LIVE UPDATES
Aktualitet

Thellohen problemet e ish-gjyqtarit, s’justifikohen “kafet” pas vdekjes së të ëmës

21 Janar 2022, 18:25 Nga DOSJA
Thellohen problemet e ish-gjyqtarit, s’justifikohen “kafet”

TIRANË- Analiza financiare në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit e gjeti ish-gjyqtarin Ilir Mustafaj me bilance negative më të thella se ato të llogaritura në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Shumica në KPA vendosi të lërë në fuqi shkarkimin e tij nga detyra. Në pakicë gjyqtarja Natasha Mulaj kërkoi që Mustafaj të konfirmohej. 4 nga 5 anëtarët e trupës së Kolegjit të Posaçëm të Apelimit që shqyrtoi çështjen e ish-gjyqtarit Ilir Mustafaj e gjetën vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për shkarkimin e tij të drejtë.

Sipas vendimit të zbardhur Rezarta Schuetz, Ina Rama, Ardian Hajdari dhe Sokol Çomon, arsyetuan se Mustafaj kishte bërë deklarim të pamjaftueshëm në kriterin e pasurisë. Ata rrëzuan pretendimet e ish-gjyqtarit për shkelje në procesin e bërë në KPK dhe po ashtu edhe pretendimet e tij për të ardhura shtesë nga mësimdhënia apo “kafet” e lëna pas vdekjes së të ëmës.

“Nga analiza e kryer në Kolegj, subjekti i rivlerësimit rezulton me një diferencë negative më të thelluar sesa ajo e kryer në Komision”, thuhet në arsyetimin e shumicës. Shumica arsyeton se nuk e mori parasysh bilancin e përkeqësuar, por vendosi të lërë në fuqi analizën e bërë në KPK, që njësoj sillte shkarkimin e gjyqtarit.

Në pakicë relatorja e çështjes Natasha Mulaj kërkoi zbatim të parimit të proporcionalitetit dhe këmbënguli se të ardhurat nga mësimdhënia duhej të ishin konsideruar bazuar në dëshmitë e kolegëve të Mustafajt, përfshi atë të anëtarit të Gjykatës së Lartë Sokol Sadushi.

“Për shkak të reputacionit dhe përgjegjësisë në ushtrimin e funksionit të tyre, nuk mund të lëshonin deklarata noteriale nëse informacioni nuk do të ishte i saktë”, arsyeton Mulaj, që shprehet në pakicë se kërkoi që procesi të vendosej në seancë publike dhe jo në dhomë këshillimi.

Gjyqtari Mustafaj u shkarkua nga detyra më 18 korrik 2019 nga trupi gjykues i KPK-së i kryesuar nga Lulzim Hamitaj, me relatore Xhensila Pinen dhe anëtare Valbona Shanxhaktarin, pasi u gjet me deklarim të pamjaftueshëm për pasurinë. Ky vendim u konfirmua nga KPA në 22 korrik 2021. Ilir Mustafaj ka përfunduar fakultetin e Drejtësisë në vitin 1996 dhe ka punuar deri në vitin 2000 si ndihmësgjyqtar në Gjykatën e Tiranës. Ai ushtronte funksionin e gjyqtarit në Gjykatën e Tiranës prej vitit 2000, ndërkohë që ka qenë edhe anëtar Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Deri në momentin e shkarkimit ai ishte kandidat për në Gjykatën Kushtetuese.

Arsyetimi mbi procedurën

Sipas vendimit të zbardhur të KPA Mustafaj në ankimin e tij pretendoi një sërë shkeljesh nga Komisioni i Pavarur i Kualifkimit, përfshi paragjykim të çështjes, mosmarrjen në konsideratë të provave të dorëzuara prej tij, shkelje proceduriale në shqyrtimin e një kërkese për përjashtim të relatores dhe të ngjashme. Por shumica në Kolegj i gjeti të pabazuara këto pretendime. “Trupi gjykues i Kolegjit, vëren se pretendimi për paragjykim të çështjes për subjektin e rivlerësimit Ilir Mustafaj për shkak të vendimmarrjes dhe hetimit administrativ vetëm në një kriter, është i pabazuar”, thuhet në arsyetimin e Kolegjit.

Sipas KPA vendimi i Komisionit edhe pse i marrë vetëm në një kriter ishte i bazuar në ligj dhe pretendimet e Mustafajt se shkarkimi ishte i paracaktuar nuk qëndronin. KPA thotë se ish-gjyqtari nuk qe në gjendje të provonte se KPK kishte paragjykuar çështjen e tij.

“Nga shqyrtimi i akteve të administruara, trupi gjykues i Kolegjit nuk vëren të dhëna që të provojnë ose sugjerojnë në ndonjë formë që vendimmarrja për subjektin e rivlerësimit ka qenë e paracaktuar”, thuhet në vendim.

KPA po ashtu rrëzoi pretendimin e Mustafajt për refuzimin nga KPK të thërriste si dëshmitarë administratorin e një kompanie ndërtimi. KPA thotë se Komisioni kishte kërkuar dy herë dëshmi nga kompania e ndërtimit dhe kjo e fundit kishte dërguar fillimisht një punonjëse që nuk kishte dijeni për rrethanat dhe më pas një punonjëse tjetër që kishte dhënë shpjegimet e saj. KPA e cilësoi të mjaftueshme këtë dëshmi. Kolegji rrëzoi edhe pretendimet e ish-gjyqtarit se KPK kishte mbajtur standarde të dyfishte duke iu referuar rastit të ish-gjyqtarit të Gjykatës së Lartë Xhezair Zaganjori. Kolegji arsyeton se nuk ishte puna e KPK të vendoste precedentë dhe se ishte Kolegji ai që përcaktonte standardet të cilat Komisioni duhej të zbatonte.

Dukje iu referuar rastit KPA shprehet se Zaganjori edhe pse u konfirmua në Komision u shkarkua nga Kolegji. “Trupi gjykues i Kolegjit vëren së pari, që vendimi i referuar nga subjekti, që i përket subjektit të rivlerësimit Xh. Z., i është nënshtruar juridiksionit kontrollues të Kolegjit dhe është ndryshuar” , thuhet në vendim.

KPA shprehet në vendim se fakti që Komisioni në rastin e Mustafajt kishte aplikuar masën e shkarkimit tregonte se kishte ndjekur në këtë rast orientimin e dhënë nga Kolegji.

“Në kushtet kur ky vendim i referuar nga subjekti i është nënshtruar kontrollit të Kolegjit dhe është ndryshuar, ky aspekt i vendimmarrjes së Komisionit për vendimin e sjellë në vëmendje konsiderohet i kryer”, thuhet në arsyetim.

Në pakicë Natasha Mulaj këmbëngul se KPK nuk i kishte dhënë të drejtë të mbrohej ish-gjyqtarit dhe se çështja do duhej të ishte shqyrtuar në seancë publike. Mulaj e bazon arsyetimin e saj te mos marrja në konsideratë e një sërë dëshmive të dhëna nga kolegë të Mustafajt dhe studentë të tij në lidhje me të ardhurat nga mësimdhënia. Sipas gjyqtares këto dëshmi edhe pse të dhëna gjatë procesit të rivlerësimit, nuk ishin thjesht deklarime noteriale nga personat me lidhje pasurore me subjektin dhe duhej të ishin konsideruar nga KPA.

“Vlerësoj se mosshqyrtimi i këtyre deklaratave noteriale në Kolegj dhe mosçelja e debatit gjyqësor kanë cenuar të drejtën themelore të subjektit për t’u mbrojtur përgjatë procesit të rivlerësimit”, arsyeton Mulaj.

Analiza financiare

Shumica në Kolegj gjeti të drejta përfundimet e arritura nga KPK sa i përket analizës financiare dhe asaj të burimeve të ligjshme. Madje shumica shprehet se në këtë rast përfundimet e mbërritura nga Kolegji e rëndonin situatën e Mustafajt edhe pse këto nuk do të merreshin parasysh për të mos e përkeqësuar situatën e tij. KPA arsyetoi se njësoj si Komisioni kishte gjetur se babai i subjektit ishte në mungesë burimesh të ligjshme për të blerë një truall dhe ndërtuar një kat të një shtëpie private në vitin 1998. Sipas KPA mungesa e burimeve ishte në shumën 3.5 milion, ndërsa në Komision ajo ishte vlerësuar në shumën 1.7 milion.

Shumica arsyetoi se KPK kishte qenë dorëlëshuar në rastin e Mustafajt, pasi ndërsa kishte rezultuar se familja ishte me bilanc negativ, një shumë e përfituar prej ish-gjyqtarit nga transaksionet mbi këtë pronë ishte konsideruar në analizë financiare. “Ky fakt rezulton të jetë abstraguar dhe Komisioni ka vlerësuar vetëm ligjshmërinë e përfitimit të shumës prej 30.000 eurosh, si pjesë e transaksionit në drejtim të detyrimeve tatimore, ka pranuar pretendimet e subjektit dhe këto fonde janë përfshirë në analizën financiare të vitit 2011. Nën dritën e parimit të mospërkeqësimit të pozitës së subjektit në ankim, trupi gjykues në Kolegj ka konsideruar këtë shumë në analizën financiare të këtij viti”, thuhet në arsyetim.

Njëlloj KPA i ka cilësuar ta paprovuara të ardhurat e pretenduara nga Mustafaj nga puna në një ish univeristet. Shumica arsyeton se nuk u provua me dokumentacion ligjor ekzistenca dhe ligjshmëria e këtyre burimeve financiare. Në pakicë Mulaj argumenton në këtë pikë se dëshmitë e kolegëve të Mustafajt duhej të ishin marrë parasysh dhe po ashtu duhej të ishte marrë parasysh fakti që universiteti i kryente pagesat me vonesë.

Ndërkohë shumica rrëzoi pretendimet e Mustafajt për një shumë prej 600 mijë lekësh të përfituar sipas tij “sipas së drejtës zakonore”, në ceremoninë për vdekjen e të ëmës.

“Me fjalë të tjera, kjo shumë e përfituar nga subjekti nuk është pasqyruar as në deklaratën e pasurisë për rivlerësim, veting, dhe as në deklaratën e interesave privatë periodikë 2011, apo në deklaratat e viteve në vijim si shtesë, pakësim apo e përdorur gjatë vitit për ndonjë shpenzim siç pretendon subjekti në përgjigjet e rezultateve të hetimit administrativ”, thuhet në arsyetimin e shumicës.

Mulaj në pakicë nuk shprehet për këtë shumë parash.

Kolegji njësoj rrezoi pretendimet e Mustafajt sa i përket hetimeve të kryera nga Komisioni. Shumica arsyeton në vendim se ishte detyrim i subjektit që të rrëzonte barrën e provës dhe se KPK nuk kishte pasur detyrim të hetonte bazuar në kërkesat e tij. Shumica i kujton Mustafajt në arsyetim se trupat e vetingut nuk kishin detyrim të provonin të ardhurat e ligjshme të tij dhe as burimet e tij financiare, ndërsa vënë në dukje se ishte vetë gjyqtari që duhej t’i kishte deklaruar ato saktësisht në vite.

“Për këto arsye, pretendimi për të përllogaritur të ardhura të cilat për herë të parë deklarohen gjatë hetimit, për të cilat subjekti pretendon pamundësi objektive për dokumentacion, vite pasi ka pasur minimalisht një detyrim periodik për t’i deklaruar dhe provuar ato të ardhura, mbetet i pabazuar në fakte dhe në ligj”, thuhet në arsyetim.

