"Kam paguar 40 mijë euro të dilja"/ Zbardhet raporti, ja "sëmundja" që liroi Nuredin Dumanin nga burgu
14 Janar, 14:17
...
Aktualitet
6 Marsi/ Zbardhen kandidatët e parë, të besuarit e Ramës, Bashës e Berishës
21 Janar 2022, 10:25Nga DOSJA
TIRANË– Partia Socilaiste, Partia Demokratike dhe Komisioni për Rithemelimin e Partisë Demokratike, i themeluar nga ish-kryeministri Sali Berisha kanë zbuluar emrat e të zgjedhurve të tyre për lokalet e 6 marsit, datë tashmë e dekretuar nga Presidenti IlirMeta. Partia Socialiste me në krye kryeministrin Edi Rama ka mbledhur kryesinë në Durrës e Shkodër.
Kandidatë për kryetare bashkie në këto dy zona ka zgjedhur dy gra. Durrësi nuk ka risi, pasi vjen me Emirjana Sakon, e cila është e komanduar si kryebashkiake në qytetatin bregdetar. Ndërsa zonja tjetër që ka zgjedhur PS-ja për Shkodrën është Majlinda Angoni, e cila është aktualisht prefekte e këtij qyteti.
Nga ana tjetër kryedemokrati Lulzim Basha ka vendosur që në Durrës të përfaqësohet nga Luan Hoti. Në të njëjtën zonë, Komisioni për Rithemelimin e PD-së ka nxjerrë si kandidat Ardian Mukën. Mersin Murati është kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Vorës. Murati më herët ka qenë prefekti i Tiranës, por tashmë do të kandidojë për kryetar bashkie në Vorë nën siglën e PS. Pritet që në orët në vijim të zbardhen të tjera emra përfaqësuesish të partive lokale që do të garojnë më 6 mars. Nga ana e Lëvizjes Socialiste për Integrim nuk ka ende asnjë prononcim për zgjedhjet në fjalë.
Cilat bashki janë pa kryetar?
Për momentin Shkodra është drejtohet nga një kryetare me mandat të përfunduar kushtetues, Voltana Ademi, e cila u rikthye në detyrë pas largimit të Valdrin Pjetrit. Dibra mbeti pa kryetar bashkia pasi Dionis Imeraj dha dorëheqjen. Durrësi ka Emirjana Sakon, pasi Valbona Sako u largua nga pozicioni i saj si kryebashkiake pas një gafe që bëri pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit. Kryebashkiaku Haxhi Memolla u nda nga jeta dhe për pasojë në krye të bashkisë së Rrogozhinës u komandua Edison Memolla. Lushnja pasi kryebashkiaku Fatos Tushe u arrestua me urdhër të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
TIRANË– Mersin Murati është kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Vorës. Murati më herët ka qenë prefekti i Tiranës, por tashmë do të kandido...
GJIROKSTËR- Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA vendosi më 23 korrik në mënyrë unanime rrëzimin e ankimit të ish-ndimësit ligjor pranë Gjykatës Admini...
KOSOVË- Eksperti amerikan dhe profesori i Universitetit “John Hopkins”, Daniel Serwer, në një shkrim, ka thënë se rajoni i Ballkanit Perëndimor do të ndahe...
ANGLI- Një shqiptar i kërkuar nën dyshimin për vrasje është ekstraduar në Britaninë e Madhe dhe do të dalë para gjykatësve në Cardiff. BBC shkruan se 20-vje&cce...
TIRANË- Analiza financiare në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit e gjeti ish-gjyqtarin Ilir Mustafaj me bilance negative më të thella se ato të llogarit...
LIBRAZHD- Fshati Fushë Studen i njësisë Administrative Stebleve në Bashkinë Librazhd është i mbuluar nga shtresat e borës. Mësohet se në këtë fshat trashësia e ...
TIRANË– Operatori i Sistemit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka përditësuar situatën e motit në vendin tonë. Sipas OSHEE, për menaxhimin e sit...
TIRANË- Autoriteti Rrugor shqiptar u ka bërë thirrje drejtuesve të mjeteve që të bëjnë kujdes në segmentin rrugor Qafë Qarri-Korçë-Dardhë-Voskopojë....