LIVE UPDATES
Aktualitet

Kush do t’i kontrollojë të dhënat sensitive të fëmijëve që merren nga kamerat në shkolla? Frika e pasojave psikologjike…

Dilema e madhe që mbetet është se si do të ndikojë kjo nismë në psikologjinë e fëmijëve, duke pasur parasysh se ata do të jenë të monitoruar gjatë gjithë kohës. Mendimet dhe opinionet janë të ndryshme, por nëse flasim me psikologë të të miturve, situata është disi më e qartë në këtë aspekt.

6 Maj 2026, 22:10 Nga E. D

Kush do t’i kontrollojë të dhënat sensitive të

TIRANË- Nga tabela e projektit “Smart City” kuptohet edhe rrjeti me numrin e kamerave për secilën prej shkollave që do të integrohen në sistemin monitorues. Shkolla me numrin më të vogël të kamerave do të jetë ajo 9-vjeçare “Fan Noli”, ndërsa numri më i madh i tyre në shkollën e mesme “Qemal Stafa”. Sa më i madh numri i nxënësve, aq më i madh numri i kamerave.

“Me monitorim padashje mund të çojmë drejt bullizimit dhe agresivitetit të studentëve. Imagjino që do të monitorohen gjithë kohën. Do të qëndrojnë 8 orë, ndoshta më shumë me programin e ri. Nuk dihet, monitorimi do të jetë në ambientet e përbashkëta, apo edhe në klasa?”, u shpreh Gentian Serjani, avokat.

“Vendosja e kamerave inteligjente është një mundësi e mirë për të rritur sigurinë brenda institucioneve. Kamerat e Smart City nuk do të jenë në ambiente të ndaluara si në klasa, apo banjo, por në korridore, oborre, jashtë shkollave. Dhe kjo nuk e cenon privatësinë”, u shpreh Faik Basha, ekspert ekonomie.

Dilema e madhe që mbetet është se si do të ndikojë kjo nismë në psikologjinë e fëmijëve, duke pasur parasysh se ata do të jenë të monitoruar gjatë gjithë kohës. Mendimet dhe opinionet janë të ndryshme, por nëse flasim me psikologë të të miturve, situata është disi më e qartë në këtë aspekt.

Por, në gjithë këtë histori ka një dilemë të madhe: kush do t’i monitorojë këto të dhëna sensitive në kohë reale, shqiptarët apo monitoruesit në Abu Dhabi? Mbi këtë dilemë ngrihet shqetësimi se të dhënat tona dhe të fëmijëve mund të përfundojnë në duar si ato të hakerëve iranianë…

Të dhënat e mbledhura nga sistemet e monitorimit/kamerat do të vijojnë të ruhen në sistemin aktual në përdorim dhe administrim nga shkollat respektive. Platforma Smart City do t’i konsultojë këto të dhëna për qëllime të ligjshme dhe të përcaktuara qartë, konkretisht: parandalimin e incidenteve që cenojnë sigurinë; mbrojtjen e nxënësve, stafit dhe pasurisë publike. Të dhënat ruhen në sisteme të administruara nga kontrolluesi i të dhënave, respektivisht të dhënat nga kamerat e sistemit të monitorimit nga shkollat respektive sipas kapaciteteve rezervuese që ato kanë, ndërsa alertet për aktivitete të dyshimta në sistemin e administruar nga Policia e Shtetit.

Ministria thekson se do të ruhet konfidencialiteti përmes masave teknike të avancuara, por sërish mbetet dilema nëse të huajt do të kenë akses të dyfishtë…

Ministria e Brendshme sqaron se projekti do të implementohet në përputhje me Ligjin nr. 124, datë 19.12.2024 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i përafruar me standardet e Rregullores së BE-së (GDPR), duke respektuar parimet e ligjshmërisë, drejtësisë dhe minimizimit të të dhënave.

“Ne sot i kemi kamerat, jo të kësaj natyre. Nëse në kohën reale kapet konflikti, të çojë informacionin në qendrën e kontrollit, ta shpërndajë te operatorët dhe në kohë shumë të shpejtë të çojë informacionet te strukturat e policisë nëse është nevoja për ndërhyrje”, u shpreh Faik Basha, ekspert sigurie.

Në objektivat e shprehura publikisht që në hapat e parë nga ish-ministrja e Brendshme Albana Koçiu, sot zëvendëskryeministre, thuhet se projekti do të rrisë me 30 % zbulueshmërinë e veprave penale. Po ashtu, projekti synon uljen me 45 % të fataliteteve nga aksidentet, shifra të cilat mbeten për t’u parë…

“Nëse pamë rastin në Turqi kur një i mitur u fut dhe qëlloi me armë. Tregoi se edhe pse kishte kamera dhe monitorim, u pa se ishte shumë e lehtë për këta persona të futeshin në shkollë dhe të sulmonin fëmijët. Nuk mjafton vendosja e kamerave dhe monitorimi për sigurinë te fëmijët”, u shpreh avokati Redi Ramaj.

“Jo, nuk do të isha dakord që fëmija im të filmohej gjatë gjithë kohës. Që ta pranoja, do të doja të kisha bisedë transparente ndërmjet institucionit dhe materialeve filmike që do të sigurohen nga ky filmim. Së treti, do të doja që fëmija të mos ndihej nën trysninë e monitorimit, por të ndihej nën kujdesin e psikologut dhe punonjësit social. Dhe në momentin që ka një problem me shokun e klasës, të mos jetë vetëm kamera që e monitoron, por të jenë kujdestarja, psikologia, punonjësja sociale që i vjen në ndihmë”, u shpreh Gentian Serjani, avokat./Top Channel

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës