Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Policia bën të ditur se një vajzë 17 vjeçare është larguar nga banesa, e babai i saj kërkon ndihmën e autoriteteve për ta gjetur.
TIRANË- Policia e kryeqytetit ka vënë në pranga 17 persona të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale. Të arrestuar janë persona të ndryshëm pasi akuzohen për dhunë në familje, mashtrim, ngacmim seksual dhe përdorim të lëndëve narkotike.
Po ashtu, Policia bën të ditur se një vajzë 17 vjeçare është larguar nga banesa, e babai i saj kërkon ndihmën e autoriteteve për ta gjetur.
NJOFTIMI I POLICISË:
Tiranë/Vihen në pranga 17 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Tiranë arrestuan shtetasit Xh. M., 26 vjeç, A. H., 25 vjeç, F. S., 24 vjeçe, G. S., 24 vjeçe, G. Xh., 23 vjeçe dhe A. Xh., 22 vjeçe, të gjithë banues në Tiranë. Këta shtetas administronin një qendër masazhesh në Unazë të Re, në të cilën ushtrohej aktiviteti i paligjshëm të prostitucionit. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 7 aparate celulare, 1 njësi kompjuterike, 1 DVR dhe shuma parash të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin M. R., 26 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur dhe ngacmuar seksualisht një shtetase. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasit:
- V. S., 22 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe i sekuestruan një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike kanabis dhe një përforcues grushti (dorezë metalike);
- R. T., 37 vjeç, banues në Tiranë, pasi i ka vjedhur biçikletën shtetasit E. A., si dhe një shumë parash shtetasit O. V.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin S. B., 55 vjeç, banues në Tiranë, pasi në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtjeje. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë arrestuan shtetasin E. H. (D)., 37 vjeç, banues në Berat, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit:
- A. D., 18 vjeç dhe Xh. B., 37 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi u kapën duke drejtuar motomjetet, pa leje drejtimi;
- G. P., 18 vjeç, banues në Vorë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi;
- G. Q., 31 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi duke drejtuar autobusin e linjës së Krrabës, në Rrugën e Elbasanit, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e autobusit. Për pasojë autobusi është përplasur me një automjet të parkuar dhe më pas është përmbysur. Nga aksidenti kanë mbetur të dëmtuar drejtuesi i autobusit dhe 5 pasagjerë, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën;
- A. K., 36 vjeç, banues në Dibër, pasi duke drejtuar automjetin, në Rrugën e Arbrit, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin E. M. Si pasojë është dëmtuar pasagjeri në automjetin që drejtonte shtetasi E. M., i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve;
- A. D., 54 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar motomjetin, në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin dhe si pasojë motomjeti ka dalë nga rruga.
-
Në Komisariatin e Policisë Nr. 6 është paraqitur shtetasi V. Z., 52 vjeç, i cili ka kallëzuar se është larguar nga banesa vajza e tij 17 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Autobusi TIRANË- Autobusi i linjës së "Kombinat" është përfshirë ditën e sotme nga flakët. Teksa ishte n&...
Global Finance shpalli çmimet e saj për të 30-in vit radhazi për bankat më të mira në Evropën Qëndror...
Karburante TIRANË- Bordi i Transparencës ka publikuar çmimet e reja me të cilët do të shiten karburantet në Shqipë...
Policia FIER- Policia ka arrestuar një person në Fier, ka vënë në hetim dy të tjerë ndërsa ka shpallur në k&eu...
Aksidenti TIRANË- Policia e Shtetit ka vënë në pranga Gentjan Qosjen, 31-vjeçarin i cili ishte shoferi i autobusit të Krrab...
Makina TIRANË- Pamjet që po shikoni tregojnë transportimin e makinës “Range Rover”, mjet i përdorur nga autorët n...
anija 'Katri i Rades' VLORË- Sot mbushen 26 vite nga tragjedia ku anija shqiptare “Kateri i Radës”, u përmbyt në Ngush...
Linda Karcanaj Agjenda digjitale në Shqipëri, transformimi i shërbimeve publike që ka ndryshuar një herë e përgjithmon&e...
Top Channel TIRANË- Familja Hoxha, e cila është pronare e televizionit kombëtar Top Channel që u qëllua me breshëri plu...
Kanabis TIRANË- Në verën e vitit 2022, në harkun kohor prej 48 orësh, policia në Maqedoninë e Veriut bastisi dy plantaci...