Tronditet Elbasani/ Një person qëllon drejt një lokali, plagosen tre persona. Autori largohet menjëherë nga vendngjarja (EMRAT)
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen! 20 ...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
Shteti shqiptar do të paguajë çdo gjashtë muaj duke nisur nga 14 gushti i 2028 rreth 5 milionë dollarë çdo vit, deri më 14 shkurt 2040. Janë katër shtylla kryesore në të cilat është llogaritur investimi i parave: licencat e softuerit, hardueri dhe infrastruktura, shërbimet profesionale dhe mbështetje dhe mirëmbajtje për 4 vitet e ardhshme.

TIRANË- Projekti Smart City do të kushtojë 112 milionë euro. Huaja e financuar nga Fondi i Zhvillimit të Abu Dabit u miratua nga Parlamenti më 13 Mars 2025 dhe ka marrë po ashtu pëlqimin e presidentit të Republikës. Huamarrësi do të paguajë interes në normën katër për qind në vit. Periudha e shlyerjes do të jetë 15 vjet, përfshirë 3 vjet si periudhë mospagimi.
Shteti shqiptar do të paguajë çdo gjashtë muaj duke nisur nga 14 gushti i 2028 rreth 5 milionë dollarë çdo vit, deri më 14 shkurt 2040. Janë katër shtylla kryesore në të cilat është llogaritur investimi i parave: licencat e softuerit, hardueri dhe infrastruktura, shërbimet profesionale dhe mbështetje dhe mirëmbajtje për 4 vitet e ardhshme.
“Me investimin që është bërë në teknologji prej vitesh, ne e kemi kaluar disafish investimin e nevojshëm në fushën e digjitalizimit. Termi Smart City është term iluzionist; kur imagjinojmë Smart City, duhet të ketë një infrastrukturë smart i gjithë qyteti. Duke qenë se në vendin tonë ka shumë probleme të tjera, përdorimi i këtij emri është jashtë realitetit për ne si komunitet dhe mua si individ,” u shpreh Edmond Licaj, ekspert IT.
Në dokument shpjegohet se projekti përfshin sigurimin dhe instalimin e platformave të inteligjencës artificiale për menaxhimin e qytetit dhe trafikut, përveç një qendre të avancuar kontrolli.
Po ashtu përfshin instalimin e radarëve të shpejtësisë dhe kamerave monitoruese për të përmirësuar sigurinë rrugore, përditësimin e kamerave ekzistuese dhe instalimin e fibrave optike për lidhje më të mirë me internetin.
Objektivi i përgjithshëm i projektit është rritja e sigurisë publike dhe përmirësimi i performancës së punonjësve të Policisë, duke instaluar sisteme elektronike për monitorimin dhe kontrollin më të efektshëm të territorit, si dhe ofrimin e informacionit të nevojshëm për parandalimin dhe/ose zgjidhjen e incidenteve.
“Sistemi Smart ka të bëjë edhe me uljen e krimeve dhe me ardhjen e ndihmës së zjarrfikëses, policisë dhe ambulancës. Kemi parë që ndonjëherë ndihma e shpejtë në aksidente nuk është dhënë në kohë. Me Smart City bëhet shumë më shpejt dhe në një mënyrë shumë më të koordinuar,” u shpreh Faik Basha, ekspert sigurie.
Një tjetër pikëpyetje apo kundërshti që ka pasur projekti ka qenë rritja e kostove të tij, pasi fillimisht ishte menduar të investohej vetëm 60 mln dollarë, por më pas studimet nxorrën një shifër të dyfishuar.
Fusha e veprimtarisë së Smart City-t nuk do të mbetet vetëm te Policia e Shtetit, por tashmë është konfirmuar se do të ketë impakt edhe në arsim. Kamerat inteligjente do të futen edhe në shkolla, në sistemin arsimor. Debati më i madh është hapur pikërisht për këtë pikë, për monitorimin e fëmijëve dhe termin e shumë-njohur “Big Brother” në qytete./Top Channel
TIRANË- Nga tabela e projektit “Smart City” kuptohet edhe rrjeti me numrin e kamerave për secilën prej shkollave që do të...
TIRANË- Në vitin 2023, një operacion i madh i Policisë së Shtetit për të ndërprerë sytë e krimit nga territo...
DURRËS- Në mesin e një dhimbjeje të madhe, familja Muçaj hapi dyert për Top Channel duke rrëfyer pengjet, ëndrrat e ...
TIRANË- Forcat Shqiponja kanë arrestuar mbrëmjen e sotme Aurel Deliun, i cili është pjesë e grupit të Marklen Hak...
Foto ilustruse FUSHË-KRUJË- Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve zhvilloi ditën e sotme një aksion në burgun e ...
TIRANË- Dionis Teqja. Ky është emri që sot trokiti në dyert e të paktën dhjetë redaksive mediatike me një pa...
TIRANË- Unioni i Gazetarëve Shqiptarë ka reaguar pas padisë që biznesmeni Dionis Teqja ka bërë ndaj mediave dhe g...
pamjet QERRET- Një masakër mjedisore po ndodh në zonën e plazhit të Qerretit. Në këtë zonë janë hedhur '...
Foto nga burgu i Fushë-Krujës FUSHË-KRUJË- Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve po zhvillon një aksion në bu...
Afrim Tafa DURRËS- Drejtori i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka shkarkuar nga detyra a drejtorin e Policisë së D...