Protesta e 31-të rradhazi, qytetarët të vendosur për largimin e Ramës: Jepe dorëheqjen, ju erdhi fundi
Protesat e 31/ Qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen! 30 Qershor, 19:41 “K...
Protesat e 31/ Qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen! 30 Qershor, 19:41 “K...
Aksidenti në autostradën Tiranë-Durrës/ Furgoni me pasagjerë doli nga rruga, humbin jetën dy persona të cil&...
"Ndryshimi fillon me ne"/ Protestë sot në orën 10:00 para Parlamentit: Është koha të zgjohemi 30 Qershor, 09:31 ...
"Do vijoj të jem pjesë e PS"/ Spiropali: Jemi duke punuar për draftin për Shqipërinë e re 30 Qershor, 10:19 ...
Nga të dëmtuarit, 7 persona janë në gjendje të rëndë, ndërsa 5 të tjerë kanë pësuar dëmtime të lehta dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Të gjithë të dëmtuarit po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.

TIRANË- Policia e Shtetit ka reaguar zyrtarisht, duke saktësuar bilancin e aksidentit të rëndë të ndodhur rreth orës 15:00 në autostradën Durrës–Tiranë, në segmentin Qafë Kashar–Casa Italia. Blutë bëjnë me dije se si pasojë e aksidentit ka humbur drejtuesi i autobusit, 36-vjeçari me inicialet R. H dhe janë plagosur 12 persona të tjerë.
Nga të dëmtuarit, 7 persona janë në gjendje të rëndë, ndërsa 5 të tjerë kanë pësuar dëmtime të lehta dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Të gjithë të dëmtuarit po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore. Policia shpjegon se konfuzioni në informacionet e para u krijua për shkak të situatës së rëndë në vendngjarje dhe transportimit të të lënduarve në disa spitale.
Një fëmijë, i cili mbërriti në një spital privat pa shenja jete dhe fillimisht u raportua si viktimë, u rikthye në jetë falë ndërhyrjes së ekipit mjekësor. Më pas ai u transportua në Spitalin Ushtarak, ku ndodhet nën kujdes intensiv. Ndërkohë, grupi i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet në vendngjarje për përcaktimin e shkakut të aksidentit dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit.
Njoftimi i Policisë:
Përditësim informacioni dhe saktësim i të dhënave për aksidentin e rëndë rrugor, të ndodhur rreth orës 15:00, në autostradën Durrës–Tiranë, në segmentin Qafë Kashar–Casa Italia. Në vijim të deklaratës për media të dhënë nga Drejtori i Policisë Rrugore, Drejtues i Parë Perlat Vatoci, në të cilën u deklarua se si pasojë e aksidentit kishin humbur jetën dy shtetas dhe 15 shtetas të tjerë po merrnin ndihmë mjekësore, pas saktësimit të informacionit rezulton se:
Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën një shtetas, konkretisht drejtuesi i autobusit, shtetasi R. H., 36 vjeç, banues në Kombinat, Tiranë. Gjithashtu, janë dëmtuar 12 shtetas, pasagjerë në autobus, dhe jo 15 shtetas. Nga të dëmtuarit, 7 shtetas janë në gjendje të rëndë, ndërsa 5 të tjerë kanë pësuar dëmtime të lehta dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Të gjithë të dëmtuarit po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.
Konfuzioni në raportimin fillestar u krijua për shkak të situatës së rëndë në vendngjarje dhe transportimit të të dëmtuarve si në spitalin shtetëror, ashtu edhe në një spital privat. Një fëmijë, i cili mbërriti në spitalin privat pa shenja jete dhe fillimisht u raportua si viktimë, u rikthye në jetë nga ekipi mjekësor përmes procedurave të reanimimit. Më pas, fëmija është transportuar në Spitalin Ushtarak dhe ndodhet nën kujdes intensiv mjekësor. Ndërkohë, grupi i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet në vendngjarje për përcaktimin e shkakut të aksidentit dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit./Dosja.al
Foto ilustruse TIRANË- Qytetarët do të mblidhen sërish sot në sheshin ‘Skënderbej’, në orën 1...
pamjet TIRANË- Gjashtë protestuesit e arrestuar janë liruar nga Policia pas tensioneve të regjistruara gjatë protestës s&eum...
Foto ilustruse TIRANË- Ministria e Shëndetësisë ka dalë në një njoftim zyrtar, në lidhje me aksidentin tragjik...
TIRANË- Aktivisti dhe aktori Shkëlzen Bushi ka folur pasi u lirua nga policia. Duke folur për mediat, ai theksoi se populli shqiptar tani ...
TIRANË- Avokati i Popullit, Endri Shabani ishte në komisariatin ku u shoqëruan gjashtë aktivistët, të cilët po protestonin ...
TIRANË- Njëri prej protestuesve të liruar nga Komisariat 1, pas shoqërimit ditën e sotme për shkak të incidenteve të n...
Dritan Goxhaj TIRANË- Dritan Goxhaj pak minuta pas lirimit nga Policia ka deklaruar se këtë të fundit ushtruan dhunë në ...
Pamje TIRANË- Një aksident i rëndë u rregjistrua ditën e sotme në autostradën Durrës-Tiranë, ku një ...
pamjet TIRANË- Aktivistët Dritan Goxhaj dhe Shkëlzen Bushi janë liruar nga Komisariati nr.1 ku qëndruan për pak orë pas...
pamjet TIRANË- Detaje të reja vijojnë të dalin nga aksidenti tragjik në autostradën Tiranë–Durrës, ku d...