Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Politike
DOKUMENTET/ “Truku” i Veliajt, si i hapi rrugë kryebashkiaku Kullës që “përpin” Sahatin e Tiranës
3 Tetor 2020, 09:51Nga DOSJA
Kartolina identifikuese e Tiranës, në të paktën 200 vitet e fundit, është kompleksi historik i Xhamisë së Et’hem Beut dhe Kulla e Sahatit, të pozicionuara në qendër të qytetit.
Këto simbole i kanë rezistuar pushimeve të gjata, si edhe periudhës komuniste, e cila shfaqi qasje tërësisht armiqësore ndaj vendeve të Kultit Fetar.
Pas përballimit me sukses të këtyre sfidave ndër shekuj, tashmë Kulla e Sahatit po përpihet në mënyrë “të butë”, nga një kullë gjigande, 21 kate, e cila po ndërtohet me lejen e kryeministrit Edi Rama, Damian Gjiknurit, si edhe me pjesëmarrjen e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
“Book Building”, një kompleks gjigand ndërtimi, e shndërron Kullën e Sahatit në një aksesor të godinës, duke ia humbur njëherë e përgjithnjë vlerat artistike, kulturore, historike dhe identifikuese.
Kompleksi është propozuar nga “Techno-Alb” dhe po realizohet nga “Invest Society”, dy kompani të lidhura me Dajlan Avdia, i lindur në Tiranë dhe aktualisht me shtetësi gjermane, i cili më herët ka qenë aksioner në kompaninë e lojërave të fatit, “APEX-AL”, si edhe me Glendi Abdi, ish-pronar i shoqërisë së basteve, “Bet-07”.
Leja për “përthithjen” e Kullës së Sahatit
Në 2 Shkurt 2018, Këshilli Kombëtar i Territorit (KKT), i drejtuar nga Kryeministri Edi Rama, miratoi propozimin e kompanisë “Techo-Alb” për ngritjen e një godine polifunksionale 4, 5, 11 dhe 21 kate, plus 3 kate nëntokë, ndërmjet rrugës “28 Nëntori” dhe “Abdi Toptani”.
Leja me numër 10, dt.02.02.2018 është nënshkruar nga kryetari i KKT, Edi Rama dhe Damian Gjiknuri, i cili në atë kohë mbante postin e Ministrit të Infrastrukturës.
Me një Akt-Marrëveshje të së njëjtës datë, të nënshkruar nga titullari i Këshillit Kombëtar të Territorit, Edi Rama dhe kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, palët binin dakord që punimet të ndiqen nga strukturat e pushtetit lokal.
Dhe, në fakt, leja e ndërtimit është dhënë pasi Bashkia e Tiranës e drejtuar nga Erion Veliaj, në Planin e Përgjithshëm Vendor, e përfshiu këtë zonë historike, në pjesën e planit rregullues të qytetit.
Kullat e Sahatit dhe Xhamia e Et’hem Beut përbëjnë një kompleks muzeal, të shpallur monument kulture të kategorisë së parë që në vitin e largët 1948.
Ligji për “Trashëgiminë kulturore”, i miratuar në vitin 2003, në nenin 32 të tij, parashikon ndër të tjera se “Për monumentet e kulturës përcaktohet një sipërfaqe toke ose trualli përreth, si zonë mbrojtëse…Në këtë zonë ndalohet çdo lloj ndërhyrje me karakter ndërtimor”.
Në lejen e ndërtimit për “Book Building” ky kriter ligjor nuk është respektuar aspak. Sipas detajeve të lejes, kompleksi i kullave do të jetë në një largësi maksimale vetëm 8 metra nga Kulla e Sahatit, duke mos respektuar asnjë lloj distance minimale për atë që konsiderohet “zonë e mbrojtur e monumentit të kulturës”.
Për të realizuar këtë “ndërhyrje” flagrante, ka menduar më herët Erion Veliaj, nëpërmjet Planit të Përgjithshëm Vendor.
Ai rezulton se ka përdorur një lloj “truku” për ta përfshirë zonën pranë Kullës së Sahatit në pjesën e territorit të lirë për ndërtim, ndërkohë që Instituti i Monumenteve të Kulturës, një strukturë në varësi qeveritare dhe përgjegjëse për mbrojtjen e strukturave historike dhe monumentale, ka qendruar tërësisht pasive.
Në lejen e Këshillit Kombëtar të Territorit për ngritjen e “Book Building”, ndër të tjera përmendet fakti se “Kjo hapësirë, aktualisht, është mbushur me rrënoja dhe godina një katëshe të amortizuara. Sipas planit të përgiithshëm vendor të Bashkisë së Tiranës në fuqi, ky territor përcaktohet të jetë një destinacion me karakter multifunksional, me strktura të tipit kullë”.
Më tej, në Dokumentin e Projektimit për këtë kompleks kullash, të hartuar nga zyra me seli në Belgjikë, “51N4E” për llogari të Bashkisë së Tiranës, thuhet: “Në vijën historike, ky territor ka qenë zonë banimi dhe tregtare, me godina 1 deri në 4 kate”.
Dy elementët, pra që territori pranë Sahatit është mbushur me “rrënoja” dhe se në atë zonë “historikisht” ka pasur ndërtime, janë shfrytëzuar për ta shndërruar zonën në terren ndërtimi kulle, pavarësisht se ekzistonin të gjitha mundësitë që në atë vend të konceptohej një park ose gjithçka tjetër në funksion të kompleksit monumental.
