LIVE UPDATES
Bota

A mund ta padisë Kosova Serbinë për gjenocid gjatë luftës së Kosovës?

10 Maj 2021, 06:55 Nga DOSJA
A mund ta padisë Kosova Serbinë për gjenocid gjatë

Qeveria e Kosovës thotë se do të ngrejë padi në GJND ndaj Serbisë për gjenocid gjatë periudhës së luftës së vitit 1998/99. Njohësit e ҫështjeve juridike shprehen skeptikë nëse Kosova mund ta bëjë një gjë të tillë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është i vendosur që gjatë mandatit të tij qeverisës ta padisë Serbinë për gjenocid në Kosovë gjatë periudhës së luftës. Këtë pikë kryeministri i Kosovës e ka përfshirë në programin e vet qeveritar duke thënë, se “çështja e padisë për gjenocid para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND) do të jetë një nga përparësitë e punës së tij gjatë mandatit qeverisës”.

“Ne jemi të bindur që Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë në luftën e fundit tek ne dhe kjo e meriton një padi dhe qeveria e Republikës së Kosovës e ka përgatitjen e saj obligim ndaj historisë tonë, ndaj qytetarëve që kanë plagët e hapura dhe qe besa edhe ndaj ardhmërisë sonë, që kërkon një shtet demokratik, një shtet të drejtë në të cilin dihet qartë se kush është agresori e kush është viktima”, tha kryeministri Kurti pas miratimit të programit të vet qeveritar. Kryeministri Kurti tha se përgatitjet për padi “janë gjigante sepse një rast i tillë as nuk guxon, as nuk duhet e as nuk mund të humbet”.

Vuçiç: Padia kërcënim dhe as nuk duhet provuar

Paralajmërimi i qeverisë së Kosovës për padi për gjenocid ndaj Serbisë nxiti reagimin e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i cili tha se “Kosova nuk mund ta bëjë një gjë të tillë, meqë nuk është anëtare e Organizatës së Kombeve të Bashkuara”. Madje ai i rekomandon Kosovës që mos të provojë ta bëjë një gjë të tillë”, duke e cilësuar edhe si kërcënim. “Po kërcënoni Serbinë me gjyq për gjenocid? Mund ta realizoni këtë vetëm përmes një shteti tjetër, që është Shqipëria, e kjo do të thotë bashkim me Shqipërinë. U kërkoj shqiptarëve të Kosovës që të mos e bëjnë këtë”, tha Vuҫiq citojnë mediet në Serbi presidentin serb.

Ekspertët: Pa pajtim me SHBA e BE padia do kishte kundërefekt

Njohësit e çështjeve juridike nga ana e tyre shprehen skeptik për nismën e qeverisë së Kosovës për ta paditur Serbinë për gjenocid në Kosovë, pikërisht duke përmedur faktin që Kosova nuk është anëtare e OKB-së dhe formalisht nuk mund ta bëjë këtë. Kështu i tha DW-së Ehat Miftaraj drejtor ekzekutiv në Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD).  “Në aspektin formal, Kosova nuk ka kapacitet për të ushtruar padi për gjenocid ndaj Serbisë, padi e cila do të konsiderohej e pranueshme nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë. Shtetndërtimi i Kosovës është ngushtë i lidhur dhe i varur nga mbështetja dhe ndihma  e partnerëve ndërkombëtarë, andaj edhe çdo veprim në këtë drejtim duhet të ketë vëmendjen e tyre, koordinimin dhe bashkëpunimin. Çdo veprim i njëanshëm i Kosovës pa pajtim me SHBA-në dhe BE-në, kam frikë se do të kishte kundërefekt dhe do të vinte Kosovën në një situatë të pafavorshme”, thotë Ehat Miftaraj.

Sipas tij edhe nëse Kosova nëpërmjet Shqipërisë do ta padisë Serbinë për gjenocid, kjo mund të sjellë telashe të tjera. “Në aspektin formal Shqipëria ka të drejtë të ushtroj padi njësoj si çdo shtet anëtar i Statutit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Por se shtetet e tjera serioze në këtë rast do të hezitonin të ndërmerrnin një hap të tillë duke marrë për bazë lidhjen shumë të afërt dhe vëllazërore që ka Shqipëria me Kosovën”.

Mundësia pranë Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë

Një njohës tjetër i çështjeve juridike, Afrim Hoti, profesor në Universitetin e Prishtinës, thotë se ekziston një mundësi që pranë Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë entitetet e caktuara mund të ngrenë padi, por të cilat paraprakisht obligohen t’iu nënshtrohen rregullave dhe procedurave të caktuara të kësaj gjykate, por gjithnjë ekziston skepticizmi për rezultat pozitiv. “Është një deklaratë që deponohet në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë përmes së cilës Republika e Kosovës, si shtet që nuk është anëtar i OKB-së, deklaron që e pranon autoritetin e gjykatës dhe i pranon vendimet që jepen nga GJND-ja. Këto janë raste shumë të rralla, që njihen si të tilla që statuti i gjykatës e lejon një mundësi të tillë, sikundër që edhe entitetet që kanë pozicion pak a shumë të ngjashëm si Kosova janë të rralla. Juridikisht, palë para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë janë vetëm shtetet e pavarura dhe të cilat njëkohësisht janë pjesë e OKB-së”, thotë Afrim Hoti.

Kosova mund ta  shfrytëzojë këtë mundësi për të ngritur padi për gjenocid ndaj Serbisë, por sipas Hotit, “duhet bërë një dallim elementar ndërmjet deklarimeve politike dhe deponimit formal”, që nuk do të thotë që është përmbyllur procesi. “Ai do të mund të konsiderohet si një veprim juridik, mirëpo, për vërtetimin e ekzistimit të krimit, duhet të deponohen edhe shumë fakte të tjera për t’i pranuar gjykata”, shprehet profesori Afrim Hoti.

Shqiptarët në Kosovë e cilësojnë gjenocid fushatën e forcave serbe të sigurisë gjatë luftës së viteve 1998-1999, ku u vranë mbi 10 mijë veta, mijëra të tjerë llogariteshin të zhdukur, ndërsa mbi 800 mijë shqiptarë u dëbuan nga shtëpitë e tyre.

Në vitin 1999, Kroacia kishte ngritur padi ndaj Serbisë në GJND për gjenocid gjatë luftës së viteve 1991-1995. Në vitin 2010, Serbia kishte paraqitur një kundër-padi ndaj Kroacisë, duke thënë se rreth 200 mijë serbë etnikë janë zhvendosur, kur Kroacia kishte filluar operacionin ushtarak në kërkim të territoreve të pretenduara prej saj. E në vitin 2015 GJND-ja vendosi që as Serbia e as Kroacia, nuk kanë kryer gjenocid ndaj njëra tjetrës. Ndërkaq, sa i përket rastit të Bosnjes e Hercegovinës, përkatësisht rasti Srebrenica, në vitin 2007, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë  konstatoi se vrasjet e rreth 8 mijë muslimanëve të Bosnjës në Srebrenicë, kanë përbërë gjenocid, por kjo Gjykatë u shpreh, se Serbia nuk e kishte parandaluar gjenocidin, por gjithashtu tha, se edhe se nuk kishte prova të mjaftueshme që Serbia kishte përgjegjësi të drejtpërdrejt për këtë. Në vitin 2017, Bosnja e Hercegovina kërkoi rishikimin e këtij vedimi por, GJND-ja e hodhi poshtë këtë kërkesë.

DW

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora gjenocidi kosova lufta e kosovës serbia gjenocidi kosova lufta e kosovës serbia

Sondazh

Poll
Bota 10 Maj 2021, 06:09

Qeveria favorizon skemat sociale në Kosovë

Programi i Qeverisë së Kosovës më shumë ka një komponentë sociale sesa zhvillimore, thotë për Radion Evropa e Lirë, profesori i ekonomisë, Safet Gërxhaliu. Ndër...

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë