LIVE UPDATES
Aktualitet

7 mijë punëtorë sezonal në Greqi, Shoqata e Bujqeve: Kemi një plan me 11 pika, kemi zgjidhur çëshjet e pagesave dhe karan

4 Maj 2020, 16:58 Nga DOSJA
7 mijë punëtorë sezonal në Greqi, Shoqata e Bujqeve: Kemi

GREQI- Kryetari i Shoqatës së Pronarëve të Tokave dhe Bujqëve në Greqi, Christos Giannakakis, ka folur ditën e djeshme në lidhje me emigirmin e 7 mijë punëtorëve shqiptarë në Greqi. Në një intervistë për median greke  “Anagnostis”, ia tregoi se vendi i tij pret 700 mijë punëtorët, që do jenë në punë gjatë muajve të verës.

Ai tha se ka një plan me 11 pika, që është propozuar për ministrinë e Bujqësisë, për të gjitha procedurat e ardhjes dhe karantinimit të emigrantëve, por ende nuk është marrë një përgjige. Giannakakis shtoi ndër të tjera se shoqata ka treguar kushtet e marrëveshjes që pronarët e tokave mund të përballojnë, e që përmbajnë veç të tjerave, rrogën ditore, si dhe zgjidhen e si do të udhëtojnë punëtorët, e deri tek shmangia e transmetimit të Covid-19.

Christos Giannakakis, të filloj me ju, cili është problemi me të cilin ndesheni këtë periudhë në zonat veriore të Greqisë e konkretisht me punëtorët sezonalë?

Vitet e fundit, në rajonin verior të Greqisë, Maqedoninë Qendrore, ku kemi frutat me bërthama, kemi një bashkëpunim shumëvjeçar me punëtorë nga Shqipëria. Punëtorët shqiptarë janë njerëz me eksperiencë, të aftë, e dinë mirë punën dhe deri tani, të paktën, kemi një bashkëpunim të shkëlqyer me ata. Kjo fuqi pune na duhet dhe tani për sezonin. Fatkeqësisht, për shkak të koronovirusit, si Greqia dhe Shqipëria, kanë mbyllur kufijtë. Kështu që dhe ne u aktivizuam për të institucionalizuar përpjekjet, për të siguruar hapjen e kufijve për këtë kategori, të ofrojnë këta punëtorë shërbimet e tyre në vend.

Referoheni në problemin e kufijve dhe si do të zgjidhet mbledhja e frutave. Le të dëgjojmë nga gazetarja Ira Londo se çfarë ndodh këto momente në Shqipëri, si është situata me korònavirusin dhe si po trajtohet kjo çështje, e punëtorëve sezonalë?

Tashmë situata në kufijtë greko-shqiptarë është e njohur, janë të mbyllur. Megjithatë, nga dita e djeshme në median shqiptare ka qarkulluar informacioni se është gjetur zgjidhja, është mbyllur një marrëveshje dypalëshe, madje theksohet se influenca e një deputeti shqiptar të partisë qeverisëse ka ndikuar mjaft në palën greke për mbylljen e çështjes. Realisht, të dy palët kërkojnë një zgjidhje, sepse vërtet familja shqiptare ka nevojë për fuqizim ekonomik, si dhe pala greke kërkon punëtorë për tokat. Përse të mos jepet një zgjidhje, akoma dhe në këtë situatë të vështirë që jetojmë të gjithë? Kam disa pyetje për ju z. Giannakakis, në Shqipëri është thënë se nga e hëna, 4 maj, një platformë elektronike do të hapet, ku të interesuarit do të deklarojnë të dhënat e tyre për t’u punësuar në Greqi. Se testi për còvid-19 do të kushtojë 80 euro dhe do e paguajnë punëtorët, ndërsa nëse do vendosen në një periudhë në karantinë do e mbulojë punëdhënësi, se mëditja do të jetë 30 euro…

Z.Giannakakis, në vijim të përgjigjeve të pyetjeve të Irës, ju lutem, shtoni dhe detajet e propozimeve tuaja në lidhje me masat mbrojtëse shëndetësore që ju keni kërkuar?

Kërkesa jonë ndaj qeverisë greke parashikonte hapjen e kufijve, por me cilat kushte? Jemi të gatshëm që kushtet e kriteret e qeverisë greke t’i ndjekim deri në fund. Si mund të veprojmë ndryshe? Nuk bëhet më ndryshe! Tani presim nga komisioni përkatës i ministrisë të na informojë se si do veprohet. Detajet nuk janë përcaktuar akoma! Kështu që, nëse do qëndrojnë në karantinë tek punëdhënësi apo diku tjetër, si do udhëtojnë, nuk e dimë. Presim ditët e ardhshme detajet. Ne nuk marrim dot përsipër shpenzime karantine në ndonjë hotel të caktuar, pa punuar. Prandaj dhe ndoqëm modelin e Gjermanisë në propozimin tonë. Punëtori mund të strehohet në pronat e pronarëve, për sa kohë duhet të jetë i izoluar, duke punuar me distancë nga punëtorët e tjerë me siguri.

Numri i 7000 punëtorëve është ai i kërkuari çdo vit?

