ave, Granit Pepnika teksa fshihej në Dhërmi

Dalin pamjet nga arrestimi i ‘bosit’ të call center-ave, Granit Pepnika teksa fshihej në Dhërmi

Stuhi shiu e breshëri në Elbasan, dëme në bujqësi dhe probleme në qarkullim

"140 nëpunës të administratës kanë hyrë në një program të IA"/ Rama: Do të shtrihet edhe...

Rama: Shqipëria po punon për modelin e parë të IA për prokurimet publike

Rama: Sistemi për herë të parë në Shqipëri, po lufton me korrupsionin

Rama tregon rastin e të moshuarës: Njerëzit nuk dalin në protestë vetëm për halle...

Rama për protestat: Janë mbledhur të gjithë dështakët dhe zemërakët

Aksion i IKMT në Jalë, shembet beach bar-i i ndërtuar pa leje

Dita e 33-të e protestës, protestuesi: U bëj thirrje pensionistëve të vijnë në protestë

Reagon protestuesi që u shoqërua në komisariat: Prangat na bënë ta duam më shumë lirinë

"Policia të mos ushtrojë dhunë"/ Ish-oficeri Ahmeti thirrje Hitës: Mbroje popullin tënd me ligj

Aktivisti nga kryeministria: Ata që janë sot në qeli do zëvendësohen me ministrat e qeverisë Rama

Gazetari lexon deklaratën në emër të protestuesve: Agresionit do i përgjigjemi me rezistencë

Protesta e 33-të, protestuesit para kryeministrisë: Edi Rama, o tradhtar, liro çunat sa më parë

Protesta para Parlamentit/ Aktivistja: Policët provokuan dhunë dhe ishte tërësisht joprofesionale

Dita e 33-të e protestës/ Qytetarët mblidhen në sheshin 'Skënderbej'

Urbani po kalonte në zonën ku ata po protestonin, protestuesit gjuajnë me vezë autobusin e Tufinës

Aktivisti: Taulant Balla është një bandit, i ka bërë thirrje policisë të ushtrojë dhunë

Protestuesja i gjen deputetët brenda qendrës tregtare: Idiot je vetë, palaço! I fshiheni popullit

Përshkallëzohet situata, protestuesit thyejnë xhamat e makinave të policisë

Përplasje fizike mes protestuesve dhe efektivëve të policisë, nisin arrestimet masive

Momenti kur një protestues godet me gur në kokë efektivin e policisë

Tensione te Kuvendi, protestuesit pengojnë largimin e Peleshit dhe qëllojnë me vezë automjetin e tij

Vijojnë tensionet, protestuesit heqin pjesë të gardhit metalik te Ministria e Brendshme

Adriatik Lapaj i bashkohet revoltës, protestuesit i kërkojnë të largohet

Tensione para parlamentit/ Protestuesit qëllojnë me miell e vezë makinën e Niko Peleshit

Protesta para Parlamentit/ Lëndohen tre efektivë, tre protestues shoqërohen me ambulancë

Spraj lotsjellës ndaj protestuesve, qytetarët pësojnë komplikacione shëndetësore

Protesta para Kuvendit/ Qytetari: Nisi shumë paqësisht, por më pas nisën provokime

Protestuesit heqin kordonin e policisë, efektivët përplasen me qytetarët

Protesta para Kuvendit/ Spiropali: Nuk duhet të merremi me protestuesit por me veten

Protestuesja qëllon me vezë deputetin e PS, Ramion Kurti

Deputeti i PS tenton të shkojë drejt Kuvendit nga qendra tregtare, por gjen dyert e mbyllura

Përshkallëzohet protesta para parlamentit, policia shoqëron pesë qytetarë

Protesta para Kuvendit/ Protestuesit presin deputetët e opozitës me thirrjet: Opozitë e shitur!

Aktivistët mobilizohen sërish: Do ndalojmë deputetët të futen në seancë, s’na përfaqësojnë

Dita e 32-të e protestës, qytetarët- Ramës: Do të të rrëzojmë si Enver Hoxha

Dita e 32-të e protestës, studentët: Kemi pafund arsye për të protestuar!

Studentët në ditën e 32-të të protestës: Nuk jemi financuar nga asnjë organizatë

Berisha:Është tradhti ndaj idealeve të lirisë po të mos mbështesësh këtë lëvizje të gjeneratës së re

Berisha: Këshilli Kombëtar do të drejtohet nga një zonjë, ja dy kandidaturat

Dita e 32-të e protestës/ Pensionisti: Duhet t’i kontrollojmë pasurinë politikanëve

Berisha: Mbështesim lëvizjen e gjeneratës së re, e cila nuk ndalet pa e rrëzuar këtë qeveri

Shpërndanin lëndë narkotike në plazhin e Durrësit, kapen në flagrancë dy të rinjtë

Salla shpërthen në të qeshura nga deklarata e Ramës: Ëndrra ime, të luftoj korrupsionin në Gjermani

Rama pranon se protestat janë kundër qeverisë: Mesazh i rëndësishëm për mua...

Rama nga Gjermania: Askund ky transformim nuk është me kaq ndikim

Rama: Shqipëria ka më shumë se 1000 shërbime publike digjitale

Plas te Zgjedhorja/ Manja lëshon gojën ndaj Ivi Kasos: O legen, qepe gojën

Protestuesit mblidhen para SPAK: Hetoni kryeministrin Rama, 'Albanian File' është provë krimi