Përplasjet në Veri, Kurti: Në demokraci s'ka vend për dhunë fashiste. Reagime edhe nga Tirana: Serbia mos të provokojë!
Takimi me zyrtarin e BE-së/ Osmani: Bandat kriminale të mbështetura nga Vuçiçi kanë qëllim destabilizimin...
Takimi me zyrtarin e BE-së/ Osmani: Bandat kriminale të mbështetura nga Vuçiçi kanë qëllim destabilizimin...
foto ilustruese Përplasen dy makina në aksin Gjirokastër-Jorgucat, plagosen tre persona 30 Maj, 10:55 P&e...
Nuredin Dumani del nga burgu, shoqërohet drejt GJKKO-së, sot do dëshmojë sot për 4 vrasjet në Durrës 30 Maj,...
Tensionet në veri/ Reagon Franca: Dënojmë dhunën! Kjo është një çështje e sigurisë europiane...
Vendimi është marrë pasi Prokuroria e Tiranës u tërhoq nga ankimi që i bëri vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë, e cila në Dhjetor të 2021 pushoi hetimet ndaj tij për mungesë të provave.
VORË- Agim Kajmaku ka mbyllur "hesapet" me drejtësinë shqiptare. Çështja ndaj ish-kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmakut, i akuzuar për falsifikim të formularit të dekriminalizimit u pushua përfundimisht në Gjykatën e Apelit të Tiranës. Vendimi është marrë pasi Prokuroria e Tiranës u tërhoq nga ankimi që i bëri vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë, e cila në Dhjetor të 2021 pushoi hetimet ndaj tij për mungesë të provave.
Pas arrestimit në Itali të Kajmakut, i cili u vendos në pranga për çështje të trafikut të drogës në Maj të 2022, Prokuroria e Tiranës tha se i qëndronte kërkesës për fajësinë e tij, por vetëm 6 muaj më pas u tërhoq nga kjo kërkesë. Hetimet ndaj tij nisën në 2019 me dyshimet se Kajmaku kishte fshehur një dënim në Greqi.
Ndërkohë që nga ana tjetër Kajmaku i "shpëtoi" edhe rrjetës së SPAK. Kjo pasi Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsonit dhe Krimit të Organizuar nuk nisi asnjë hetim pasuror ndaj tij pasi u kap në Itali me lëndë narkotike.
Kajmaku u zgjodh kryebashkiak i Vorës në zgjedhjet e bojkotuara nga opozita më 30 qershor 2019. Zgjedhja e tij u denoncua nga Partia Demokratike, së bashku me atë të Valdrin Pjetrit në Shkodër dhe disa kryebashkiakëve të tjerë të Partisë Socialiste, për shkelje të ligjit të dekriminalizimit. Akuzat ndaj Kajmakut rezultuan të vërteta pas verifikimeve të kryera nga Prokuroria e Përgjithshme. Ai e humbi mandatin më 1 nëntor 2019, për shkak se nuk kishte deklaruar në formularin e dekriminalizimit ndalimin dhe hetimin e tij në Greqi nën emrin Jorgo Toto për veprën penale të përdorimit të parave false. Më pas, më 27 maj 2022, u kap në Itali me 22 kg me kokainë.
Harta e Shqipërisë Në Shqipëri nuk ka më ndarje zonale për rrezikun sizmik, pasi i gjithë territori konsiderohet një...
Foto ilustruese TIRANË- Në Angli nuk ka vetëm shqiptarë që ëndërrojnë të shkojnë emigrantë, por...
Konvaleshenca TIRANË- Aroma e dikurshme e pishave është zëvendësuar me erën e keqe të ujërave të zeza në ...
Foto ilustruese BARI- Një shtetas shqiptar ushtronte profesionin e dentistit në mënyrë të paligjshme në Itali dhe për k&...
Banori MILOT- Banorët e Fushë Milotit kanë protestuar ditën e sotme duke kërkuar ndalimin e kalimit të automjeteve...
Makina TIRANË- Ramadan Nikolli ka folur edhe një herë për ngjarjen se si i ishte vjedhur për 3 minuta makinën e tipit “...
Pellumb Islami GREQI- Një person, i akuzuar për vrasjen e hidraulikut shqiptar Pëllumb Islami një muaj më parë në Athin&...
Policia TIRANË- Policia e kryeqytetit ka vënë në pranga 17 persona të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale. ...
Autobusi TIRANË- Autobusi i linjës së "Kombinat" është përfshirë ditën e sotme nga flakët. Teksa ishte n&...
Global Finance shpalli çmimet e saj për të 30-in vit radhazi për bankat më të mira në Evropën Qëndror...