Vitet e kaluara në zonat Imathia, Pieria dhe Pella, kishim regjistruar kërkesa për rreth 15.000 punëtorë. Në vijim, me koston shtesë të sigurimeve shoqërore dhe detyrimet ndaj shtetit grek, u ndoq metoda e ardhjes së punëtorëve me vizë 3-mujore turistike. Hyrje e ligjshme e punëtorëve në vend, por punë e zezë, e paligjshme. Kështu që as ne nuk kemi të dhëna të sakta të shifrës së punëtorëve që na duhen.

Zoti Giannakakis, është shumë e rëndësishme të qartësoni nëse është nënshkruar marrëveshje dhe cilat janë detajet? Si dhe nëse sa u referova, detajet e mësipërme, janë në fuqi për punëtorët shqiptarë. Pasi, në median shqiptare jo vetëm që është publikuar se është mbyllur një marrëveshje, por se kaloi në parlamentin grek pas mesnatës me një procedurë urgjente. Se janë përcaktuar të gjitha detajet, madje se sivjet nuk do të kenë nevojë të marrin Vizë të posaçme. Të gjitha këto detajet, kjo marrëveshje, janë të vërteta? Ju, z. Giannakakis, jeni në dijeni nëse janë mbyllur të gjitha detajet dhe marrëveshja hyri në fuqi?

Unë jam në dijeni se në 1 maj, në fletoren zyrtare me nr 90. në nenin 42 është botuar Akti Normativ, i cili përcakton vetëm mundësinë e punëtorëve sezonalë nga çdo vend i tretë të ftohen me të dhënat personale nga vetë pronari grek. Nuk përcakton vendin, Shqipërinë, në veçanti, por është në përgjithësi, një nen përkatës. Për çdo punëtor ne duhet të paguajmë 100 euro, e të deklarojmë të dhënat e plota personale të punëtorit në zyrën përkatëse të emigracionit e në vijim, këto organe kopetente të emigracionit do dërgojnë këto të dhëna në kufi. Këtej e tutje nuk do të ketë më Viza në Konsullata, apo lidhje me përfaqësitë konsullore. Kjo procedurë është e përgjithshme. Por nuk është marrëveshja e posaçme, sidomos me masat mbrojtëse, për rastin konkret me punëtorët shqiptarë. Kështu, nuk është siç e thoni, nuk hyn në punë një platformë elektronike që dikush plotëson kërkesë për punë, pasi vetëm pronarët grekë do kërkojnë emra konkretë, të punëtorëve që kanë patur vitet e kaluara, me eksperiencë e njohje personale.

Kur pritet marrëveshja përfundimtare, me detajet kryesisht të mbrojtjes së shëndetit?

Besoj se nesër (e hënë 4 maj) do më kontaktojnë nga Athina me kushtet e vendosura. Ne jemi gati, akoma dhe tepër të rënda të jenë kushtet, jemi përgatitur t’i zbatojmë e jo t’i kundërshtojmë. Kemi kontaktuar me kompani për testet, ku do bëhen analizat. Presim shtetin grek, të përcaktojë se çfarë do të bëhet, si përfundim, pastaj do e diskutojmë.

Sidoqoftë, çështja ka interes dypalësh, këtu kërkojmë krahë pune, pala shqiptare kërkon punë. Një tjetër pyetje z. Giannakakis, shqiptarët që janë këtu emigrantë të ligjshëm, e që kërkojnë punë në tokat greke, me papunësinë e krijuar, si do veprojnë?

Patjetër, të vijnë e i duam! Organizata jonë në faqen elektronike ka vendosur numrat telefonikë dhe të lidhet me organet tona kopetente të punësohet në të gjithë sektorët e bujqësisë, gjatë gjithë sezonit. Të gjithë pronarët grekë preferojnë punëtorët shqiptarë, janë të mirëpritur.

 

Mesa duket, çështja ka marrë rrugën e zgjidhjes dhe presim detajet nga qeveria greke, kryesisht për masat mbrojtëse ndaj Covid-19, aty e kanë fjalën specialistët se si do veprohet. Për mëditjen apo rrogën mujore, çfarë informacioni kemi?

Kjo është në varësi të marrëveshjes private pronar-punëtor. Disa punëdhënës ofrojnë strehim, mbulojnë të gjitha shpenzimet, disa i punësojnë 8-orarësh. Baza jonë është 29.50 euro mëditje, shumë nga e cila duhet të zbriten mbajtjet për sigurimet shoqërore dhe taksat, ka dhe 25 euro, 28 euro, deri dhe në 30 euro. Varet dhe nga lloji i punës, qershitë kanë rrogë më të lartë, në përgjithësi.

Z.Giannakakis, presim tashmë detajet e marrëveshjes dhe hyrjen në fuqi. Ju falenderoj dhe ju lutem, informoni vazhdimisht për shanset e punësimit të shtetasve shqiptarë.

Me kënaqësi, punëtorët shqiptarë janë tepër të vlefshëm jo vetëm sot në veriun e Greqisë, por në të gjitha zonat e vendit e në të gjitha sezonet bujqësor.

* Intervista u zhvillua nga botuesi i “Anagnostis” dhe gazetari i njohur në Greqi, Akis Gkatzios si dhe gazetarja Ira Londo.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet christos giannakakis punetoret sezonale ne greqi shoqata e pronarëve të tokave dhe bujqëve christos giannakakis punetoret sezonale ne greqi shoqata e pronarëve të tokave dhe bujqëve

Sondazh

Poll

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik