"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Politike
“S’e pranoj që të vijë Vuçiç në Tiranë e të dalë garant për negociatat”, Bushati: Gabimi ynë strategjik, futja
25 Qershor 2020, 20:56Nga DOSJA
TIRANË- Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati pohoi se gabimi strategjik i Shqipërisë është fakti se nuk mund të jetë në një ‘biletë’ me Serbinë, sa i takon bisedimeve për anëtarësimin e saj në BE. I ftuar në ‘Real Story’ ai tha se është e papranueshme që presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç të vijë në Tiranë dhe të dalë garant për negociatat e Shqipërisë për BE dhe të fliste me Macron.
Sipas Bushatit, Shqipëria nuk është në të njëjtin bosht me Serbinë, pasi është Kosova në mes. “Ne nuk kemi të drejtë që t’i japim leksione Serbisë se kë do të zgjedhin president. Puna është se si e trajtojmë ne Serbinë. Kjo është çështje që më ka shqetësuar. Se pranoj dot se Vuçiç 20 vite pasi kanë rënë bombat e natës në Kosovë, që të vijë në Tiranë dhe të thotë që; “do të flas unë me Marcon për hapjen e negociatave me Shqipërinë”. Ne mund të kemi 1 mijë probleme, por jemi liberalë në koncepte dhe të lirë. Shpirti ynë është evropian e mesdhetar.
Gabimi ynë strategjik, futja në një biletë me Serbinë. S’mund të kemi një bosht me Serbinë. Raporti jonë është me Greqinë dhe Italinë. kryeministri Rama ka bërë dhe deklarim më kurajoz në Serbi. S’ka qenë vizitë e lehtë. Kur flet Vuçiç, flet Serbia. në 2014-ën nuk firmosëm dot marrëveshjen e diplomave me Serbinë. Se kemi as sot. E di shumë mirë që Edi Rama ka marrëdhënie të drejtpërdrejta me presidentin e Francës. në jam mësuar se presidenti italian apo ai grek, të jenë avokatë të Shqipërisë. S’janë më të njëjtën ton ata. S’dua të jem në biletën serbe, kjo është dhe për shkak të historikë. Nuk mund të zëvendësohen boshtet. Ne jemi më mesdhetar.”,- pohoi ish-ministri.
TIRANË– Kryeministri Edi Rama është shprehur se shqiptarët kanë humbur shumë terren në lidhje me luftën diplomatike dhe politike që është zhvilluar me Serb...
TIRANË- Analisti Fatos Lubonja ka bërë sot një analizë të fjalimit të Edi Ramës në Kuvend, ku i doli në mbrojtje Hashim Thaçit dhe Kadri Veselin. I ...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama i ka lënë gazetarit Adriatik Kelmendi, i cili drejton emisionin “Rubikon” në Kosovë, që të ruajë intervistën që xhiroi një na...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama, ka njoftuar sot se ka marr një mesazh për ta mirëpritur homologun e tij nga Kosova, Avdullah Hotin, më 3 korrik në Tiranë. ...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka treguar sot një histori që nuk e kishte thënë më parë. Në emisionin “Rubikon”, kreu i qeverisë u shpreh se një politikan s...
TIRANË- Mbrëmjen e sotme në emisionin Open në Top Channel po diskutohet për akuzat e ngritura ndaj Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit në një moment kur...
TIRANË– Historiani dhe ish-ministri i Jashtëm, Paskal Milo, ka komentuar aktakuzën kundër Presidentit Hashim Thaçi dhe kreut të PDK-së, Kadri Veseli...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka folur sot për luftën diplomatike në mes Shqipërisë dhe Serbisë. Në një intervistë në “Rubikon”, Rama u shpreh se Shqipëria...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar sot taksën 100% që qeveria e Kosovës vendosi Kundër Serbisë, duke thënë në atë kohë është marrë vendimi i duhur....
TIRANË- Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, ka reaguar sot për aktakuzat e Prokurorisë Speciale kundër Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin...