LIVE UPDATES
Ekonomi

2020, Europa po i afrohet moshës së tretë, Shqipëria po plaket me ritme më të shpejta

17 Mars 2021, 07:02 Nga DOSJA
2020, Europa po i afrohet moshës së tretë, Shqipëria po

SHQIPËRI– Si kurrë më parë në historinë demografike të Europës, popullsia mbi 65 vjeç shumë shpejt do të jetë më e lartë se ajo nën 15 vjeç. Moshimi i popullsisë në BE ka nisur prej gati gjysmëshekulli, në Shqipëri po ndodh me ritme shumë më të shpejta. Të dhënat e Eurostat tregojnë se në vitin 2020 rreth 20.6% e popullsisë së BE ishte mbi moshën 65 vjeç ose më shumë. Në raport me vitin 2010, popullsia mbi 65 vjeç u rrit me 3 pikë përqindje. Ndërsa në Shqipëri, ky proces po ndodh shumë më shpejt. Nga viti 2016 deri në vitin 2020, popullsia mbi 65 vjeç në Shqipëri u rrit me 2 pikë përqindje.

Sipas të dhënave të Eurostat, në grafikun bashkëngjitur, Shqipëria ka ende një popullsi të re në moshë në raport me Europën, pasi njerëzit mbi 65 vjeç ishin sa 14.7% e popullsisë totale. Në vendin tonë, rajoni më i plakur është ai i jugut të vendit, ku njerëzit mbi 65 vjeç zënë 15% të totalit të popullsisë totale në këtë rajon. Rajoni i Qendrës ka përqindjen më të ulët të +65 vjeç me 14.5% të popullsisë totale, ndërsa Rajoni i Veriut me 14.8% të popullsisë totale.

Rajonet me popullsi të madhe në moshë janë edhe më të rrezikuara nga pandemia Covid-19.

Në të gjithë vendet anëtare të BE-së, përqindja më e lartë e të moshuarve në popullsinë totale në vitin 2020 u vu re në Itali (23.2%), ndjekur nga Greqia dhe Finlanda (22.3% secila), Portugalia (22.1%), Gjermania (21.8%) dhe Bullgaria (21.6%).

Përqindjet më të ulëta u regjistruan në Irlandë (14.4%) dhe në Luksemburg (14.5%). Në nivelin rajonal, përqindja më e lartë e njerëzve të moshuar u gjetën në Chemnitz (29.3%) në Gjermani, e ndjekur nga Liguria (28.7%) në Itali, Epiri (27.3%) në Greqi, Limousin (27.1%) në Francë dhe Saksonia-Anhalt (27.0%) në Gjermani.

Gjithashtu përqindjet më të ulëta u regjistruan në dy rajone jashtë të Francës: Mayotte (2.7%) dhe Guiana Franceze (6.1%), dhe rajoni autonom Spanjoll i Melilla (11.1%).

Shqipëria po plaket me ritme shumë më të shpejta se Europa si rrjedhojë e rënies së lindjeve dhe emigrimit të lartë të popullsisë. Në vitin 2020 shtesa natyrore e popullsisë shënoi pothuajse nivelin zero me vetëm 470 lindje më shumë se vdekjet. Për herë të parë që nga 1923, kur ekzistojnë të dhënat zyrtare për regjistrimin e popullsisë së Shqipërisë, shtesa natyrore e vendit pushoi se rrituri. Nga viti 1923 deri në vitin 2019, vit pas viti lindjet kanë qenë shumë më të larta se vdekjet. Ndonëse emigracioni ka ndikuar negativisht në tkurrjen e popullsisë banuese në Shqipëri sërish ky kontingjent mund të konsiderohet rezervë, pasi ekziston gjithmonë mundësia e rikthimit të tyre, por kur lindjet janë të më të ulëta se vdekjet, popullsia e një vendi hyn në rënie pa kthim.

Marrë nga Monitor.al

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

ekonomi ekonomi plakja e popullsise popullsia ne shqiperi shqiperi plakja e popullsise popullsia ne shqiperi shqiperi

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet