Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
BRITANI E MADHE- Një shqiptar pranoi të lëvizte një automjet nga një parking në tjetrin për llogari të kriminelëve për vetëm 55 paund – por kur u ndalua nga Policia zbuloi se në mjet kishte kokainë. Gjergji Ekurani- u quajt “mish për top” nga një gjykatës – tërhoqi vëmendjen e policëve patrullues në Salford sepse po drejtonte një “Ford Fiesta” në kahun e gabuar.
Makina më pas u kthye mbrapsht dhe u fut në korsinë e duhur për t’u parkuar në rrugën e duhur dhe iu afruan për kontroll. Shqiptari fillimisht iu dha një leje drejtimi rumune por informacioni nuk përputhej me adresën e tij.
Ekurani u vu në pranga dhe pasi u kontrollua, Policia i gjeti një sasi të vogël kanabisi, për të cilën ai tha se ishte për përdorim personal.
Më pas, oficerët kontrolluan makinën dhe gjetën tre telefona celularë, 230 £ cash dhe katër pako me kokainë. Pakot, me peshë afërsisht 1.73 gram e me një pastërti prej 60%, do të kushtonin në treg rreth 160 £.
Ekurani u deklarua fajtor, por gjatë procesit të tij gjyqësor ai tha se po përballej me vështirësi financiare që kur u transferua në Angli nga Shqipëria dhe po mbante familjen e tij me të ardhurat që siguronte. Kështu që tregoi se u kontaktua nga një mashkull, i cili i ofroi 55 funte për ta çuar makinën nga një parking në tjetrin dhe ta linte aty. Ai tha se as paratë dhe as droga nuk ishin të tijat dhe se mbetën në makinë, duke shtuar se nuk kishte marrë kurrë drogë më parë, madje nuk ishte dënuar kurrë më pas as në Shqipëri.
Avokati Peter Connick tha se klienti i tij nuk ishte i angazhuar në shitjen e drejtpërdrejtë te përdoruesit. Por, gjyqtari tha se kjo ishte një “ndërmarrje e përbashkët për të cilën ai është paguar”.
Marrë nga manchestereveningnews.co.uk
(k.m/dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
BRITANI E MADHE- Ionela Gherghisan vuan ende pasojat e bashkësortit të saj, Koçi Selamaj, i cili vrau pa asnjë motiv mësuesen Sabina Nessa. Në një interv...
Numri i përgjimeve të realizuara nga Prokuroria ndaj qytetarëve shqiptarë ka mbetur i lartë edhe gjatë vitit 2021. Sipas raportit zyrtar të kryeprokurorit Olsia...
TIRANË– Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka vendosur shkarkimin nga detyra të prokurorit të Apelit të Tiranës, Edmond Hykës. Ky i fundit ankimoi v...
TIRANË– Elton Mahmuti, është 38-vjeçari i cili kishte në banesë municion armësh. Policia i zbuloi në banesë një armë zjarri “Sharrs̶...
GREQI– Babis Anagnostopoulos sapo ka mbërritur në Gjykatë, aty ku do të japë sqarime për vrasjen e bashkëshortes së tij 20-vjeçare Caroline Krauts....
MIRDITË– Trupi i 10-vjeçarit që është mbytur në lumin Fan të Mirditës dyshohet se ka ngecur në një urë të prishur. Edhe sot kanë nisur kërkime...
KORÇË– Këto janë pamjet nga arrestimi i katër personave në kuadër të operacionit ‘Restart’. Si rrjedhim, u arrestuan 4 persona, nd...
KORÇË– Është finalizuar faza e gjashtë e operacionit ‘Restart’ në Korçë. Në pranga kanë përfunduar vëllezërit Klaudio ...
TIRANË– Mbrëmjen e kaluar qyteti i Elbasanit është përballur me lëkundje të tërmetit. Pas disa kohësh ‘pushim’ për territorin shqiptar ng...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur me një video të projektit të Sheshit të Flamurit në Vlorë, duke i kthyer përgjigje protestuesve që a...