"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Politike
“Më kërcënoi”/ Spiropali- Shirokës: Shpifje, çoje në Prokurori telefonatën! Ministrja komenton deklaratën e Klosit:
2 Tetor 2020, 19:58Nga DOSJA
TIRANË– Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali u shpreh se deklarata e Edip Shirokës, ish-kreut të Partisë Socialiste në Shkodër, është e gjitha një gënjeshtër. E ftuar në studion e “Report Tv”, Spiropali e ftoi Shirokën t’i drejtohej Prokurorisë, nëse është vërtet i sigurtë që ministrja e ka telefonuar.
“Ato janë shpifje. Përdorin një gjuhë denigruese dhe në këtë studio ju nuk mund t’i përdorni, se unë iki dhe nga studioja. Është qesharake, është një personazh që… qesharake. Zoti Shiroka ta çojë në prokurori s’keni nevojë ju të bëheni zëdhënësi i një personazhi kaq periferik. Zoti Shiroka mund t’i çojë në prokurori,”- deklaroi ministrja.
Më tej, Spiropali foli edhe për deklaratën e ministrit të Turizmit,Blendi Klosi, i cili, dy ditë më parë, u shpreh se është e vërtetuar shkencërisht që valët e muzikës të infektojnë me Covid-19.
“Ka një shprehje të bukur që thotë se edhe lumi nuk është njësoj. Nuk besoj se shpresoni të merrni dy herë të njëjtën deklaratë në këtë studio. Nuk mund as të jesh dakord as të mos jesh dakord mbi një çështje për të cilën nuk ke asnjë ekspertizë. Sigurisht që nuk ka një studim. S’besoj se pretendoni nga Klosi ekspertizë me këtë çështje,”– tha Spiropali.
Pak ditë më parë, një status i Edip Shirokës, u bë viral teksa ish-kryetari i Partisë Socialiste, shkruante se kur Elisa Spiropali, ishte një aktiviste e partisë, sipas tij, ka qenë e paveshur, e pangrënë dhe e papirë dhe se kërkonte peshk për të ngrënë. Në një tjetër status, Shiroka publikoi edhe numrin e telefonit, me anë të të cilit pretendonte se ishte kërcënuar nga Spiropali.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ka reaguar së fundmi në lidhje ngritjen e fondit ndërshtetëror për mbështetjen fin...
TIRANË– Komisioni i Posaçëm është mbledhur pasditen e sotme për të zgjedhur 12 anëtarët e KQZ-së së re. Në mbledhjen me dyer të mbyllura që nisi në ...
TIRANË– Aktorja Monika Lubonja është bërë pjesë e Partisë Socialiste. Gjatë vizitës së kryetarit të Bashkisë, Erion Veliaj në njësinë nr.2 në Tiranë,...
SERBI– Mediat serbe së fundmi kanë komentuar takimin e ditës së sotme mes qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës, i cili u zhvillua në Tiranë. Kryeministi i...
PRISHTINË– Kryeministri i Kosovës pak miniuta përpara se të nisej për në Prishtnë pas përfundmit të takimit mes dy qeverisë ka thënë se së shpejti pret që ...
TIRANË– Fotot e mëposhtme janë një përmbledhje nga takimi Shqipëri-Kosovë që u mbajt paraditen e sotme tek Pallati i Kongreseve. Siç shihet, Avdulla...
TIRANË– Partia Demokratike ka dorëzuar në SPAK padinë ndaj Ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj dhe drejtorit të Gjendjes Civile, Bledar Doracaj. Në...
ELBASAN– Ditën e sotme kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte në Elbasan aty ku ndau me bizneset e këtij qyteti planin e Partisë Demokratike për rim...
TIRANË– Mbyllet Komisioni i Ligjeve. Në përfundim u votua drafti i ri i Partisë Socialiste që u propozua gjatë mbledhjes nga Damian Gjiknuri. Sipas këtij p...
TIRANË– Partia Socialiste ka lëshuar pe. Sot gjatë mbledhjes në Komisionin e Ligjeve është miratuar ndryshimi për pragun zgjedhor, nga 3% që propozoi filli...