LIVE UPDATES
Politike

A ka hapësirë në PD për të (vetë) larguarit? Edi Paloka: S’ka vend për ata që i kanë gjuajtur me gurë

25 Qershor 2020, 21:45 Nga DOSJA
A ka hapësirë në PD për të (vetë) larguarit? Edi

TIRANË– Kryesia e Partisë Demokratike miratoi udhëzimin përmes të cilit do të bëhet përzgjedhja e kandidatëve për deputetë. Kjo është hera e parë që një parti politike në Shqipëri ndërmerr një hap të tillë, që kandidatët për deputetë të zgjidhen nga anëtarësia dhe të mos vendosen nga kryetari.

Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka, tregoi në “Ilva Now” detaje se si do të bëhet ky proces, që sipas tij i jep mundësi kujtdo që kërkon të japë një kontribut politik që harmonizohet me filozofinë e kësaj partie.

Në fakt me nxjerrjen e udhëzimit sot, ne konkretizuam atë që kishim parashikuar apo futur në statutin e Partisë Demokratike para tri vjetësh dhe nga sot, fillojnë me të gjitha procedurat që janë parashikuar në udhëzim. Është një risi. Anëtarësia do të ketë dy herë rol në përzgjedhjen e kandidatëve. Herën e parë do të jenë propozimet që do të vijnë pikërisht nga anëtarësia, ku çdo anëtar i PD do të ketë të drejtën të propozojë dhe madje është parashikuar edhe rasti kur që dikush që pretendon të kandidojë dhe nuk është propozuar nga anëtarësia ka të drejtën e vetëkandidimit, por në këtë rast do të kërkohen edhe 10 firma anëtarësh që të plotësojnë vetëkandidimin e këtij personi që kërkon të kandidohet. Rasti tjetër, ku anëtarësi vendos gjatë këtij procesi do të jetë pas seleksionimit që do të bëjë komisioni i zgjedhjeve, i cili do të veprojë sipas kritereve të parashikuara tashmë në udhëzim që janë kritere të përgjithshme si; shkolla e lartë, apo mos të kesh qenë  bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit etj. Këto kriteret do t’i shikojë komisioni. Pastaj lista do t’i dërgohet anëtarësisë”, tha Paloka.

I pyetur se kush do të miratojë listën përfundimtare për kandidatët për deputetë, z. Paloka tha se fjalën e fundit në këtë proces e ka Këshilli Kombëtar, ashtu siç parashikohet te statuti i PD-së.

Fjalën e fundit për listën e ka Këshilli Kombëtar. Këshilli Kombëtar miraton listën përfundimtare, sepse kështu është edhe në statutin e Partisë Demokratike”, tha ai.

Drejtorja e lajmeve në Euronews Albania, Ilva Tare, pyeti z. Paloka se kush do të drejtojë Komisionin e Vlerësimit të Mandatave për përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë, numri dy i selisë blu tha se ende nuk ka një emër konkret, por nuk e përjashtoi mundësinë që në krye të tij të vendoset Genc Ruli.

Nuk ka akoma një vendim të forumeve të PD për këtë, madje për zotin Rulin edhe unë nga mediat e kam dëgjuar për të qenë i sinqertë. Sigurisht që një komision i tillë do të ketë nevojë për figura si zoti Ruli, që kanë përvojën, kanë zotësinë dhe dashamirësinë ndaj Partisë Demokratike.  Edhe sot që zoti Ruli e ka shprehur vetë, sepse nuk ka ambicie politike, sepse ai ka qenë një nga ata që është vetëlarguar do të thoja, por kjo nuk e ka shkëputur nga Partia Demokratike, prandaj them që ka shumë cilësi që zoti Ruli se pse jo mund ta drejtojë këtë komision. Nuk ka ende një vendim tonin. Nuk na është paraqitur as në kryesi akoma një propozim i tillë, por me siguri me miratimin e udhëzimeve do të plotësohet edhe komisioni. Ende nuk kemi një emër. 

Zgjedhjet, si është rënë dakord dhe nga tryeza politike do të zhvillohen ose në periudhën e pranverës ose në periudhën e vjeshtës, në tetor. Kurdo që të zhvillohen, unë nuk besoj se në tetor të zhvillohen zgjedhje, por afati më i afërt është prill. Janë disa muaj të cilat PD, kandidatët që do të dalin në këtë proces duhet t’i shfrytëzojnë sa më mirë për të hyrë në zgjedhje për të qenë sa më të përgatitur. Nuk ka ndonjë arsye se pse është lënë 30 shtatori, dhe jo 15 shtatori. Sa më shpejt aq më mirë”, tha ai.

Mes tjerash, numri dy i PD-së iu përgjigj zërave kritikë, të cilat mendojnë se kjo parti ka nevojë për t’u hapur. Ai shtoi se PD-së ka qenë dhe është e hapur për këdo, por jo për ata që sipas tij kanë goditur me gurë në këtë parti, të cilën e cilëson si shtëpinë e tij.

Mund të them të drejtën me këto forma që përdorin “jo të hapet Partia Demokratike” bëhet çështje diçka që nuk është çështje, sepse unë nuk di që Partia Demokratike të jetë mbyllur ndonjëherë, që kush ka dashur  të angazhohet është penguar të angazhohet nga Partia Demokratike absolutisht të gjithë kanë qenë jo vetëm të mirëpritur, por edhe të ftuar që të vijnë në Partinë Demokratike. Këtu duhet të bëjmë ca dallime. Unë personalisht kam qenë kritik për këtë formë se si paraqitet kjo, sepse edhe njëherë e përsëris: Nuk ka qenë ndonjëherë e mbyllur dera, por nuk mundet që dikush të pretendojë se mbasi është larguar, ka ikur, ka gjuajtur edhe me gurë ndaj shtëpisë, se Partia Demokratike është shtëpia jonë.

Kur duhet të na hapet dera, themi na hapni derën e shtëpisë, ndërkohë i kemi gjuajtur me gurë asaj shtëpie dikur dhe pastaj vijnë prapë tek dera, që është e hapur  dhe prapë bërtasin: hapni derën! Kjo është joserioze. Kush do të afrohet në Partinë Demokratike, aq më tepër në bazë të këtij procesi që po fillojmë, gjithsecili, për të cilin unë nuk do isha dakord, të jem i sinqertë, sepse jam nga ata që besoj se në politikë, njerëzit, shkallët e karrierës duhet t’i ngjisin njëra pas tjetrës dhe besimin ta krijojnë pak nga pak. Megjithatë, në politikën tonë katapultimet janë bërë modë dhe unë jam kundër kësaj. Ata që mendojnë se hapja e derës së PD do të thotë se ti të vish nga rruga dhe të katapultohesh në majë menjëherë nuk e shoh si gjë serioze. Nga ana tjetër, që në sot e filluam këtë proces i jep mundësinë sot kujtdo, që ka dëshirë që pranon rrugën që po ndjek kjo parti, e ka mundësinë më shumë se kurrë të bashkëpunojnë me Partinë Demokratike. 

Kur flas me gjuajte me gurë, flas për gjuajtje me gjyle në fakt për njerëz që në fakt e kanë dëmtuar PD dhe kanë pasur për qëllim dëmtimin e PD, jo korrigjimin. Për ata që janë qartazi sot në shërbim të kundërshtarëve të PD, Për këta falas, jo për ata që kritikojnë se kritika është gjëja më normale”, tha  Paloka.

Në fund, Edi Paloka theksoi në Euronews Albania se me udhëzimin e miratuar nuk do të ketë pakënaqësira në Partinë Demokratike.

“Në fillim kur kjo formë është propozuar unë kam qenë kundër, sepse do të krijonte probleme këtu dhe atje. Do shkaktonte pakënaqësira. Kam qenë kundër, sepse nuk kam qenë i bindur për të bërë një hap të tillë.  Edhe brenda partive popullore ku ne bëjmë pjesë, janë shumë pak parti që kanë sisteme të tilla. Është shumë i avancuar ky sistem për ne, por me udhëzimin e përgatitur se një sërë fenomenesh që mund të krijonin përçarje, mendoj se me këtë udhëzim janë shmangur”, tha ai.

Marrë nga Euronews

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi paloka edi paloka

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje