"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Aktualitet
“Ata që tërhoqën këmbëzën, i shkon andej nga ferri”/ 6 vite nga vrasja e bankierit Santo, Artan Hoxha FLET për atenta
26 Qershor 2020, 12:29Nga DOSJA
TIRANË– Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka kujtuar 6-vjetorin e ndarjes nga jeta të bankierit, Artan Santo.
Me anë të një statusi në Facebook, Hoxha shkruan se menjëherë pasi ekzekutuan Santon, atentatorët u eliminuan për të fshehur gjurmët e krimit.
“Fiks, si sot 6 vite më parë… Asgjë nuk ka ndryshuar që nga ajo ditë. Një tjetër “çun Tirane”, por jo çun Kombinati, çun Blloku, vazhdon të jetë në pushtet. Ai miku tjetër, që thoshte se ta donte “të mirën”, e ka marrë nën kontroll të plotë bankën tënde… Vrasësit!!!! Ah vrasësit?! Ata që tërhoqën këmbëzën, atë mëngjes të nxehtë qershori, mbase mund t’i kesh parë gjëkundi, andej, udhëve të ferrit. I nisën pas teje për në botën tjetër, për të fshehur gjurmët dhe për të këputur zinxhirin e provave, që të çonin drejt vrasësve të vërtetë. Vrasësit e vërtetë, ATA që urdhëruan, dhe përfituan direkt nga ajo ngjarje, vazhdojnë të jetojnë “të lumtur”, pasi i kanë larë duart nga njollat e gjakut… Asgjë nuk ka ndryshuar, fiks si 6 vite më parë...,”-shkruan Hoxha.
Artan Santo u vra në 26 qershor të vitit 2014 përpara zyrës së tij të punës në ish-bllok, në një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit. Pak çaste pasi kryen krimin e rëndë, atentatorët e Santos u larguan me një motoçikletë, ndërkohë Policia edhe shoqëroi dhe mori në pyetje mbi 200 persona, ende pas më shumë se 6 vitesh nuk ka asnjë të akuzuar për vrasjen e 58-vjeçarit.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Vajza që shikoni në foton e mëposhtme është Adjola Lakra, e cila u arrestua ditën e sotme si bashkëpunëtore në vrasjen e Hekuran Billës. Mësohet se...
LAÇ– Kreshnik Tusha, i arrestuari i parë natën e atentatit ndaj biznesmenit Paulin Gjergji (Marku) dhe Bujar Lika, ka dhënë versionin e tij se si u plago...
BERAT– Punonjësit e një fasonerie në Berat janë ngritur ditën e sotme në protestë për pagën e luftës. Mësohet se 40 prej tyre nuk e kanë marrë ende pagën e luft...
TIRANË- Operacioni Forca e Ligjit u ka dërguar formularët për të deklaruar pasuritë e tyre tre “të fortëve”, Mario Meshinit, Indrit Doçit dhe Ernest...
BERAT- Një grua e infektuar dje me COVID-19 ka alarmuar jo pak Institutin e Shëndetit Publik për shkak të kontakteve të shumta që ka patur. Gruaja 45-vjeç...
TIRANË- Ka ndryshuar rrjedha e vendimit për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri. Ndryshe nga sa pritej sot, që ish-ministri të njihej me vendimin pro o...
TIRANË– Detaje të reja janë mësuar nga atentati ndaj Hekuran Billës në zonën e Komunës së Parisit. Fijet po lidhen me njëra-tjetrën duke zbuluar të gjithë ...
TIRANË– Sot Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka zbarkuar në zonën e “Doganës”, ku edhe do të shembë shtëpinë e Nexhmije Hoxhës, gruas së nd...
TIRANË -Institucioni i Avokatit të Popullit i ka kërkuar Ministrisë së Shëndetësisë, që të nisë testimet masive për COVID-19. AP ka konstatuar se testimi n...