LIVE UPDATES
Aktualitet

‘AlbaScan’, kompania në sekuestro nga SPAK për AKSHI-n, fiton tenderin 1 mld lekë për skanerat në 2 porte

Edhe pse në gjëndje sekuestro nga SPAK, kompania “AlbaScan” në datën 30 Prill 2026, është shpallur fituese e një tenderi me fond limit prej më shumë se 1.4 milion euro, ku qëllimi është “Instalimi i sistemit elektronik E-Gate për Pikën e Kalimit Kufitar në Portin e Durrësit dhe në Portin e Sarandës.

6 Maj 2026, 15:07 Nga Elton Qyno
‘AlbaScan’, kompania në sekuestro nga SPAK për AKSHI-n,
Foto ilustrsue

Teksa kompania “AlbaScan”, prej 22 Prillit 2026 është vënë në sekuestro nga SPAK dhe njëri prej pronarëve të saj, Elisjon Jorgji, është vënë nën hetim, kjo nuk ka ndikuar aspak për të vijuar fitimin e tenderave të tjerë në Administratën Publike.

Edhe pse në gjëndje sekuestro nga SPAK, kompania “AlbaScan” në datën 30 Prill 2026, është shpallur fituese e një tenderi me fond limit prej më shumë se 1.4 milion euro, ku qëllimi është “Instalimi i sistemit elektronik E-Gate për Pikën e Kalimit Kufitar në Portin e Durrësit dhe në Portin e Sarandës.

Tenderi rezulton të jetë hapur nga Operatori i Blerjeve të Përqendruara, në muajin Shkurt 2026. Në këtë procedurë kanë marrë pjesë disa kompani mes të cilave “Communication Progress” e Gentian Likaj, “PC Store”, “In Continu ET Services Sas”, "Infosoft Systems", “TCN” e Adrian Shehut, “Novus”, “AlbaScan”, "Image & Communications Development", "Dermalog Identification Systems" dhe të tjerë.

Ndërsa fituesi është shpallur Bashkimi i Operatorëve Ekonomikë i lidhur mes dy kompanive, “AlbaScan” e Elision dhe Elton Jorgjit që në këtë format pjesëmarrje (BOE) zotëron 65 për qind të tenderit dhe "Image & Communications Development" e Igli Gjelishtit, që zotëron 35 për qind të tenderit.

Këto dy kompani janë shpallur fituese nga Operatori i Blerjeve të Përqendruara, duke çuar ofertën ekonomike prej 1 milion euro me qëllim kryerjen e këtij shërbimi në dy Portet Shqiptare, atë të Durrësit dhe Sarandës.

Ndërsa u s’kualifikuan nga pjesëmarrja ofertuesit si “Infosoft Systems”, “Novus”, “PC Store”, “TCN” e të tjera. Ky është tenderi i parë që “AlbaScan” fiton edhe pse kompania dhe llogaritë e saj janë vendosur në sekuestro nga SPAK, për çështjen hetimore të paracaktimit të tenderave publikë që janë zhvilluar nga AKSHI.

Kompania “AlbaScan” është një shoqëri që ka fituar dhe tendera në SPAK me vlerë prej 1 miliard lekësh. Ndërkohë tashmë do implementojë një tjetër projekt me Igli Gjelishtin, atë të ndërtimin të portave elektronike në terminalin e portit të Durrësit dhe Sarandës.

Sipas dokumenteve të tenderit, objektivi i përgjithshëm i këtij projekti është projektimi, zhvillimi dhe implementimi i sistemit elektronik “Border Controller”, i cili do të mundësojë verifikimin e automatizuar të udhëtareve në 2 pika kufitare portuale të Republikës së Shqipërisë, Porti i Durrësit dhe Porti i Sarandës, me mundësi zgjerimi në të ardhmen në pikat e tjera kufitare detare apo tokësore.

Në dokumente thuhet se sistemi do të ndërtohet mbi teknologjinë moderne dhe arkitekturë të sigurte, duke përdorur pajisje inteligjente për lexim dokumentesh, kapje të imazheve në kohë reale dhe validim biometrik.

Ky projekt synon të sigurojë rritjen e sigurisë kufitare, lehtësimin e procedurave të kalimit dhe rritjen e efikasitetit operacional, duke garantuar integritet, konfidencialitetin dhe disponueshmërinë e të dhënave personale, në përputhje me standardet ndërkombëtare të sigurisë kufitare dhe mbrojtjes së të dhënave. Mësohet se e njëjta teknologji është implementuar dhe në Pikën e Kalimit Kufitar në Aeroportin e Rinasit./ Syri.net

spak “albascan” 1.4 milion euro

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj