LIVE UPDATES
Politike

1 Tetor 2021, 10:54 Nga DOSJA

TIRANË– Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka mbajtur një ceremoni për 30-vjetorin e ngritjes së flamurit amerikan në Ambasadë. Në takim ku të ftuar kanë qenë, kryeparlamentarja Lindita Nikolla, ministrja e Jashtme Olta Xhaçka dhe ambasadorë të tjerë, ndërsa Kim ka mbajtur një fjalë të shkurtër. Edhe njëherë ajo ka theksuar vënë theksin tek përforcimi i marrëdhënieve mes dy vendeve.

Le të reflektojmë mbi të kaluarën, le të mendojmë gjithmonë për të ardhmen dhe le të angazhohemi përsëri në detyrën për ta bërë këtë miqësi, këtë partneritet, këtë aleancë, më të fortë, më të mirë dhe më të mëdhenjtë që ka ekzistuar ndonjëherë,”-tha ambasadorja në fjalën e saj.

DEKLARATA E PLOTË E AMBASADORES: 

Kryetare e Parlamentit Nikolla, Ministre Xhaçka, Ministra, kolegë Ambasadorë, të gjithë të ftuar tanë të nderuar, të rinj dhe në moshë, sa mbrëmje e bukur është kjo e sotmja dhe sa kënaqësi është të jemi së bashku! Është nder t’ju mirëpres në këtë rast shumë të veçantë, teksa përkujtojmë 30 vjetorin e rilidhjes së marrëdhënieve midis Shteteve të Bashkuara dhe Republikës së Shqipërisë. 30 vjet më parë, në 1991, Chris Hill, një mik dhe udhëheqës i mirë i imi, mbërriti në Tiranë si i Ngarkuar me Punë për të hapur Ambasadën e Shteteve të Bashkuara. 52 vjet pasi ajo ishte mbyllur! Ai mbërriti në një vend të shkatërruar nga pothuajse 50 vite diktature komuniste. Ai erdhi me dy valixhe ushqim dhe një dyshek. Mund të mos ketë qenë fillimi më tërheqës, por ishte një fillim i rëndësishëm, ishte një përqafim i gjatë dhe i ndaluar midis popullit shqiptar dhe popullit amerikan. Lindja e shpresës dhe fillimi i ndryshimit në Shqipëri. Kam pasur fatin ta njoh Chris-in për një kohë të gjatë tashmë dhe ai më ka rrëfyer shumë histori nga karriera e tij e shkëlqyer diplomatike, por ajo që më ka thënë gjithnjë është se një prej çastve të tij më krenare si diplomat, si amerikan, si qënie njerëzore, është çasti kur ai qëndronte krah Andromaqi Adamit, teksa ajo ngrinte flamurin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në 1991, për të shënuar rikthimin e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri.

Më kujtohet hera e parë kur e pyeta për Shqipërinë dhe rolin e tij në rikthimin e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara këtu dhe i thashë, “duhet të ketë qënë diçka e mrekullueshme të kesh pasur mundësinë të ngresh flamurin amerikan”. “Jo”, më tha, “unë isha aty, dëshmitar i atij çasti, por personi që e ngriti flamurin ishte Znj. Adami. Ajo ishte personi që tërhoqi litarin për të ngritur flamurin”.

E pyeta se përse kishte ndodhur kështu dhe ai më tha se i kishte kërkuar Znj. Adami të bashkohej me të për të ngritur flamurin amerikan atë ditë në nder të bashkëshortit të saj, Loni Adami dhe kolegut të tij, Kolë Kuqali, të cilët u vranë nga regjimi komunist për asgjë më shumë sesa për lidhjen e tyre me Ambasadën e Shteteve të Bashkuara.Dhe ne jemi shumë të nderuar, edhe pse Znj. Adami ka ndërruar jetë dhe nuk është më mes nesh, familjarët e saj janë sonte këtu, familja Adami është sonte këtu, dhe ne jemi shumë të nderuar që të festojmë 30 vjet me ju!

Me ngritjen e flamurit amerikan atë ditë në 1991, Chris Hill dhe Andromaqi Adami përcollën mesazhe të fuqishme. Si një diplomat amerikan dhe e veja e dikujt i cili u vra sepse mbrojti Ambasadën Amerikane, kur ata të dy ngritën flamurin, ata përcollën mesazhin se asnjë dënim, asnjë pengesë, asnjë gënjeshtër nuk mund ta shuajë dëshirën për të qenë të lirë. Ata përcollën mesazhin se asgjë nuk është e pamundur kur amerikanët dhe shqiptarët bashkojnë forcat. Dhe ata po përcillnin mesazhin se populli shqiptar dhe populli amerikan janë partnerë dhe miq të përjetshëm në rrugën drejt demokracisë dhe çdo qëllimi fisnik që dallon njerëzit e lirë nga ata jo të lirë.

Në tre dekadat prej atij çasti, ne kemi qënë krenarë si amerikanë, të qëndrojmë krah popullit shqiptar, ndërsa ju largonit mbetjet e diktaturës dhe komunizmit për të ndërtuar një komb të lirë dhe demokratik. Dhe nuk mund të ishim më shumë krenarë për partneritetin e palëkundur që të gjithë ju, dhe shumë të tjerë, kanë ndërtuar së bashku. E kemi ndërtuar së bashku midis Presidentësh, midis Ministrash të Jashtëm, parlamentarë, avokatë të shërbimit civil, të gjithë, përfshirë edhe, më rëndësishëm, kolegët tanë shqiptarë në Ambasadë. Dhe do doja të merrja një çast për të veçuar Kastriot Stafën, i cili është kolegu që ka shërbyer më gjatë nga ata aktualisht të punësuar në Ambasadë. Ai ka qenë me ne për 29 vjet! 29 vjet! Ai ka qenë shtylla kurrizore, së bashku me shumë kolegë të tjerë si ai, e marrëdhënies sonë, në kohë të mira dhe të këqija. Kastrioti është sonte këtu me ne!

