LIVE UPDATES
Aktualitet

Abuzoi seksualisht me një vajzë me probleme të shëndetit mendor/ Prokuroria e Fierit dërgon për gjykim një person

Hetimet nisën pas ankimit të shtetases me inicialet K. Ç., e cila gjatë një vizite mjekësore ishte informuar se ishte shtatzënë. Sipas aktit të ekspertimit psikiatriko-ligjor, e dëmtuara rezultonte me zhvillim intelektual të ulët dhe me moshë mendore të një fëmije rreth 6 vjeç.

10 Dhjetor 2025, 15:53 Nga E. D
Abuzoi seksualisht me një vajzë me probleme të shëndetit
Prokuroria e Fierit

FIER- Prokuroria e Fierit ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim një person, pasi abuzoi seksualisht me një vajzë me probleme të shëndetit mendor. Ai akuzohet për veprën penale "Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pazotë për tu mbrojtur".

Hetimet nisën pas ankimit të shtetases me inicialet K. Ç., e cila gjatë një vizite mjekësore ishte informuar se ishte shtatzënë. Sipas aktit të ekspertimit psikiatriko-ligjor, e dëmtuara rezultonte me zhvillim intelektual të ulët dhe me moshë mendore të një fëmije rreth 6 vjeç.

Analiza e ADN-së, e kryer mbi mostrën e fetusit të abortuar dhe atë të të dyshuarit, tregoi lidhje gjenetike babë-fëmijë mes tyre. Pas këtij rezultati, e dëmtuara është marrë sërish në pyetje dhe ka deklaruar se M. Ç. kishte përfituar nga gjendja e saj mendore dhe familjare. Pra shtetasi M. Ç., duke përfituar nga gjendja ekonomike, mendore dhe familjare e tyre ka kryer marrëdhënie seksuale me të dhe në këto kushte u krye ndalimi i menjëhershëm i këtij shtetasi.

Njoftimi i Prokurorisë:

Kryente marrëdhënie seksuale me person të pazotë, duke përfituar nga gjendja mendore, Prokuroria Fier dërgon në gjyq shtetasin M. Ç. 

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq shtetasin M.CC. për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pazotë për t’u mbrojtur”, e parashikuar nga neni 103/1 i Kodit Penal.

Nga hetimet mbi procedimin penal nr.714/2024 të realizuara nga ankimimi i të dëmtuarës, shtetases K.Ç., e cila pas kryerjes së një vizite mjekësore ishte informuar se ishte shtatëzanë prej dy muajsh rezultoi e provuar se, viktima, sipas aktit të ekspertimit psikiatriko-ligjor, prezantonte zhvillim intelektual të ulët, krahasuar me moshën mendore të një 6 vjeçari.

Në vijim, u krye ekspertimi i AND duke marrë mostra nga fetusi i abortuar i të dëmtuarës dhe nga krahasimi me profilin gjenetik nga mostrat e marra nga i dyshuari, shtetasi M.Ç., rezultoi se profili gjenetik i shtetasit M.Ç., paraqiste lidhje gjenetike babë-bijë me profilin gjenetik të fetusit të abortuar nga e dëmtuara.

Pas këtij konstatimi është ripyetur e dëmtuara, e cila ka pohuar faktin se kishte kryer marrëdhënie seksuale me shtetasin M.Ç., për të cilin tregonte se ky person kishte abuzuar me të, duke kryer marrëdhënie në banesën e saj, pa dëshirën e saj. Ky fakt u konfirmua edhe nga deklarime të tjera, ku tregohej se e dëmtuara kishte treguar për këtë ngjarje.

Shtetasi M. Ç., duke përfituar nga gjendja ekonomike, mendore dhe familjare e tyre ka kryer marrëdhënie seksuale me të. Në këto kushte u krye ndalimi i menjëhershëm i këtij shtetasi.

Në vijim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, shpreh angazhimin e plotë për hetimin e shpejtë dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave që kryejnë vepra penale që cënojnë apo dëmtojnë mirëqënien dhe zhvillimin normal të të miturve./Dosja.al

prokuroria e fierit

Sondazh

Poll

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më