AKSION/ 500 mijë lekë varri! Abuzim me tendera, arrestohet drejtori në Tufinë dhe shtatë të tjerë
Aksioni në Tiranë! Efektivët mësyjnë në banesa, kontrolle e përgjime dhe në zyrat shtetërore 6 Ko...
Aksioni në Tiranë! Efektivët mësyjnë në banesa, kontrolle e përgjime dhe në zyrat shtetërore 6 Ko...
Thirrja e Komitetit, Rakacolli: Bëjmë apel për kryerjen e vaksinimit, mbani maskat në vendet e mbyllura 6 Korrik, 11:24 ...
Frika nga protesta të dhunshme në Shkup, Ministria e Brendshme shton masat e sigurisë 5 Korrik, 16:55 Propozim...
VD-Kryemadhi: Kam qindra fatura për SPAK-un, Rama ka vjedhur 189 mln dollarë 5 Korrik, 11:44 Afera e incenerator&eu...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta, paralajmëroi sot të gjithë politikanët, minister e deputetë që të lëxojnë 43 faqet me argumentet për kthimin për rishqyrtim të ligjit për ratifikimin e një ndryshimi të marrëveshjes së koncesionit për Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza”. Në një deklaratë për mediat, Meta tha se pas 25 prillit, nuk do të ketë më amnisti, por vetëm drejtësi.
Ai shtoi se ky ligj bie qartazi ndesh me parimet e mbrojtura nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, anashkalon të gjithë kuadrin ligjor në fuqi dhe është një tjetër provë flagrante e “korrupsionit legjislativ” dhe kapjes së shtetit.
Kreu i Shtetit kërkoi që Kuvendi të vendosë para përgjegjësisë ligjore, çdo funksionar publik, që ka konsumuar shkelje të Kushtetutës dhe të ligjit përgjatë procedurave të ndjekura, të vlerësimit të propozimeve, negocimit, e deri te hartimi, nënshkrimi i kontratës dhe servirja për miratim me ligj, të kësaj marrëveshjeje shtesë koncesionare, që haptazi është në dëm të interesit publik, shtetëror dhe kombëtar.
Fjala e plotë e Presidentit Ilir Meta
Të dashur qytetarë, të nderuar gazetarë. Sikundër paralajmërova pak ditë më parë, dje i përcolla edhe zyrtarisht Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, dekretin për kthimin për rishqyrtim të ligjit për ratifikimin e një ndryshimi të marrëveshjes së koncesionit për Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, pasi ky ligj bie qartazi ndesh me parimet e mbrojtura nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, anashkalon të gjithë kuadrin ligjor në fuqi dhe është një tjetër provë flagrante e “korrupsionit legjislativ” dhe kapjes së shtetit.
Kuvendi duhet të kërkojë vënien para përgjegjësisë të çdo funksionari publik, që ka konsumuar shkelje të Kushtetutës dhe të ligjit përgjatë procedurave të ndjekura, të vlerësimit të propozimeve, negocimit, e deri te hartimi, nënshkrimi i kontratës dhe servirja për miratim me ligj, të kësaj marrëveshjeje shtesë koncesionare, që haptazi është në dëm të interesit publik, shtetëror dhe kombëtar. I bëj thirrje çdo deputeti dhe çdo zyrtari të lartë të administratës, të reflektojë me shumë përgjegjësi mbi këtë nismë dhe të respektojë Kushtetutën e Shqipërisë dhe ligjet e vendit, që janë në zbatim të saj, duke e paralajmëruar njëkohësisht se për çdo vepër penale të konsumuar, gjithçka po mbahet shënim dhe nuk do të ketë kurrë amnisti, por vetëm drejtësi, veçanërisht pas 25 prillit, kur vendi do të kthehet njëherë e përgjithmonë në shinat e shtetit të së drejtës.
Po u jap mundësinë të gjithë deputetëve të reflektojnë dhe të përmbushin detyrimin për të ruajtur të pacenuar interesin publik dhe kombëtar të shtetit shqiptar dhe të shtetasve të tij, duke e kthyer mbrapsht në Këshillin e Ministrave këtë nismë legjislative. Po ndaj me ju dhe me të gjithë opinionit publik, 43 faqet me argumentet ligjore për kthimin e kësaj nisme, me shpresën, por edhe me dëshirën, që të gjeni kohën e mjaftueshme për t’i lexuar, pa ngritur kartonin, duke ulur kokën, siç fatkeqësisht keni vepruar në shumë raste. I ftoj të gjithë deputetët, por edhe të gjitha partitë e opozitës dhe gazetarët e pavarur të njihen me argumentat kushtetuese e ligjore edhe në faqen zyrtare të Institucionit të Presidentit: www.president.al.
Pak ditë më parë, Presidenti Ilir Meta ka kthyer ligjin që zgjat afatin e koncesionit të aeroportit “Nënë Tereza” me 13 vjet, duke e cilësuar procedurën e kryer në shkelje flagrante të ligjit dhe të Kushtetutës. Në një konferencë me gazetarët, Meta ngriti disa pyëtje për ministren e Financave, Anila Denaj dhe ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku, për të cilat tha se nuk kanë bashkëpunuar në dhënien e ‘llogarisë’ për këtë procedurë.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
MEMALIAJ– Drejtuesi politik për Qarkun Gjirokastrës Tritan Shehu takoi fermerë të zonës, të cilët jetojnë me prodhimet blegtorale dhe bujqësore. Përballë Shehut...
TIRANË– Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku zhvilloi takime me disa biznese në rrugën “Myslym Shyri”. Përpara Tabakut, biznesmenët tha...
TIRANË– Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet i ka bërë thirrje Maqedonisë së Veriut që të lirojë të gjithë qytetarët e arrestuar pas protestës kundër...
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha mblodhi sot përfaqësues të Shoqatës së Energjisë së Rinovueshme, shpjegoi planin e tij për energj...
TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka nisur mëngjesin e sotëm me disa statuse në Instastory në Instagram.Në njërën prej tyre, Basha pyet qytetarët pë...
TIRANË– Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka denoncuar dhëndrrin e vëllait të deputetit të Partisë Socialiste, X...
TIRANË– Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po kërkon 5200 persona të cilët do të përdorin pajisjet e identifikimit elektronik të votuesve. Partitë po për...
ELBASAN– Partia Demokratike e Elbasanit i përgjigjet sërish drejtuesit politik të PS në këtë qark, Taulant Balla, për kallëzimin në SPAK.PD e Elbasanit thekson ...
TIRANË – Glauk Olldashi, djali i madh i Sokol Olldashit në një intervistë për Abcnews.al në prag të zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit nuk pret që...
TIRANË-Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Elbasanit Taulant Balla nga Elbasani i është përgjigjur Gazment Bardhit lidhur me padinë që ka b...