Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË– Shtatë arrestime janë kryer në Tiranë nga policia e shtetit, ndërsa në kërkim ka shpallur një person. Velesjan Abazaj, është 25 vjeçari i cili u arrestua nga policia pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë e ka dënuar me 2 vjet burgim, për veprën penale “Përndjekja”. Po ashtu është arrestuar në flagrancë personi me inicialet K. Sh., 31 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit kokainë.
Në njoftim, raportohet për një person të pajetë. Personi me inicialet H.R, 39-vjeç, u gjet në rrugën “Lord Bajron”, në një dhomë hoteli, pa shenja jeta dhe pa shenja dhune.
NJOFTIMI I POLICISË:
Vihen në pranga 7 shtetas, tre prej tyre të shpallur në kërkim. Specialistët e Seksionit të Kërkimit bënë kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim Velesjan Abazaj, 25 vjeç, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë e ka dënuar me 2 vjet burgim, për veprën penale “Përndjekja”. Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit K. Sh., 31 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit kokainë. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit F. A., 53 vjeç, për veprën penale “Vjedhja”, pasi është kapur në flagrancë me një biçikletë dhe një çantë me sende personale, që dyshohet se ua ka vjedhur shtetasve A. A. dhe L. M. Nga veprimet hetimore të kryera, ka rezultuar se ky shtetas është autor i dy vjedhjeve të tjera, kontretisht: – Më datë 31.01.2022, ka vjedhur biçikletën në pronësi të shtetasit J. I., ndërsa më datë 22.03.2022, ka vjedhur biçikletën në pronësi të shtetases M. H. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit M. Ç., 24 vjeç, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”, pasi ka goditur me grushte punonjësin e Qarkullimit Rrugor, që i ka vendosur masë administrative.
Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë kapjen e shtetasit në kërkim Xh. H., 33 vjeç, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Përndjekja”. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë kapjen e shtetasit në kërkim V. B., 54 vjeç, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kavajë e ka dënuar me 4 muaj, burg për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”. Specialisët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit M. M., 19 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin e tij, pa leje drejtimi. Më datë 07.03.2022, në rrugën “Lord Bajron”, në një dhomë hoteli, është gjetur pa shenja jeta dhe pa shenja dhune, shtetasi H. R., 39 vjeç. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
(a.b)/dosja.al
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
TIRANË– Policia ka identifikuar autorin e plagosjes së Shpëtim Metolit në Tiranë. Dosja.al raportoi e para lajmin e plagosjes me armë brenda club-it ...
TIRANË– Gazetari investigativ Artan Hoxha ka dhënë detaje të reja lidhur me nismën e legalizimit të kanabisit mjekësor në Shqipëri, duke treguar edhe...
TIRANË– Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim ka zhvilluar ditën e sotme një takim me kreun e SPAK, Arben Krajën. Në një postim në rrjetin social “Tëitter”...
BURREL- Një elektriçist është lënduar mbrëmjen e kaluar në krye të detyrës, pasi ka rënë në kontakt me energjinë elektrike mbrëmjen e djeshme rreth orës ...
MBRETËRI E BASHKUAR-Shqiptari Koci Selmanaj është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e mësueses së shkollës fillore Sabina Nessa. Ai u deklarua faj...
TIRANË– Një ditë para mbajtjes së Kongresit të Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama ka mbledhur ministrat dhe deputetët për një kafe pune tek “V...
TIRANË– Mjeku Dritan Ulqinaku foli për pacientët që duan t’i japin fund jetës apo familjarët që kërkojnë mosndërhyrje nga mjekësia për zgjatjen e jet...
TIRANË– Dy persona janë arrestuar nga policia pasi dyshohen për mashtrim. Policia informon se në kuadër të operacionit ‘Trick’ këta perso...
KOSOVË– Princ Valentino Corleone është dërguar në Burgun e Sigurisë së Lartë në Dyz të Podujevës për të qendruar një muaj në paraburgim, i akuzuar pë...
BRITANI E MADHE- Një shqiptar pranoi të lëvizte një automjet nga një parking në tjetrin për llogari të kriminelëve për vetëm 55 paund – por kur u ndalua nga Pol...