LIVE UPDATES
Aktualitet

A e “shpëtoi” Kosova turizmin në gusht ashtu si eksportet?! Italianët vijojnë rënien

Në korrik, zgjerimi kishte qenë vetëm 0.4%, në qershor 7.1%, në maj 1.38%, në prill 3.15% ndërsa marsi ishte me rënie prej 2.7%. Vetëm janari kishte shënuar një rritje dyshifrore prej 14.5%. Të dhënat e detajuara të INSTAT bëjnë të ditur se efektin kryesor në ecurinë pozitive të hyrjeve të shtetasve të huaj e ka dhënë Kosova. Në gusht, në vend hynë gati 1.1 milionë shtetas nga Kosova, me një rritje prej 15% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

26 Shtator 2025, 08:10 Nga I.A
A e “shpëtoi” Kosova turizmin në gusht ashtu si
Foto Ilustruese

TIRANË- Gushti dha sinjale pozitive për ecurinë e turizmit në vend, pas një ecurie zhgënjyese deri në korrik. Sipas INSTAT, në gusht, në vend hynë 2.38 milionë shtetas të huaj, me një rritje prej 9.9% në krahasim me të njëjtin muaj të një viti më parë.

Në korrik, zgjerimi kishte qenë vetëm 0.4%, në qershor 7.1%, në maj 1.38%, në prill 3.15% ndërsa marsi ishte me rënie prej 2.7%. Vetëm janari kishte shënuar një rritje dyshifrore prej 14.5%. Të dhënat e detajuara të INSTAT bëjnë të ditur se efektin kryesor në ecurinë pozitive të hyrjeve të shtetasve të huaj e ka dhënë Kosova. Në gusht, në vend hynë gati 1.1 milionë shtetas nga Kosova, me një rritje prej 15% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Kjo është hera e parë që raportohen mbi 1 milion hyrje nga Kosova në një muaj, të paktën që nga viti 2022, kur INSTAT raporton të dhënat e detajuara. Hyrjet e shtetasve nga Kosova zunë 47% të totalit në gusht, nga 38% që ishte kjo peshë për 8 mujorin. Vetëm në gusht, hyrjet e shtetasve nga Kosova ndikuan në gati 70% të rritjes (142 mijë më shumë hyrje vetëm nga Kosova, nga 214 mijë hyrje më shumë në total).

Përkundrejt shifrave, operatorët turistikë nuk e kanë parë këtë optimizëm në tendencën reale. Rrahman Kasa, Kryetar i Unionit Turistik Shqiptar, ka pohuar në një intervistë të mëparshme për “Monitor” se ka një prani më të ulët të shqiptarëve të Kosovës.

Rënia e tyre është ndikuar nga disa faktorë, si rritja e çmimeve, zhvlerësimi i euros që ul të ardhurat që ata marrin kur i këmbejnë në lekë si dhe fakti që tashmë shtetasit e Kosovës mund të udhëtojnë pa viza, duke pasur mundësi për të kaluar pushimet në vende të tjera si Greqia.

Që nga 1 maj, është rikthyer marrëveshja mes Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, në bazë të së cilës për automjetet e Kosovës që hynë në Shqipëri (dhe anasjelltas) nuk do të kryhen kontrolle kufitare, duke mundësuar lëvizje të shpejtë dhe të pakufizuar.

Lëvizja e tyre gjurmohet në mënyrë administrative bazuar në dhënat e automjeteve dhe transportit (p.sh. numri i autobusëve, makinave, udhëtarëve që deklarohen nga autoritetet e kufirit dhe transportit).

Një pjesë e hyrjeve vijnë në Shqipëri dhe tranzit për të udhëtuar përmes aeroportit të Rinasit, për shkak të çmimeve të lira të biletave dhe destinacioneve të shumta që po tërheqin gjithnjë e më shumë udhëtarë nga Kosova, tashmë që ata mund të udhëtojnë lirisht në Europë.

Duket se Kosova po shërben si një “amortizator” për turizmin, ashtu siç ndodhi dhe me eksportet shqiptare, ku tranziti i naftës po përfshihet si eksport në grupin minerale, lëndë djegëse dhe energji nga Shqipëria në Kosovë, duke rritur fiktivisht eksportet shqiptare.

Bien sërish italianët, vijon rritja e francezëve, na zbulojnë izraelitët

Italianët, grupi i dytë më i madh i turistëve pas Kosovës, me 10% të totalit, kanë vijuar tendencën rënëse edhe në gusht. Hyrjet e tyre zbritën në gati 240 mijë, me një tkurrje prej 6.4% me bazë vjetore, duke shënuar të dytin muaj radhazi me ulje, ndryshe nga viti i kaluar kur rritja ishte dy shifrore.

Kasa pohon se ashtu si me Kosovën, një nga arsyet kryesore që po ndikon largimin e italianëve është rritja e çmimeve. Shqipëria ishte reklamuar si një vend i lirë, që nxiti shumë turistë italianë, të njohur për faktin që janë ndër më koprracët, ndaj dhe shtrenjtimi i vendit po i step ata.

Në gusht, rritjen më të madhe e shënuan shtetasit nga Mali i Zi, me 43%, duke arritur në 100 mijë, por ashtu si me Kosovën, një pjesë e tyre e përdorin vendin si tranzit, për të udhëtuar përmes Rinasit.

Francezët kanë vijuar rritjen e fortë, me 36% në gusht, duke arritur në 66 mijë hyrje, ndërsa gjermanët, një grup tjetër me rritje të fortë nuk e preferon turizmin në muajt e nxehtë, duke u ngadalësuar në 3.7%.

Polakët kanë vijuar rënien (-7%) në gusht, me operatorët që pohojnë se po largohen kryesisht turistët individualë, ndërsa ai i organizuar po ecën më mirë. Edhe Spanja vijoi rënien (-1%). Në tkurrje të fortë ishin edhe serbët (-18%).

Në gusht rritje e fortë u konstatua nga Ukraina (43%), megjithëse numri i tyre mbetet i ulët në 22 mijë.

Po në gusht u shënua një rritje rekord e shtetasve nga Izraeli, në gati 15 mijë, nga 1-2 mijë vitet e mëparshme.

Përgjithësisht operatorët turistikë e cilësojnë këtë vit si të dobët për turizmin ku zhvillimet reale nuk u përputhën me pritshmëritë e fillimvitit dhe vetëm gushti shënoi një fluks më të qëndrueshëm.

Strukturat hoteliere në Jug kanë raportuar rënie me 30% të të ardhurave në raport me verën 2024, ndërsa në Veri, kjo rënie ishte 10-15%. Shkak është ndryshimi i target-grupit që po na viziton ku mbizotërojnë masivisht ata me buxhet të ulët./Monitor.al

turizmi

Sondazh

Poll

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime