Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË– Gati 1 milionë dollarë pasuri është vendosur nën sekuestro me urdhër të Gjykatës së Tiranës! Në kuadër të finalizimit të operacionit “Plantacioni”, Gjykata ka lëshuar masën “sekuestro preventive” për pasuritë e Vasil Durakut, 31 vjeç, i dënuar në Angli për trafik droge. I riu është arrestuar në Angli, në një plantacion bimësh kanabisi, të cilën e prodhonte në sera dhe pastaj e tregtonte duke arritur fitime të mëdha.
Pas prangosjes së tij, hetimit për të nisi edhe në Shqipëri, ku Policia i ka gjetur dhe sekuestruar shumën e 363.000 paundësh britanik, para të thata. Po ashtu i janë sekuestruar 500.000 dollarë pasuri, të ndara në: njësi tregtare; dy apartamente dhe 1 garazh. Ndërkohë që vijon puna për të zbuluar asete të tjera të Durakut, që mund t’i ketë kaluar në emër të personave të tjerë.
NJOFTIMI I PLOTË:
Tiranë
Vijon puna për gjurmimin, identifikimin dhe sekuestrimin e pasurive qe rrjedhin nga aktiviteti kriminal.
Finalizohet operacioni policor i koduar “Plantacioni”.
Operacioni i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale në DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.
Vendoset sekuestro preventive mbi disa pasuri me vlerë rreth 500.000 dollarë, të cilat dyshohet se rrjedhin nga veprimtaria kriminale e subjektit.
Nga Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, u bë i mundur finalizimi me sukses i operacionit të koduar “Plantacioni”, si rezultat i të cilit u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, datë 25.05.2021, për vendosjen e sekuestros preventive ndaj pasurive të shtetasit V. D., 31 vjeç, i cili aktualisht është i arrestuar në Angli, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale.
Ky shtetas është arrestuar në Angli, në një plantacion bimësh kanabisi, të cilën e prodhonte në sera dhe pastaj e tregtonte duke arritur fitime të mëdha. Këtij shtetasi, pas ndalimit, gjatë kontrollit në banesë i është gjetur dhe sekuestruar shuma 363.000 paund britanik.
Në zbatim të vendimit të Gjykatës u bë i mundur sekuestrimi i pasurive të luajtshme e të paluajtshme, vlera e të cilave shkon rreth 500.000 dollarë, konkretisht:
•Një njësi tregtare;
•Dy apartamente;
• 1 garazh.
Nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për të zbuluar asete të tjera që ky shtetas dhe familjarët e tij mund t’i kenë regjistruar në emër të personave të tjerë.
(k.m/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Shefi i Urgjencës, Skënder Brataj ka folur lidhur me mutacionin indian të koronavirusit. I ftuar në emisionin “Absolut 4”, Brataj...
LEZHË– Kejvin Gjetja, 23 vjeç, është prangosur nga Policia e Shtetit pasi është kapur në flagrancë me 71 doza kanabis. “Shqiponjat”...
VLORË– Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Lungomare të Vlorës, ku një aurtomjet ka përplasu një këmbësor.Policia bën me dije se drejtuesi i një a...
TIRANË– Zv-ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli është e ftuar në Wake Up për të folur për ndryshimin e masave që janë ndërmarrë.“Masat mund të nd...
SHKODËR– Shembet një pjesë e godinës monument kulture, “Kafja e Madhe” në qytetin e Shkodrës. Godina, e cila në vitin 2007 është shpallur “Monument Kulture...
ITALI- Një bandë grabitësish kryesisht shqiptarë është ndaluar ditën e djeshme nga karabinierët Italianë të Verbania-s të cilët ishin përgjegjës për 64 vjedhje ...
TIRANË– Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore të ditës në portalet në vend. Në faqe të parë të Dosja.al është reagimi i kryetarit të Partisë Demokratike pë...
AUSTRI– Sipas Gjykatës, nëse Max D. dëshiron të vazhdojë të jetojë me gruan dhe vajzën e tij (gjithashtu austriake), ai duhet të largohet nga vendi. Kjo e...
ATHINË– Tjetër grabitje ka ndodhur në Greqi! Kësaj here, pre kanë qenë dy gra të moshuara, pas informacioneve që kishin marrë se të dyja kishin një t...
GJIROKASTËR– Greqia ka hapur kufijtë për punëtorët sezonal shqiptarë deri më 31 maj, por për të kaluar doganën ka disa kushte. Të gjithë shqiptarët që do t...