Shkoni prapa në 1991. Pyes veten nëse dikush në 1991 do ketë mundur të imagjinojë botën, Shqipërinë, marrëdhënien Shqipëri-SHBA, kështu siç është 30 vjet më pas, në 2021. A do kenë patur mundësi të imagjinojnë lidhjet e thella që tashmë janë krijuar midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë? A do kenë patur mundësi ta imagjinojnë Shqipërinë në NATO? A do kenë patur mundësinë ta imagjinojnë Shqipërinë së shpejti në BE? A do kenë patur mundësinë të imagjinojnë trupat shqiptare dhe trupat amerikane, krah për krah, në konfliktet më të rrezikshme të botës? A do kenë patur mundësinë të imagjinojnë se ndihma jonë ndaj njëri-tjetrit do të ishte e ndërsjelltë dhe e qëndrueshme? A do kenë patur mundësinë të imagjinojnë se Shqipëria shumë shpejt do të jetë anëtare e Këshillit të Sigurisë së OKB-së? Mbase imagjinata e njerëzve në 1991 mund të ketë dështuar, po aty ku ajo dështoi, puna e fortë, mbizotëroi këmbëngulja dhe shpresa e pavdekshme e të gjithëve këtu dhe e bënë atë të mundur.

Ne kemi ndërtuar mbi themelet e atyre që erdhën përpara nesh, ata të cilët patën detyrat që aktualisht na janë besuar ne. Dhe ne u jemi mirënjohës udhëheqësve nga i gjithë spektri politik, gazetarëve, punonjësve civilë, anëtarëve të shoqërisë civile, anëtarëve të ushtrisë dhe zbatimit të ligjit, dhe shumë të tjerëve, të cilët kanë ndihmuar në ngritjen e marrëdhënies midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, të cilët kanë udhëhequr rrugëtimin e Shqipërisë në kërkim të demokracisë dhe lirisë. Dhe ndërsa kujtojmë me mirënjohje kontributet e atyre që erdhën përpara nesh, i mbajmë gjithnjë sytë nga e ardhmja. E ardhmja! E ardhmja është ajo që ka më shumë rëndësi! Prandaj dhe sonte, jam shumë e kënaqur që kam mundësinë të veçoj udhëheqësit e rinj që janë këtu me ne, përfshirë edhe anëtarët e Këshillit Rinor të Ambasadës. Dhe i ftuari ynë i veçantë i cili u shfaq në skenë, i cili është stër-nipi i Zonjës Adami. E thashë saktë? Të gjithë ne i kemi shpresat tek ky brez i ardhshëm për ndërtimin e marrëdhënieve midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë për 30 vitet e ardhshme dhe me tej.

Dhe duke parë qëndrimin e anëtarëve tanë të Këshillit Rinor dhe energjinë e të ftuarit tonë më të vogël, unë kam besimin se e ardhmja është në duar të sigurta.

Dhe ndërsa ne jemi ende këtu, shpresoj se të gjithë ne do të bëjmë pjesën tonë për të qenë të denjë për trashëgiminë e atyre që erdhën pëpara nesh, atyre që sakrifikuan kaq shumë për të rilidhur marrëdhëniet diplomatike dhe për të hedhur themelet e një marrëdhënieje të fuqishme dhe gjallëruese midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë.

Dhe me këtë trashëgimi në mendje, kam kënaqësinë që, nga sonte, rezidenca zyrtare e Ambasadorit Amerikan në Shqipëri do të njihet si “Shtëpia Ryerson”, në nder të Ambasadorit William Ryerson, angazhimi i palëkundur i të cilit për të ushqyer demokracinë në Shqipëri, dashuria e tij e vërtetë dhe e thellë për popullin e këtij vendi dhe vendosmëria e tij për të ndërtuar marrëdhëniet SHBA-Shqipëri, ka qenë një model për çdo diplomat amerikan që nga viti 1991.Dhe ndërsa Ambasadori Ryerson nuk mundi të udhëtonte për të qenë sonte këtu me ne, unë ju siguroj se ne, këtu në vendin e Shqipërisë, jemi me të në Uashington. Edhe sot, nuk e di nëse e dini këtë por edhe sot, nëse i shkoni për vizitë në shtëpi, ai ka aty flamurin amerikan dhe flamurin shqiptar që valviten krah njëri-tjetrit. Dhe ai me të drejtë vlerësohet si një figurë kyçe që hodhi themelet në rivendosjen e marrëdhënieve midis popullit ameirkan dhe popullit shqiptar, i cili e vendosi Shqipërinë, aleaten dhe miken tonë, në një të ardhme vendosmërisht pro-amerikane, europiane.

Pra, le të mendojmë mbi të kaluarën, le të mendojmë gjithnjë për të ardhmen dhe le t’i përkushtojmë vetët tona ndaj detyrës për ta bërë këtë miqësi, këtë partneritet, këtë aleancë, më të fortën, më të mirën dhe më madhështoren që ka ekzistuar ndonjëherë. Dhe le të vazhdojmë duke ecur përpara së bashku, drejt së ardhmes – krah për krah. Faleminderit!

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike 30-vjetori i ngritjes se flamurit ne ambasade yuri kim 30-vjetori i ngritjes se flamurit ne ambasade yuri kim

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje