"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Politike
70-vjetori i vrasjes pa gjyq i 22 intelektualëve nga diktatura, Basha: Sakrifica e tyre do të na shërbejë gjithmonë si për
27 Shkurt 2021, 12:05Nga DOSJA
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Bash aka kujtuar sot, ekzekutimin pa gjyq të 22 intelektualëve. Në një status në profiling e tij në Facebook, Basha shkruan se arsyeja e e këtij krimi ishte frika e regjimit nga forca, formimi dhe reputacioni i shkollimit të tyre në akademitë dhe shkollat më të mira perëndimore.
Basha shton se ne sot, kujtojmë me dhimbje dhe respekt Ali Qoralliun, Anton Delhysën, Gjon Temalin, Fadil Dizdarin, Gafurr Jegenin, Haki Kodrën, Hekuran Trokën, Jonuz Kaçelin, Luka Rashkoviçin, Manush Peshkëpinë, Mehmet Ali Shkupin, Myftar Jegenin, Niko Lezon, Pandeli Novën, Petro Konomin, Pjerin Guraziun, Qemal Kasoruhon, Reiz Selfon, Sabiha Kasimatin, Tefik Shehun, Thoma Katundin dhe Zyhdi Herrin.
Statusi i plotë
Si sot, 70 vite më parë regjimi gjakatar i diktaturës komuniste të Enver Hoxhës ekzekutoi pa gjyq dhe me akuza të falsifikuara 22 intelektualë. Arsyeja e vërtetë e këtij krimi ishte frika e regjimit nga forca, formimi dhe reputacioni i shkollimit të tyre në akademitë dhe shkollat më të mira perëndimore.
Sot ne i kujtojmë me dhimbje dhe respekt Ali Qoralliun, Anton Delhysën, Gjon Temalin, Fadil Dizdarin, Gafurr Jegenin, Haki Kodrën, Hekuran Trokën, Jonuz Kaçelin, Luka Rashkoviçin, Manush Peshkëpinë, Mehmet Ali Shkupin, Myftar Jegenin, Niko Lezon, Pandeli Novën, Petro Konomin, Pjerin Guraziun, Qemal Kasoruhon, Reiz Selfon, Sabiha Kasimatin, Tefik Shehun, Thoma Katundin dhe Zyhdi Herrin.
Sakrifica e tyre do të na shërbejë gjithmonë si përkujtesë se rrugën europiane të Shqipërisë na takon ta mbrojmë me çdo kusht. Ata që e ndërprenë këtë rrugë përpara 70 vitesh dhe të tjerë që duan ta pengojnë sot, do të humbin dhe Shqipëria europiane do të fitojë!
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike ka ndarë edhe njëherë tjetër me ndjekësit e tij, takimin që pati me përfaqësues të Shoqatës së Energjisë së Rinovues...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka nënkuptuar se mund të mbledhë sërish Këshillin e Sigurisë Kombëtare, nëse Kuvendi nuk reflekton dhe nuk tërhiqet për koncen...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta, paralajmëroi sot të gjithë politikanët, minister e deputetë që të lëxojnë 43 faqet me argumentet për kthimin për rishqyrtim t...
MEMALIAJ– Drejtuesi politik për Qarkun Gjirokastrës Tritan Shehu takoi fermerë të zonës, të cilët jetojnë me prodhimet blegtorale dhe bujqësore. Përballë Shehut...
TIRANË– Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku zhvilloi takime me disa biznese në rrugën “Myslym Shyri”. Përpara Tabakut, biznesmenët tha...
TIRANË– Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet i ka bërë thirrje Maqedonisë së Veriut që të lirojë të gjithë qytetarët e arrestuar pas protestës kundër...
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha mblodhi sot përfaqësues të Shoqatës së Energjisë së Rinovueshme, shpjegoi planin e tij për energj...
TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka nisur mëngjesin e sotëm me disa statuse në Instastory në Instagram.Në njërën prej tyre, Basha pyet qytetarët pë...
TIRANË– Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po kërkon 5200 persona të cilët do të përdorin pajisjet e identifikimit elektronik të votuesve. Partitë po për...