Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Jep dorëhqjen, nuk ka dialog!
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës 18 K...
I riu është identifikuar si Klevi Kananaj, i lindur në Vlorë.

VLORË- Policia e Shtetit ka arrestuar një 30-vjeçar, si pjesë e një grupi kriminal që akuzohet për trafik të një kontejneri me kokainë, sekuestruar në shkurt të këtij viti në portin e Vigos në Spanjë.
I riu është identifikuar si Klevi Kananaj, i lindur në Vlorë. Sipas njoftimit të uniformave blu, dyshohet se roli i 30-vjeçarit ka qenë vëzhgimi i kontejnerit, nga jashtë terminalit.
Ai është larguar fillimisht drejt Katalonjës, dhe, 11 ditë pas ngjarjes, ka ikur në Itali. Bëhet me dije se, vijon bashkëpunimi ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Madridit, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e 30-vjeçarit.
Njoftimi zyrtar:
"Si rezultat i shkëmbimit në kohë reale të informacionit, ndërmjet homologëve spanjollë dhe shërbimeve të DFPO-së, nëpërmjet specialistëve të Interpol Tiranës, në lidhje me vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar, u finalizua operacioni i koduar “Operacionalja 93”.
Gjatë kësaj faze u lokalizua në Vlorë dhe u arrestua provizorisht, me qëllim ekstradimin në Spanjë, shtetasi K. K., 30 vjeç, i lindur në Vlorë.
Për këtë shtetas, autoritetet gjyqësore në Spanjë, më datë 03.03.2026, kanë lëshuar urdhër arresti, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.
30-vjeçari akuzohet se ka bashkëpunuar me shtetas të tjerë, për të trafikuar në Spanjë, 82.84 kg Kokainë, fshehur në një kontejner. Lënda narkotike u sekuestrua nga Policia spanjolle, më datë 05.02.2026, në portin e Vigos, ku gjithashtu u arrestuan në flagrancë, gjatë përpjekjes për të nxjerrë ngarkesën, 2 shtetas.
Nga hetimet dyshohet se roli i 30-vjeçarit ka qenë vëzhgimi i kontejnerit, nga jashtë terminalit. Ai është larguar fillimisht drejt Katalonjës, dhe, 11 ditë pas ngjarjes, ka ikur në Itali.
Vijon bashkëpunimi ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Madridit, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e 30-vjeçarit.", njofton policia./Dosja.al
Foto ilustruese Gratë dominojnë garën për vendet e punës në administratën publike, duke përbërë pothuajse...
Flamur Kapllani dhe Dionis Teqja TIRANË- Një letër e çuditshme, e paprecedentë më parë, është shpërndar...
policia e shtetit TIRANË- Policia e Shtetit ka njoftuar masa të reja për parandalimin e aksidenteve rrugore, pas ngjarjes së r&eu...
Rigels RAJKU TIRANË- Reperi Rigels Rajku, i njohur me emrin e artit si 'Noizy', u paraqit këtë të mërkurë në...
Vincenzo Di Lauro. ITALI- Autoritetet italiane antimafia kanë goditur një grup kriminal në Napoli, e cila shërbente si urë li...
DURRËS- Pas ngjarjes tragjike në Spitallë, banorët e Arapajt në Durrës kanë lajmëruar një protestë sot ...
Servet Pëllumbi TIRANË- Sot do të mbahet ceremonia mortore në nderim të ish-kryetarit të Kuvendit, Servet Pëllumbi....
Foto ilustruese GREQI- Një anije mallrash është fundosur në orët e para të mëngjesit të sotëm në...
foto nga vengjarja BERAT- Momente paniku janë zhvilluar në aksin Berat-Lushnjë, ku një automjet është përfshirë nga...
HOLLANDË- Aktgjykimi përfundimtar gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Dhom...