LIVE UPDATES
Aktualitet

Siguria e fëmijëve në botën online: Vodafone Albania vijon iniciativën e “Prindërimit Digjital” me “Mbrojtësit e botës digjitale”

Për këtë arsye, nevojitet një udhërrëfyes që të ndihmojë në shmangien e këtyre rreziqeve gjithnjë e më të pranishme në epokën ku jetojmë. Kush tjetër përveç prindërve, mund të jenë ‘mbrojtësit’ e tyre në këtë botë të hapur, por shpesh të pasigurtë?

25 Shtator 2025, 16:00 Nga I.A
Siguria e fëmijëve në botën online: Vodafone Albania vijon
Vodafone

Interneti është bashkëudhëtari ynë i përditshëm: një mjet që hap mundësi të mëdha për dije, argëtim dhe komunikim. Por si çdo mjet, nëse përdoret pa përgjegjësi dhe kujdes, mund të kthehet në rrezik veçanërisht te fëmijët. Përdorimi i pakufizuar i teknologjisë, qoftë në rrjetet sociale apo në orë të gjata përballë ekranit, sjell fenomene shqetësuese si varësia dhe ekspozimi ndaj përmbajtjeve të papërshtatshme. Për këtë arsye, nevojitet një udhërrëfyes që të ndihmojë në shmangien e këtyre rreziqeve gjithnjë e më të pranishme në epokën ku jetojmë. Kush tjetër përveç prindërve, mund të jenë ‘mbrojtësit’ e tyre në këtë botë të hapur, por shpesh të pasigurtë?

Pikërisht këtë mesazh përcolli Vodafone Albania në eventin e radhës të “Prindërimit Digjital”, të zhvilluar këtë fundjavë në dyqanin Vodafone në TEG, si vijim i aktivitetit të parë në Teatrin e Kukullave. Qëllimi ishte i qartë: të forcohet roli i prindërve si Mbrojtësit Digjitalë, duke i pajisur me udhëzime praktike për të mbrojtur fëmijët dhe për të ndërtuar një raport të shëndetshëm me teknologjinë.

Prindërit u njohën me “Udhëzuesin Digjital”, një manual i bazuar në standardet britanike dhe i përshtatur për Shqipërinë, ku shpjegohet si të vendosen kufij kohorë, si të monitorohet përmbajtja online dhe si të zhvillohet një komunikim i hapur me fëmijët. Fëmijët, nga ana tjetër, i zbuluan këto rregulla përmes një quiz-i interaktiv me shtatë pyetje, ku për çdo përgjigje të saktë shpërbleheshin me 1 GB dhuratë. Loja u bë mënyra më e thjeshtë për t’i mësuar se teknologjia është e domosdoshme dhe argëtuese, por gjithmonë e shoqëruar me kujdes.

Jonida Lakuriqi, Drejtoreshë e Çështjeve Ligjore, Politikave Publike dhe Çështjeve të Jashtme në Vodafone Albania dhe Kryetare e Fondacionit Vodafone, theksoi se: “Interneti na ofron një det me mundësi, por dhe një mal me rreziqe. Prindërit kanë nevojë për njohuri e mjete, në këtë udhëtim të përbashkët me fëmijët e tyre, për t’i mbrojtur, për t’i udhëhequr, për t’i drejtuar, ndërkohë që ata përdorin botën digjitale. Ky është thelbi i fushatës prindërimi digjital. Fushata është konceptuar si një seri eventesh përgjatë një viti në formë interaktive dhe edukuese me komunitetet e prindëve, fëmijëve, por dhe mësuesve, ku ne do të zbërthejmë udhëzuesin e “Prindërimit digjtal”. Sot ishte një event për të mos u humbur, pjesëmarrja ishte fantastike, prindër, fëmijë, gjyshër madje, të cilët dhanë edhe përgjigje të sakta. Prindërimi digjital është një rrugëtim i përbashkët: Together we can!”

Në event u prezantuan gjithashtu zgjidhje praktike si Kids Safety Watch dhe First-Phone Ready bundle, që ofrojnë siguri përmes filtrave të përmbajtjes, kufizimeve kohore dhe opsioneve emergjente. Vodafone Albania do të vijojë me aktivitete të ngjashme në dyqanet e saj, duke e bërë teknologjinë më të sigurt dhe më të dobishme për familjet shqiptare. Në këtë mënyrë, Vodafone Albania po forcon kulturën e prindërimit digjital në Shqipëri, duke i kthyer prindërit në gardianë të vërtetë të botës online.

vodafone albania prindërimit digjital


Sondazh

Poll

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit