LIVE UPDATES
Aktualitet

A është media në shërbim të pronarëve? Blendi Fevziu: Nuk e di këtë gjë! Mediat kanë probleme, por...

Fevziu deklaroi se media ka mëkate por problemi nuk duhet parë te media. 

13 Janar 2025, 21:49 Nga E. D
A është media në shërbim të pronarëve? Blendi
 Blendi Fevziu

TIRANË- Gazetari Blendi Fevziu ka folur për mediat dhe kapjen e saj nga politika. Fevziu i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, u pyet lidhur me mënyrën si funksionon media dhe funksionin e saj në interes të pronarëve. Fevziu deklaroi se media ka mëkate por problemi nuk duhet parë te media. 

Pjesë nga biseda: 

Ylli Rakipi: Mediat udhëhiqen nga interesat e pronarëve të tyre, ju e pranoni këtë gjë?

Blendi Fevziu: Jo nuk e di këtë. Media ka një mijë e një mëkate. Po ku jeton kjo media? Po biznesi si është? Po politika?

Ylli Rakipi: Po njëlloj janë. 

Blendi Fevziu: Po kush e ka deformuar? 

Ylli Rakipi: Politika.

Blendi Fevziu: Erdhën katër përfaqësues aty dhe nuk folën asgjë për Ramën dhe Berishën, por për median. Kjo është dritëngushtësi e njerëzve që duan të jenë në qendër të vëmendjes. Medias i ka rënë audienca. 

Ylli Rakipi: Po sepse nuk është në interes të publikut.

Blendi Fevziu: Jo nuk ka interes politika. Sot nuk është media problemi kryesor i këtij vendi.

Ylli Rakipi: Po diskutojmë sot për këtë gjë. 

Blendi Fevziu: Nuk bëj analizë per median sot, është histori e gjatë. Nëse ti si Ylli Rakipi që më njeh, që e di që shkruaj dhe udhëtoj, nëse mendon se marr urdhëra dhe bëj gjëra për interes të të tjerëve...

Ylli Rakipi: Edhe sikur të ishte kështu nuk kam të drejtë të të vë ty nën akuzë. Ne duhet të jemi në rregull me veten. E keqja e këtij vendi nuk jemi ne, por nëse ne hedhim një vështrim të thjeshtë, përmende kohën kur nuk kishte media sociale, aty kishte një mëkat, ishim të frontuar, siç vinim nga një shoqëri e mbyllur. Iku kjo kohë dhe mbaroi. Pas vitit 2010, ndodhi një gjë e tmerrshme, pronarët u bënë njerëz që duhet të nxirrnin fitime. Ti e ke ndeshur këtë gjë, por nuk është se ta thonë ty. Nuk je ti përgjegjës, por ti i ikën bisedës.

Blendi Fevziu: Nuk sulmoj njerëz me emër unë.

Ylli Rakipi: Klan, Top Channel, News 24 apo MCN, nuk janë njerëz janë televizione.

Blendi Fevziu: Ajo matet me emisione dhe jo me televizione. Ty të llogarisin si Ylli Rakipi dhe jo si MCN. Po kështu edhe mua. Integriteti është personal. Sa herë ke ikur ti nga televizionet? Ka dalë njeri në solidaritet?

Ylli Rakipi: Po, Bushati.

Blendi Fevziu: Po të tjerët?

Ylli Rakipi: Jo, jo, se ata janë të frontuar.

Blendi Fevziu: Po ta mbyll unë, mendon se do të thoshte njeri bravo se bëri gjest dinjitoz, për lirinë e shtypit? Jo nuk ka. Kjo është një shoqëri, ku jam kundër kolektivitetit, përgjegjësia është individuale. 30 vjet përpara kemi bërë kauzë të tilla, mbanim qëndrime.

 blendi fevziu

Sondazh

Poll

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim