Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Mësohet se gjithsej janë ekzekutuar 10 masa arresti të grupit kriminal, për trafikim të drogës në Gjermani.
FUSHË KRUJË- Detaje të reja kanë dalë nga operaconi i sotshëm në Fushë Krujë ndaj grupit 'Rraja'. Mësohet se gjithsej janë ekzekutuar 10 masa arresti të grupit kriminal, për trafikim të drogës në Gjermani.
Nga operacioni janë sekuestruar 1 armë zjarri me municion, 7 celularë, 4 automjete, 1 jelek antiplumb, 1 palë dylbi, 415 000 euro, 7 000 paund dhe 1 000 000 lekë. Ndërkohë që paratë e përfituara nga kjo veprimtari, dyshohet se janë investuar për blerjen e pasurive të paluajtshme.
Njoftimi i Policisë:
Operacioni, nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar në Departamentin e Policisë Kriminale, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, drejtoritë vendore të Policisë Tiranë, Durrës dhe Kukës, me Forcën e Sigurisë Kombëtare Tiranë dhe me BKH-në, nën drejtimin e SPAK-ut.
Ekzekutohet masa e sigurisë “Arrest në burg”, për 10 pjesëtarë të një grupi kriminal për trafikim të lëndëve narkotike, kryesisht në Gjermani. Në kuadër të operacionit “Rikthimi”, u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në burg”, caktuar me vendim të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadrin e grupit të strukturuar kriminal, për shtetasit:
R. Rr., 31 vjeç, banues në fshatin Zezë, Fushë Krujë;
P. Rr., 50 vjeç, banues në fshatin Nikël, Fushë Krujë;
G. Rr., 35 vjeç, banues në fshatin Nikël, Fushë Krujë;
A. N. alias L. S., 51 vjeç, banues në Durrës;
Z. A. alias Z. Ç., 47 vjeç, banues në Paskuqan;
S. Q., 41 vjeç, banues në Tiranë;
M. B. alias M. K., 43 vjeç, banues në Tiranë;
A. Gj. alias A. I., 35 vjeç, banues në Tiranë (masa u ekzekutua në IEVP);
J. Ç., 50 vjeç, banues në Tiranë (masa u ekzekutua në IEVP);
I. S. alias I. X., 40 vjeç, banues në Tiranë (masa u ekzekutua në IEVP).
Në kuadër të operacionit dhe në zbatim të vendimit të GjKKO-së, u kryen 12 kontrolle në banesa dhe ambiente të tjera në pronësi të 10 shtetasve. Nga këto ambiente u sekuestruan 1 armë zjarri me municion, 7 celularë, 4 automjete, 1 jelek antiplumb, 1 palë dylbi, 415 000 euro, 7 000 paund dhe 1 000 000 lekë.
Gjithashtu, u bllokuan 2 armë gjahu që mbaheshin me leje.
Nga veprimet hetimore të kryera deri tani, dyshohet se këta shtetas, duke bashkëpunuar ndërmjet tyre dhe me të tjerë, të organizuar si grup i strukturuar kriminal, kanë trafikuar lëndë narkotike kokainë dhe cannabis sativa, në shtete të BE-së, kryesisht në Gjermani. Paratë e përfituara nga kjo veprimtari, dyshohet se janë investuar për blerjen e pasurive të paluajtshme. Materialet procedurale iu referuan SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.
Foto ilustruese FUSHË KRUJË- Prokuroria e Posaçme ka bërë me dije detajet e operacionit të fundit kundër një...
Foto ilustruese TIRANË- Policia e Tiranës ka vënë në pranga një18-vjeçar, me iniciale R.H., banues në Shko...
Foto ilustruese FUSHË KRUJË- SPAK ka finalizuar mëngjesin e sotëm një operacion të gjerë kundër grupit kriminal "Rr...
Autori TIRANA- Policia e Tiranës ka arrestuar një 39-vjeçar, i dyshuar si autori që i vuri flakën një automjeti luksoz...
Ivanka Trump VLORA- Sazani, një masë e vogël shkëmbore në mes të Adriatikut, kohët e fundit është bër&eum...
Marvin Bushati dhe Agim Nina FUSHË KRUJË- Dy personat që shihni në fotot e mësipërme, janë dy anëtarët e grupi...
Foto ilustruese Air Albania, operatori kombëtar i fluturimeve ajrore, ku shteti ka 10% të aksioneve, ka anuluar fluturimet për gjithë k...
Foto ilustruese Pasi Komisioni Evropian publikoi raportin e tij vjetor të zgjerimit më 4 nëntor, duke dhënë vlerësime të...
Holta Zaçaj TIRANA- Ish-kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj, synon të rikthehet në një post të rë...
Foto ilustruese FIER- Një aksident ka ndodhur në fshatin Kraps të Fierit. Policia ka vënë në pranga shtetasin me i...