LIVE UPDATES
Ekonomi

REKORD historik! Arriti në 22.3 mln dollarë, si u dyfishua importi i bananeve në 2020-n, erdhën vetëm nga Ekuadori

7 Qershor 2021, 04:56 Nga DOSJA

TIRANË– Importi i bananeve në vitin 2020 arriti një tjetër rekord historik. Sipas të dhënave zyrtare nga Doganat janë 27 milionë kilogramë (27 mijë tonë) banane të importuara, që do të thotë se konsumi për frymë është afërsisht 10 kilogram (numri i popullsisë 2.8 milionë banorë). Referuar shifrave të doganave, importet në vlerë për vitin 2020 ishin 22.3 milionë dollarë.

Në raport me vitin 2019, importet në sasi dhe në vlerë janë dyfishuar ndërkohë që nëse bëjmë një analizë edhe të shifrave për pesë vitet e fundit rezulton që ky të jetë viti me sasinë më të lartë të importeve që ndiqet nga 2016, kur importi ishte mbi 22 milionë kilogramë.

Ajo që bie në sy për importet e Shqipërisë sa i takon bananes është tregu ku furnizohet. Ky i fundit ka pësuar dinamika të ndryshme nga viti 2016 e në vazhdim. Së pari, në vitin 2016 importi bëhej në pjesën më të madhe nga Ekuadori dhe më pak nga Kolumbia dhe Meksika. Të paktën 77 për qind e importit bëhej nga Ekuadori.

Më pas në vitet 2017 dhe 2018, Meksika doli nga harta e importeve dhe mbetën vetëm Kolumbia dhe Ekuadori ku pjesën dominuese sërish e kishte ky i fundit. Në vitet 2019 dhe 2020 importi është bërë vetëm në Ekuador, duke ngushtuar tërësisht hartën e shteteve nga ku merret banania.

Ekuadori është eksportuesi më i madh botëror i frutës së verdhë. Për vitin 2021, ky shtet njoftoi se do të aplikonte ndryshime sa i takon mënyrës sesi vendoset sistemi i pagesës për bananet duke e ndarë atë në katër sezone për të sjellë kështu përfitimin maksimal për vendin.

Në vitin 2020, vendi ynë regjistroi rekordin e tij historik të eksporteve pavarësisht situatës së pandemisë, ndërsa që nga viti 2021 të paktën për muajt e parë të tij ka regjistruar rënie në eksporte në disa tregje kryesore. Në 2020, eksportet ishin 380 milionë kuti që në raport me një vit më parë shënon një rritje në vlerë të eksporteve me 15 për qind dhe në volum me 7 për qind.

Nga ana tjetër, vendet që janë prodhuesit më të mëdhenj në sasi të bananeve në botë sipas statistikave të përpunuara të vitit 2019 nga World Map Atlas rezultojnë India, Kina, Indonezia, Brazili./ N.Maho

 

Burimi: Doganat

 

Burimi: Doganat

Marrë nga Monitor.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

ekonomi ekonomi bananet ne shqiperi bananet ne shqiperi

Sondazh

Poll

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari