Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
LAÇ– Kreshnik Tusha, i arrestuari i parë natën e atentatit ndaj biznesmenit Paulin Gjergji (Marku) dhe Bujar Lika, ka dhënë versionin e tij se si u plagos në këmbë.
I riu, i cili kishte vetëm një ditë që kishte dalë nga burgu i Fushë-Krujës sepse ishte dënuar me 1 vit burg për armëmbajtje pa leje, u qëllua me 4 plumba shumë pranë banesës së tij.
Sipas tij, ai ka qënë nën shoqërinë e mikut të tij Ermal Leka, me të cilin pasi kishin pirë kafe dhe mbushur ujë pranë një çezme të ndodhur tek shinat e trenit janë larguar për në banesën e tij. Ka qënë pikërisht ky momenti, ku 22-vjeçari tregon se ka parë person që ka zbritur nga makina, i ka drejtuar armën duke thirrur: Policia e Shtetit…! Tusha ka qëndruar por u plagos në këmbë.
Versionin e tij të historisë e ka konfirmuar edhe miku i tij, Ermal Lika, i cili tregon se në momentin kur ndaj shokut të tij është qëlluar me armë zjarri, ai është fshehur në makinë. Si pasojë nuk ka mundur që të vërë re asnjë detaje për agresorët.
Ndërkohë Dosja.al ka raportuar ditën e sotme emrat e të gjithë personave, të cilët bashkëpunuan me të akuzuarin si atentatori kryesor, Eduart Lamaj. Ky i fundit është bërë bashkëpunëtor me drejtësinë dhe ka zbuluar edhe 3 bashkëpunëtorët e tjerë, Ilir Xhepaj, (Lika), 33 vjeç, Elson (Oltion) Alija (Vlashi), 31 vjeç dhe 21 vjeçari Klaudio Perkola (të fiksuar nga kamerat e sigurisë së hotelit), të cilët aktualisht janë shpallur në kërkim.
Lamaj u arrestua dje në mëngjes, 3 javë pas ngjarjes në hotel A&A. 30-vjeçari nga Sanxhaku i Kurbinit, është i skeduar për një sërë ngjarjesh dhe ka ndërruar dy herë emrin, nga Andri Lamaj në Leandro Simoni, e përfundimisht në Eduart Lamaj.
Dosja.al ka mësuar se objektiv i atentatit ishin të dy biznesmenët, ndërsa autori ka pranuar autorësinë duke mohuar planifikimin e vrasjes. Ai thotë se kishte shkuar për të shkatërruar biznesin e pronarit të hotelit pasi i kishte para borxh, dhe pasi pa që viktimat kishin armë, qëlloi për t’u mbrojtur. Në fakt, në kamerat e sigurisë shihet se autori Lamaj është i pari që qëllon viktimat.
Pas atentatit, Lamaj, u fsheh tek shtëpia e motrës për 25 ditë, ndërsa si autor njihej Kreshnik Tushe, 21 vjeç. Ngatërresa ka ndodhur natën e ngjarjes, kur teksa largoheshin nga Hotel A&A, autorët qëlluan Tushen në një rrugicë pasi donin ta identifikonin si fajtor. Autori i vërtetë u fsheh tek motra në Tiranë, ndërsa ditët e fundit shkonte mjekohej tek spitali Amavita në QS. Aty edhe do të operohej nga mjekët Besim Lame dhe Viktor Marku, të cilët janë arrestuar për moskallëzim krimi.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
BERAT– Punonjësit e një fasonerie në Berat janë ngritur ditën e sotme në protestë për pagën e luftës. Mësohet se 40 prej tyre nuk e kanë marrë ende pagën e luft...
TIRANË- Operacioni Forca e Ligjit u ka dërguar formularët për të deklaruar pasuritë e tyre tre “të fortëve”, Mario Meshinit, Indrit Doçit dhe Ernest...
BERAT- Një grua e infektuar dje me COVID-19 ka alarmuar jo pak Institutin e Shëndetit Publik për shkak të kontakteve të shumta që ka patur. Gruaja 45-vjeç...
TIRANË- Ka ndryshuar rrjedha e vendimit për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri. Ndryshe nga sa pritej sot, që ish-ministri të njihej me vendimin pro o...
LIBRAZHD– Babai i 34-vjeçares nga Librazhdi, e cila ndërroi jetë pak ditë më parë nga COVID-19, është konfimuar pozitiv. Testimeti u janë kryer të ...
TIRANË– Detaje të reja janë mësuar nga atentati ndaj Hekuran Billës në zonën e Komunës së Parisit. Fijet po lidhen me njëra-tjetrën duke zbuluar të gjithë ...
TIRANË– Sot Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka zbarkuar në zonën e “Doganës”, ku edhe do të shembë shtëpinë e Nexhmije Hoxhës, gruas së nd...
TIRANË -Institucioni i Avokatit të Popullit i ka kërkuar Ministrisë së Shëndetësisë, që të nisë testimet masive për COVID-19. AP ka konstatuar se testimi n...
SHQIPËRI- Shqipëria shënoi regresin më të madh në rajon në perceptimin e korrupsionit në vitin 2020 në raport me vendet fqinjë. Barometri i Ballkanit i kët...
KORÇË- 5 raste të reja me COVID-19 në Korçë gjatë orëve të fundit. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se mes të infektuarve është një punonjës...