6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Shqipëri- Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar ditën e sotme se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar edhe 8 raste të reja me COVID-19, pas testimit të 140 personave të dyshuar. Eugena Tomini, specialistja e ISHP-së bëri me dije se numri total i të infektuarve ka shkuar në 803. Harta është zgjeruar me 5 raste në Tiranë, 2 në Elbasan dhe 1 rast në Durrës. Tomini theksoi se aktualisht 68 % e pacientëve të infektuar janë shëruar dhe në të gjithë vendin janë 229 persona aktivë me COVID-19.
Sipas saj, pjesa më e madhe e të prekurve po ndiqen nga mjeku i familjes ose janë asimptomatikë. Ndërsa momentalisht në dy spitalet COVID, janë 34 persona të shtruar, vetëm 7 prej tyre janë në terapi intensive.
Njoftimi i ministrisë:
COVID-19, Ministria e Shëndetësisë: 8 raste të reja në 24 orët e fundit, java me nivelin më të ulët të rasteve pozitive që nga fillimi i epidemisë
Situata epidemiologjike në vend aktualisht paraqitet e qëndrueshme dhe me një nivel të ulet të pozitivitetit krahasuar me numrin total te testimeve. Gjatë javës së epidemisë, përqindja e pozitivitetit arriti në 4.3 %, vlera më e ulët nga fillimi i epidemisë, që tregon funkionimin e masave të marra, identifikimin dhe gjurmimin epidemiologjik të rasteve të dyshuara dhe kontakteve të tyre në kohë.
Nga 140 testimet e kryera gjatë 24 orëve të fundit për persona të dyshuar me COVID-19, janë vetëm 8 raste pozitive, përkatësisht në Tiranë 5 raste, në Elbasan 2 raste dhe në Durrës 1 rast. Për të gjitha rastet vazhdon hetimi epidemiologjik në terren.
Që nga fillimi i epidemisë deri më sot janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 803 qytetarë dhe aktualisht 68 % e tyre janë shëruar. Në të gjithë vendin aktualisht janë 229 persona aktivë me COVID19.
Pjesa më e madhe e të prekurve po ndiqen nga mjeku i familjes ose janë asimptomatikë, ndërsa momentalisht në dy spitalet COVID, në spitalin infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” gjendja paraqitet e qëndrueshme. Aktualisht janë të shtruar 34 pacientë dhe vetëm 7 prej tyre janë në terapi intensive.
Siç jeni ne dijeni, nga sot, ka nisur një lehtësim i mëtejshem i masave shtrënguese, me shtimin e zonave të gjelbërta, lejimin e shërbimit taksi ndërqytetas me dy pasagjerë të së njëjtës familje si dhe lehtësimi për të riatdhesuarit që janë me banim në zonat e kuqe, të cilet do të vetëkarantinohen në banesë.
Duke nisur nga ky lehtësim i masave është shumë e rëndësishme të rritet kujdesi vetjak, të respektohen rregullat e reja, ndaj, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje të gjithë qytetarëve që të vazhdojnë të respektojnë distancimin fizik dhe të mbajnë higjienën personale, po ashtu bizneset e hapura të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë.
Ftojmë qytetarët të mos neglizhojnë shenjat e COVID19 dhe të telefonojnë menjëherë urgjencën kombëtare 127 në rast se kanë dyshime se janë të prekur nga ky virus.
Për të kontaktuar mjekun e familjes, për pyetje në lidhje me COVID19, për këshillim psikologjik në rast të shfaqjes së shenjave të ankthit apo shqetësime të tjera, ju lutemi, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40-40.Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:

Tiranë 93
Krujë 87
Shkodër 17
Kurbin 14
Kukës 5
Elbasan 4
Mirditë 2
Berat 2
Durrës 1
Korçë 1
Lezhë 1
Lushnje 1
Mat 1
J.V/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Shqipëri- Gjatë muajit maj vendi do të ‘pushohet’ nga temperaturat e larta. Sipas meterologut Akil Osmani temperatuat do të rritjen duke filluar që nga dita e s...
TIRANË– Refuzohet kërkesa e ish-drejtorit të Policisë së Vlorës, Jaeld Çelës për ndryshimin e trupës gjykuese që do të trajtojë dosjen “Tahiri” në G...
Kosovë- Ngjarje e rëndë në Kosovë. Mediet vendase raportojnë se është gjetur një turp i pajetë në një pyll, në afërsi të fshatrave Llovcë dhe Burincë. Lajmi ësh...
Durrës- Detaje të reja kanë dalë nga e shkruara krimnale e Besmir Haxhisë, i cili vra bashkë me të vëllain e tij, Viktorin pak ditë më parë në Durrës. Burime pë...
DIBËR– Situata e krijuar nga Covid-19 në vendin tonë po jep efektet në ekonomi, duke ndikuar në shumë sektor të saj. Një ndër to është edhe ai i hotelerisë...
SHKODËR– Tregtarët e Zdralës kanë dalë sërish në protestë ditën e sotme, përpara Bashkisë. Mësohet se një përfaqësues i tyre ka zhvilluar edhe një bashkëbi...
TIRANË– Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka shpërndarë një mesazh nga mjeku Tritan Kalo. Me Infektivin në sfond, mjeku Kalo ka bërë thirrje për...
Durrës- Detaje të tjera kanë dalë nga vrasja e dy vëllezërve Haxhia në Durrës. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Altin Ndoci, një nga të arrestuarit e ngjarj...
ITALI– Pas goditjes që mori nga koronavirusi, Italia ka vendosur që të bëjë lirimin e masave të marra ndaj koronavirusit. Por këshilltari i Ministrisë së ...