Kundërshtimi i pakicës

Në pakicë Mulaj nuk i kundërshton të gjitha gjetjet e arritura nga KPK dhe shumica, por këmbëngul në marrjen në konsideratë të ardhurave nga universiteti, bazuar kryesisht në deklaratat noteriale të kolegëve të Mustafajt.

“Harmonizimi i informacionit të këtyre akteve me deklarimet në deklaratat noteriale të sipërcituara, më krijuan bindjen që subjekti i rivlerësimit është i sinqertë në kërkimet e tij lidhur me të ardhurat nga mësimdhënia”, shprehet ajo.

Mulaj arsyeton se hetimi për ish-gjyqtarin duhej të kishte përfshirë edhe dy kriteret e tjera. Sipas saj kjo do kishte çuar në një vendim më të drejtë, pasi “ky subjekt dallon dukshëm nga subjekte të tjera të rivlerësuara deri aktualisht, për një sërë arsyesh”.

Në vijim gjyqtarja shprehet se Mustafaj kishte përfunduar studimet me medalje të artë, kishte një sërë titujsh në fushën e të drejtës dhe kishte botuar një sërë librash. Mulaj shpehet po ashtu se fakti që ndaj Mustafajt nuk kishte denoncime tregonte që ai gëzonte reputacion të mirë dhe se kjo ia përforconte bindjen “që ky subjekt rivlerësimi duhet të vijonte të ishte pjesë e sistemit të drejtësisë”. Mulaj thotë se në këtë rast KPA duhej të ishte “udhëhequr nga parimi i objektivitetit dhe proporcionalitetit” dhe se duhej ta kishte konfirmuar Mustafajn në detyrë.

Marrë nga BIRN

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

Aktualitet Aktualitet ilir mustafaj Ilir Mustafaj ne vetting ilir mustafaj Ilir Mustafaj ne vetting

Sondazh

Poll

Kryemadhi i përgjigjet Veliajt: Takohemi në SPAK

Kryemadhi i përgjigjet Veliajt: Takohemi në SPAK

SPAK thirri të moshuarit? Kryemadhi: Shashka, s'është aspak e vërtetë

Kryemadhi paralajmëron: SPAK ta thërrasë urgjent dhe ta kthejë nga Holanda Edi Ramën

Kryemadhi zbulon bisedën me djalin e pensionistit 30 mln USD pasuri: Kontrata s'ka firmën e tij

Kryemadhi: Kam qindra fatura për SPAK-un, Rama ka vjedhur 189 mln dollarë

Belinda Balluku: Aeroporti i Vlorës synon që të ofrojë fluturime përtej oqeanit

Në takim me Ramën, investitori: Në 1992 Shqipëria kishte vetëm rrugë me gropa dhe Mercedezë të zinj

Balluku: Kemi projekte të reja. Ibrahimi: Investimet strategjike, ligji që zhvillon turizmin në vend

Investitori pyet për pronat, Rama: Në Shkodër tokat u ndanë si burrat, po bëhet digjitalizimi

"Veza apo pula?" Investitori pyet për objektinvin e infrastrukuturës, Rama: Eja na habit me ide

Rama: Sistemi i drejtësisë në Shqipëri ka probleme, nuk është aty ku duhet

Rama: Në Shqipëri protestohet para zyrës time sepse të gjithë janë kryeministra më vete

Kush ishte VIP-i? Rama: Kërkoi armatime për të hyrë në Tiranë, Garda kishte vetëm pistoleta

Zjarr në një banesë në Vlorë, nxirret në kohë i moshuari

Rama: SHELL ka kryer zbulim të rëndësishëm të gazit e naftës nëntokë në Shqipëri

Motori 'zbor' në Tiranë, policia bihet nga pas, arrestohet i riu që e drejtonte

DEBAT në Kuvend! Dhimitri shkon pa shifra, Çupi: S’jemi në orë mësimi këtu, të drejtojmë gishtin

Droni i Policisë kap “mat” shkelësit e qarkullimit, ja sa do gjobiten

Rama feston 58-vjetorin e lindjes, suprizohet nga zv/Presidenti i Hagës, dhurata mbetet mister

"S'i kam të shkruara si ti", Mziu përplaset me Denajn, socialiste: S'matesh me mua

Salianji: Xhafajt s'iu hetua pasuria, Geronin do e denoncoja miliona herë nëse do kisha mundësi

I gjithë grupi i Berishës në mbështetje të tij, Salianji: S'ftova njeri se s'po shkoja në dasmë

Tentoi të vriste vëllanë për plazhin në Radhimë, momenti i arrestimit të autorit

A do shkojë në burg Salianji? Deputeti: S’hidhem dot përpjetë, respektoj vendimin

Marrja e vendimit në Apel u shty, Salianji: Kam dorëzuar të gjitha provat

E gjithë PD-ja në mbështetje të Salianjit, pamjet brenda sallës së gjyqit, 10 deputetë futen brenda

PD në Gjykatë

Rezoluta e KLP/ Bardhi: Duhet pjesa me rekomandimet e papërmbushura. Bushka: Disa s'kanë justifikim

Salianji mbërrin në Gjykatë, e shoqëron Flamur Noka, Luçiano Boçi e Luan Baçi

Përplasje me armë për pronësinë e plazhit në Radhimë, vëllai qëllon të vëllanë

Të shtënat në Radhimë, turisti norvegjez: Dëgjuam krisma e ia futëm vrapit

'Alarm i madh për KLP'/Bojkoti i avokatëve, Alibeaj:Po i hapet dera kriminelëve të dalin nga burgjet

'KLP nuk zbaton rekomandimet'/ Majko me kritika: Situatë e rrallë, parlamenti të jetë i vetëdijshëm

Rezoluta e KLP për 2021, Sula: Ka problematika, për të ardhur keq, vetëm 4 detyra janë përmbushur

Komisioni i ligjeve/ Rezoluta e SPAK, Majko: Pse votuat kundër?. Opozita: S'na pëlqeu

“Babale”/ Berisha: Gjermeni, Sadushi, Veliu dhe agjentë të SHISH të përfshirë

Berisha: Rama dëshiron t'i marrë mandatin Salianjit, delinkuenti Geron Xhafa vijon trafikun e drogës

I shpallur në kërkim për trafik emigrantësh, arrestohet 26-vjeçari

Kryemadhi:LSI është e ftuar! Kush ndihet i vjedhur nga 'hajduti i gjatë' ka arsye për të protestuar

Meta në krye të LSI-së? Kryemadhi: S'ka garë mes nesh, jam fajtore për djegien e mandateve

'Skemë evazioni fiskal'/ Kryemadhi: Do hetojmë “Open Balkan”, bëhet në kurriz të shqiptarëve

Cilat janë kompanitë që bëjnë evazion fiskal? Kryemadhi: Marrin tendera me 99.99% të vlerës

Mjetin e mbushur me kallashnikovë, municion luftarakë e dylbi, arrestohen dy të rinjtë në Tiranë

Dje u inagurua, ‘fluturojnë’ 8 patenta në aksin 108 milionë eurosh Kardhiq-Delvinë, gjobiten

Rama inaguron tunelin, nëna e kap e puth: O i miri i Shqipwrisë!

Spektakli i fundjavës, Artan Lame legalizon … një pallat

Kardhiq-Delvinë, Rama pritet me iso, grupi i dedikon këngë: E hapi Damiani e Balluku

Sistemi i drejtësisë, Xhafaj: Ka probleme me menaxhimin e tyre, ka 5 shqetësime në draft

Takimi me Biden, Rama: I kërkova të organizonim diçka së bashku për 100-vjetorin, mbase dhe s'bëhet

Amnistia fiskale, Rama: Baza janë kursime nga puna në të zezë, prokurorët i mbajnë peng