Por, dyshja Kryeministër-Kryetar Bashkie kanë pasur synim tjetër, ai i cili po realizohet sot-një kompleks kullash, që përpijnë “Sahatin”.
Duket se gjithçka është ideuar, projektuar dhe zbatuar në kundërshtim me ligjin dhe dikush, me shumë mundësi, do të përfundoj në burg për lejen e “përbindëshit” që pothuajse “zhduk” vizualisht monumentin më të rëndësishëm të kryeqytetit shqiptar.
Përfituesi
Leja e ndërtimit për “Book Building” u dha në një kohë kur qeveria “Rama” miratoi paketën që nxori të jashtëligjshme lojërat e fatit dhe bixhozin në Shqipëri.
Nisma e Ramës krijoi amulli në një treg që punësonte mijëra persona dhe kishte një qarkullim monetar në dhjetra milionë euro. Në pamje të parë, më të goditurit nga ky ligj duket se ishin pronarët e biznesit të lojërave të fatit.
Por, Rama, ka menduar për të mos u përplasur me ata, duke u krijuar “lehtësira” në aktivitete të tjera.
Njëri prej ish-bosëve të biznesit të kumarit, Dajlan Avdia, arriti të siguronte lejen e ndërtimit për kompleksin “Book Building”.
Avdia, një shqiptar me shtetësi gjermane, është pronar apo aksioner në disa kompani në vendin tonë.
Ai, së bashku me Glendi Abdi, kanë në pronësi kompaninë “Techno-Alb”, e cila propozoi ndërtimin e kullës “Book Building” në qendër të Tiranës.
Kjo kompani është krijuar në vitin 2007 nga Natasha Mata (Saliu) dhe, në Maj të vitit 2017 i kaloi në pronësi të Dajlan Avdia dhe Glendi Abdi.
Kompleksi i kullave po ndërtohet nga “Invest Society”, gjithashtu në pronësi të Avdias dhe Abdi.
Dy pronarët dhe njëkohësisht ndërtuesit e “Book Building” kanë ushtruar prej vitesh aktivitet privat në Shqipërisë, kryesisht në fushën e basteve dhe lojërave të fatit.
Dajlan Avdia, nëpërmjet “Blue Holding”, ka pasur aksione në kompaninë e lojërave të fatit “Apex-AL”.
Në 24 Maj 2018, pra pak muaj pasi Parlamenti nxori të jashtëligjshme lojërat e fatit, Dajlan Avdia i shet “Apex Enterprise GMBH” aksionet e tij në “Apex-Al”, që i zotëronte nëpërmjet “Blue Holding”.
Po ashtu, Glendi Abdi, pronari tjetër i kompanisë që po ndërton “Book Building”, ka qenë gjithashtu i përfshirë në biznesin e lojërave të fatit.
Ai ka qenë pronar i kompanisë “Bet-07”, e cila u krijua në vitin 2007 dhe mbylli aktivitetin e saj në vitin 2013.
Në bazë të të dhënave zyrtare të Qendrës Kombëtare të Regjistrit, “Bet-07” ka pasur aksionerë themelues disa emra të njohur publikë, përfshirë deputetin aktual të Partisë Socialiste, Fidel Ylli, avokatët Maksim Haxhia e Artan Hajdari, e persona të tjerë.
Këta emra u shkëputën dalëngadalë nga “Bet-07” dhe, deri në momentin e çregjistrimit, kompania ishte në pronësi të Glendi Abdi. Marrë nga Boldnews.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Nënshkruhet Memorandumi i Bashkëpunimit Ekonomik mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për ndërtimin e HEC-it të Skavicës. Kjo marr...
TIRANË- Zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi ka reaguar ndaj kryeministrit Edi Rama, për ‘Fake News-in” për mbetjet nga Italia në Shqipëri. Nëpërmjet një p...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me “Fake news-in” e mbetjeve toksike, që trazoi politikën shqiptare në muajin qershor. Nëpërmjet nj...
ELBASAN- Partia Demokratike ka publikuar listën me 45 kandidatët për Qarkun e Elbasanit. Elbasani është një nga qarqet më të rëndësishëm të vendit, me 14 mandat...
TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka uruar presidentin gjerman, Frank-Walter Steinmeier për 30-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë. Nëpërmjet një letre, Meta sh...
TIRANË- Mëngjesin e sotëm, ambasadori gjerman në Tiranë, Peter Zingraf mori pjesë në ceremoninë online që u zhvillua për 30 vjetorin e bashkimit të Gjerman...
TIRANË– Boiken Abazi nga Vetëvendosja i ka komentuar deklaratat e kryeministrit Edi Rama, gjatë takimit të sotëm mes dy qeverive Shqipëri-Kosovë, si ...
TIRANË– Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali u shpreh se deklarata e Edip Shirokës, ish-kreut të Partisë Socialiste në Shkod...
TIRANË- Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ka reaguar së fundmi në lidhje ngritjen e fondit ndërshtetëror për mbështetjen fin...
TIRANË– Komisioni i Posaçëm është mbledhur pasditen e sotme për të zgjedhur 12 anëtarët e KQZ-së së re. Në mbledhjen me dyer të mbyllura që nisi në ...